Beteja për shkollën kombëtare shqipe dhe dijet në shkollat tona është domosdoshmëri dhe qytetërim.

Mesuesjangarogana01

MËSUESJA NGA ROGANA

Beteja për shkollën kombëtare shqipe dhe dijet në shkollat tona është e domosdoshme, dhe qytetëruese. Arsimi ka qenë, është, dhe do të jetë forca jonë gjigante në kalimin në të ardhmen. Për ta bërë këtë kalim atdhetar e qytetërues, ( më thotë Belgizare Hyseni- Kryeziu, mësuese në Roganë ), shqiptarët duhet ta kenë një Planprogram për të gjithë shqiptarët.

Jam e përkushtuar në edukimin dhe mësimdhënien sa më cilësore të nxënësve të mi, shprehet mësuesja Belgizare. Për 15 vjet të punës sime dhe të angazhimit tim në Shkollën Fillore „Metush Krasniqi“ në Roganë, kujtoj se kam bërë atë që duhet bërë. Nxënësit e mi e kanë nxënë kuptimin e ligjërimit, kuptimin e gjuhës dhe shkrimit, dhe kuptimin e vlerave historike dhe kuturore të popullit tonë. Dituritë e thella janë vlera të kohës sonë. Zhvillimet teknologjike në arsim japin shumë mundësi të marrjes së diturive. Nxënësit e mi, më thotë Belgizarja, e flasin dhe e shkruajnë drejt e bukur gjuhën e letërsisë, identitetin suprem të qenies sonë.

Mësuesja, Belgizare Hyseni-Kryeziu u lind në vitin 1974 në fshatin Breznicë të Bujanocit, nga prindërit; babai Hyseni, dhe nëna Elmazja. Belgizare Hyseni-Kryeziu shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan, ndërsa Fakultetin e Mësuesisë në Universitetin e Kosovës, në Prishtinë. Jeta e mësues, dhe këngëtares së talentuar, spikeres, dhe moderatores së shkëlqyer, në tubimet popullore për Çlirimin e Kosovës, Belgizare Kryeziut, është plotë beteja pune dhe suksesi. Dashuria për shkollën, dashuria për atdheun, dashuria për kulturën e popullit tonë, mësuesen e Roganes, Belgizare Hyseni – Kryeziu, e bëjnë vërtet mësuese të dalluar, dhe të rrespektuar.

Jeta ime me nxënës është bota ku unë bëj krijimin. Thellësitë dhe gjerësitë e diturisë janë të pafund. Fal gjuhës së letërsisë, nxënësit e mi, shprehet mësuesja Belgizare Hyseni- Kryeziu, mund të marrin dije nga më cilësoret për moshën. Për 15 vjet punë që jam mësuese në Roganë, çdo çast me nxënësit unë e përjetoj si çast të parë. Jam krenare për punën që bëj. Shkolla fillore „Metush Krasniqi“ ka 368 nxënës, dhe 35 arsimtarë. Me këtë shkollë e kam jeten time të mësuesisë.

Në Roganë ku unë jetoj, plotë e kam kraharorin me liri, dhe të mirat e lirisë. Në Shkollën Fillore “Metush Krasniqi”, ku unë punojë kemi një atmosferë të mirë pune dhe kolegialiteti, dhe jam jashtëzakonisht e nderuar. E ndiejë veten të gëzuar, që shumë nga nxënësit e mi, tani janë studentë nëpër Universitetet e Kosovës.

Liria e Kosovës më thotë Belgizare Hyseni-Kryeziu, është mundësi e madhe në arsimin tonë bashkëkohor. E kaluara jonë nuk krahasohet me të sotmen. Unë shkollën e mesme e kam kryer në Shtëpitë-Shkollë. Kushtet e mësimit atë kohë kanë qenë nën rrethim policor. Por, fal atdhedashurisë të arsimtarëve për shkollën, dhe vullnetit të nxënësve për më shumë dije, ia kaluam edhe armikut dhe bëmë historinë. Mësuesi i Kosovës sot ka planprogramet e Kosovës së lirë, dhe ligjëron historinë dhe kulturën e popullit tonë me të gjitha vlerat dhe cilësitë e kohës. Udhës shumë gjëra do të plotësohen.

