Realiteti i shkrimeve ilire në kohën e Shën Jeronimit.

shen_jeronimi_Fb_01

Me interes të veçantë është pjesa e librit, e cila i kushtohet vizatimeve dhe shkrimeve sipas kontinenteve. Sipas rezultateve më të reja, shkrimet e zbuluara në territoret e Evropës Qendrore (shkrimi i Lepenski Vizrit dhe ai i Vinçës, Shkrimet e Zatriqit dhe Aqarevës , në Kosovë, ato Karpatiane, shkrimet në hapësirat mesdhetare, por edhe ato në siujdhesën Pirineje), janë ndër më të lashtat. Një kohë të gjatë shkrimet e zbuluara në Anadolli (Turi), në Qipro, në Kretë, në Greqinë e tashme, në Apenine etj., zakonisht quheshin shkrime dhe gjuhë e lashtë greke, ose latine. Por, falë kërkimeve dhe studimeve të autorëve, si p. sh. James Paul James, J. V. Hahn, Emilio Anati, I pelasgi e la loro Lingua Origjina e shkrimeve të lashta… Benloew, Robert d’ Angelo, etj., kurse në shek. XX edhe Nermin Vlora – Falaski, Maria Gimbutas, Katapano, Ibrahim Kelmendi, Radivoje Peshiq, Ivan Georgiev, Zahari Mayani, Aristidh Kola, Niko Stilo, Aref Matheui, etj., janë deshifruar e lexuar shkrimet e lashta të kohës 2000 vjet para erës së re, e këndej të hapësirës mesdhetare dhe është nxjerrë konkluzione se ato janë kryesisht pellazgjike. Ato, mund të lexohen e kuptohen, në rend të parë duke përdoruar si çelës gjuhën shqipe, si “fosil” i vetëm i gjallë i gjuhës dhe shkrimeve që dikur konsideroheshin dhe quheshin greke ose latine, apo shpalleshin të palexueshme, enigmatike, sepse studiuesit nuk e njihnin gjuhën shqipe. Studiuesve të tillë, më lehtë iu vinte të thoshin se ato shkrime ishin krijuar sipas modelit të shkrimeve të Mesopotamisë dhe të Lindjes së Afërme, sidomos të atij Fenikas, dhe nuk shkon tutje.

shkrimi_ilirik_jeronimit
Mbishkrime në hapësirën Ilirike
(Ballkani i sotëm)

Një kohë bukur të gjatë, studiues të huaj, e në shek. XIX e XX, edhe ata shqiptarë, konsideronin se gjuha dhe shkrimet ilirike, ishin diskutabile, pasi nuk mund të mbështeteshin në rezultate arkeologjike të bindshme. Mirëpo, rezultate më të reja, dëshmojnë se edhe gjuha, edhe shkrimi i ilirëve ishin realitet.

Kulturës së quajtur e Vinçës, e cila është dokumentuar në hapësirën prej veriut të Hungarisë e deri të liqeni i Ohrit, pos atyre në Hungari (Karpate), në Rumani, Bullgari, Anadolli, Greqi e gjetiu, i takojnë edhe shkrimet e para, të zbuluara në Zatriq (komuna e Rahovecit), në Aqarevë (Drenicë) dhe ato në Runik, Prishtinë, Mitrovicë, Smirë (Moravë e Epërme), Vllashnje afër Prizrenit, etj. Dokumenti më bindës ilirik, mund të konsiderohet Mbishkrimi i Shkodrës, i cili është deshifruar e lexuar në kohë të fundit. Nga libri me titull Origjina e shkronjave, meriton të veçohen fakti se autori, para dy muajsh, një burim në Internet, kishte hasur në veprën e linguistit gjerman Sebastian Kempgen, me titull “Alfabeti misterioz Ilirik Sllavik” (The Mysterious Illyrian Slavic Alfabet). Njëra ndër shumë tabelat e asaj vepre voluminoze, mban titullin S. HIERONYMVS – Litterarum Illyricarum inuentor” Ajo i ka 33 shkronja. Sa i përket lashtësisë së shkrimit në tabelën e mëposhtme me titull: S. Hironimys Litterarum Illyricarum inuentor, shpjegime meritore nuk ka dhënë as autori Sebastian Kempgen në veprën e tij.

shkrimi_ilir

Ato shkrime që janë zbuluar në arkiva të ndryshëm dhe janë bërëpublike vetëm në shek. XVI pas erës së re, me gjasë janë shumë më të lashta, por kjo lashtësi mund të përcaktohet vetëm përmes studime plotësuese të specialistëve. Fakti se shën Jeronimi i kishte prindërit të gjakut ilir, por edhe formimi i tij intelektual e fetar, më së miri dëshmojnë se për çfarë arsyeje disa prej alfabeteve quhen herë illyrike, herë iliro-sllave (sclave). Me gjasë kjo ka ndodhur diku pas shek. VIII-IX të erës së re, në periudhë kur jetonin e vepronin vëllezërit maqedonas Qirili dhe Metodi, të njohur si përpilues të azbukës çirilike sllave.

Nuk përjashtohet mundësia, që shkronjat që i dinte shën Jeronimi, ishin të lashta dhe ilire, të cilat ishin ruajtur në kujtesën e banorëve ilirë, por të cilat pas ardhjes së fiseve sllave në hapësirën Ilirike (më vonë Ballkanike), disa sosh janë shtuar ose ndryshuar deh janë quajtur gllagolike.

Në pjesën e tretë të librit, janë paraqitur informata elementare për origjinën e numrave dhe të matematikës. Sipas: de Bry, Alphabetum Iliricum Sclavorum (1596).

Nga:

Esat_kamberi

Shperndaje ne

The Author

Esat Kamberi

3 Comments

Add a Comment
  1. Esat, e paske qite nje rend te mire. Por, duhet te jesh me serioz, se nuk ka mahi e hajgare me shkence. z. r.

  2. Esat, populli e ka thenien “Kush ngutet…(e ban lloq).” Mbasi e lexobva tekstin ne teresi, mbeta i befasuar. Mendova se ishte fjala per tekst tendin, por nuk me doli ashtu. Kush eshte fajtor, nuk e di. Ti, apo dikush qe ka mund ta postoj ashti si ka dale. E verjta edhe shnenimin ne fund, se e kane lexuar me shume se 3700 vete. E gjitha me shtyri t’i ha fajlet e mia.(per kete kam te drejte te plote)
    Nese, ne kete faqe nuk e publikon nje koment, permes te cilit do te japesh sqarime se a eshte teskt i yti gjoja, autorial?!, apo ndryshe, pas ndoje dite, do ta publikoj nje tekst, i cili ndodhe qe te ben horen e dheut. Merre serizisht, se e ke obligim kulturor dhe kolegial.

  3. Esat, dje permes telefonit me the se, nuk di me i postue artikujt si ky ne Shqiperia e bashkuar. Pastaj, ma vone, se nuk po mund ta gjejshe artikullin me fotografine tende. Une sot e gjeta, rastesisht, si dje. Komentet e metejshme, jane te teperta

Lini një Përgjigje te Zenuni Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.