Rruste, unë jam e diplomuar për pedagoge, por, letërsinë, këngën popullore, dhe folklorike, etnikumin e vendit tim, e kam për zemër, dhe në zemër. Jam një çik kurnace dhe pak e druajtur në dëshirat e mia për këngën dhe poezinë. Në Luftën e UÇPBM- së, e tërë familja ime, në Breznicë, ishte në krah të Kryengritësve të Luginës. Në kohën që po jetojmë, tregon mësuesja Belgizare Hyseni- Kryeziu. Unë nuk jam pa ëndërr, pa dëshirë të kombit dhe atdheut. UÇK-ja i dha dritë dhe shpirt Kosovës.

Unë i takoj dy shekujve, atij që iku, dhe këtij që jam. Profesioni i mësueses më pëlqen shumë, dhe këtë punë e bëj me shumë pasion. Në sferën e familjes më thotë Belgizare Hyseni-Kryeziu jam e kënaqur; kam dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Bashkëshorti im, Gazmend Kryeziu, me profesion është Magjistër i Farmacisë, ai më ndihmon shumë, në krijimin e kushteve për punë. Unë dhe Gazmendi punojmë pandërprerë me fëmijët. E ardhmëja na do të ditur, dhe të edukuar kombëtarisht. Fëmijët e mi, Enisa dhe Etniku, përveç mësimeve që marrin në shkollë, ata kanë marrëdhënie të mirë edhe me bibliotekën në shtëpi, dhe bibliotekën në shkollë.

Rogana, ku unë jetoj dhe punoj, më pëlqen shumë. Kushtet dhe punë ( në kushte fshati ) janë të kënaqshme. Rogana nga këdvështrimi tim lirik, ka një pamje të pjatës së zgjeruar. Në Roganë, me pak investime mund të krijohen shumë vende për çlodhje, rekreacion, dhe aktivitete sportive. Në kohën e lirë ose mbrëmjeve, në kraharorin tim, vargje të pashkruara ndjekin njëra- tjetrën. Në krijimet e mia në poezi fjala mbetet e para. Rogana është fshat i arsimuar dhe me qytetari të formuar.

Rogana është fshat i arsimuar, dhe ka 6 doktorë të shkencave, 21 magjistër, 13 shkrimtarë, mjekë, inxhinjerë, farmacistë, profesorë të profesioneve të ndryshme, kompozitorë, pikorë, skulptor, sportistë kombëtar dhe ndërkombëtar, regjisorë me çmime ndërkombëtare, pilot, gjeneral, dhe kuadro nga të gjitha profesionet. Në Roganë pjesa dërmuese e të rinjëve janë me diplomë Universiteti. Fshati Roganë ka mbi 3 mijë banor. E kaluara e Roganës është ende e pashkruar. Në Roganë sot kemi rreth 230 biznese. Ndërtimi i shkollës së mesme në Roganë, Roganën për çdo ditë e ma tepër i ngjan qytetit.

Rogana me pamje të pjatës së zgjeruar, është si ( Unazë ) për 11 fshatra të Komunës së Dardanës dhe Komunës së Bujanocit. Gjatë një shekulli luftë kundër armikut serb, Rogana i dha lirisë së Kosovës, 75 dëshmorë. Në kohën e lirë, rrëfen mësuese Belgizare, jo rrallë, në mua troket muza, me vargje të çastit. Në këtë jetë kështu s´i është, dashurisë të gjithë i përkulemi. Jeta i do sukseset dhe kremtimet e saj. Unë lexoj vazhdimisht letërsi, art, dhe shkencë, më thotë mësuesja Belgizare Hyseni-Kryeziu.

RrustemGeci

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

Jeta në letër, dhe shkronjat e gjuhës në libra,

prej kohësh ma kanë marrë gjumin.

Sonte mund të shkuaj në fletoren time;

Jam e lodhur nga grushtat e zemërimit  

dhe nga inatet dashakeqe të pasqyrave

 vetëm vetes pa pasqyrë mund t´ia hapi sonte zemrën

 dhe hijeve me hënë dhe yje…

do t´ua vë si argjed vargjet e mia mia!..

Shperndaje ne
Updated: 27 Maj, 2016 — 19:50

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.