PAZARE BAKALLËSH “KËRKOHET ÇAMËRIA NË SHKËMBIM TË KOSOVËS”

Shtetit Grek, për të reailzuar shuarjen përfundimtare të komunitetin çam, ose për më saktë për të fshehur (mbuluar) dhe fshirë (zhdukur) nga historia dy emra me rrënjë të thella në historinë e Fahri_1dahripopujve: ”Thesproti/Çamëri dhe çamë”, krahas manovrimeve të ndryshme dhe të shumta të bëra nga 1913 deri në ditët tona, vazhdon të krijojë epitete të reja për çamët, sepse epiteteve të vjetrat u doli “boja” (thënë popullorçe). 

Sipas gazetës “DITA”, datë 1 qershor 2016,  z. Arben Llalla, na informon se: z. Nikos Kotzias në vizitën e tij në Shqipëri, krahas të tjerave do kërkojë Çamërinë në shkëmbim të Kosovës. Gjithashtu në këto kohët e fundit, Ministri i Jashtëm i shtetit Grek, Nikos Kotzias, nipi i Kostandinit i cili kishte lidhje të ngushta me Partinë nazifashiste gjermane dhe me Gebelsin, në një intervistë që ai ka dhënë para disa kohësh, shqiptarët na i ndan në dy kategori:

  1. a) shqiptarë normalë dhe,
  2. b) shqiptarë jonormalë. Kështu Kotzias shqiptarët nga Çamëria i quan shqiptarë jo normalë. Është e domosdoshme të komentojmë këto dy qendrime që shteti Grek kërkon të na diktojë.

1.- Kosovën është i gatshëm ta shkëmbejë me Çamërinë. Pra nëse shteti Shqiptar heq dorë nga kërkesat për problemet e Çamërisë dhe të çamëve, ai do të njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës. Kushdo që njeh sado pak historinë dhe diplomacinë nuk e ka të vështirë të kuptojë se kërkesat greke janë “pazare bakallësh”. Shteti Grek, lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB, ka vetëm vlerën e një numuri që shprehet në votë. Ai nuk humbet asgjë nga ky pazar, po ashtu ai e di se Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së edhe pa votën e tij; por bazuar në dinakërinë genetike, mendon se duke njohur shtetin e Kosovës tregon dashamirësi ndaj nesh, prandaj në këmbim të bujarisë së tij (realisht nuk ka asgjë të tij që të dhurojë) duhet të harrojmë Çamërinë dhe gjenocidin e tyre ndaj çamëve. Kështu shteti Grek në dukje na del se na dhuron një gjë të madhe që nuk është aspak dhurim, por nëpërmjet kësaj manovre kërkon të përfitojë Çamërinë dhe të mbylli njiherë e përgjithmonë “çështjen çame”, që ajo hapësirë e tjetër kujt, të ligjërohet përjetësisht e tij, po ashtu i shpëton gjyqit ndërkombëtar për kryerjen e gjenocidit racist etno-fetar. 

Në thellësinë e këtij “pazari”, duke futur në mes “çështjen çame”, shteti grek me anën e Nikos, tregon shqetësimin e madh, frikën se po vjen koha e shpagimit të masakrave çnjerëzore të kryera 72 vjet më parë ndaj komunitetit çam, të cilin e vrau, e torturoi, e internoi, e çpronësoi dhe e dëboi dhunshëm nga vendlindja autoktone.

2.- Teoria e re, ku sipas tyre, shqiptarët na i ndakan në dy kategori, duke i cilësuar çamët në kategorinë e jonormalëve, analiza na jep të drejtë të nxjerrim të paktën dy konkluzione:

  1. a) Nëse cilësimin jonormalë të çamëve e përcaktojnë nga ana “mendore”, të jenë shumë të qartë se gabojnë dhe për këtë le të lexojnë Frojdi, i cili banorët e thesprotisë i ka përcaktuar, njerëzit më inteligjentë në ruzullin tokësor.

Edhe kisha me shtetin Grek janë të sigurtë se banorët e Çamërisë janë normalë mendërisht, por jonormalitetin ata duan ta trajtojnë në prizmin e etnisë së dyshimtë të çamëve, pra duan me çdo kusht të përpëliten tek epitetet e vjetra dhe të shumta për etninë e çamëve, duke i quajtur turq, të padëshirueshëm, jogrekë që nuk u lejohet te jetojnë në Ggreqinë ortodokse, ose më pas i kanë quajtur “grekë të lashtë” por që tradhëtuan kombin grek pasi nuk pranuan për tu konvertuar në ortodoksë dhe sot na del ky emërtim i ri: Çamët na i kalojnë në kategorinë e “shqiptarëve jonormalë”.

Me sa duket z. Nikos dhe dirigjentët e tij, ose nuk e njohin historinë, ose duan të sillen sikur e kanë harruar, që megjithë përpjekjet e gjithëanshme të gjyshërve të tyre nazifashistë, që banorët e rajonit të Çamërisë të futeshin në kategorinë e të “këmbyerve” duke i quajtur turq, u vërtetua zyrtarisht dhe ndërkombëtarisht që çamët ishin “pakicë etnike shqiptare” në Greqi. Përcaktim etnik i çamëve u njoh dhe u pranua zyrtarisht edhe nga vetë shteti Grek, prandaj zotërinjtë shtetarë Grekë, të mos dyshojnë në normalitetin etnik shqiptar të çamëve, por të pranojnë se po thuaj gjysma e komunitetit multietnik grek janë të etnisë arvanite, dhe pjesa tjetër përbëhet nga të ardhurit e etnisë aziatike të cilët ortodoksia i quan grekë, vllehë arumunë, sllavë etj. .  

  1. b) Dëshira e madhe e z. Kotzias dhe e profesorëve të tij, për të denigruar çamët dhe gjendja tepër emocionale e tyre, i shpie në mënyrë të pavetdijshme tek e vërteta, pasi kësisoj duke i cilësuar çamët “jonormalë”, ata përgënjeshtrojnë vetveten, indirekt pranojnë se çamët dhe “çështja çame” ekzistojnë, pavarësisht këmbënguljes rutinë të tyre se “çështja çame është inekzistente”.

Komentin e ndjeva detyrim për lexuesit, për tu dhënë mundësinë e informimit të saktë etnik dhe historik, lidhur me hamendësimet dhe dinakëritë e pa fundme që ndërrmerren për kundër Çamërisë, çamëve dhe kombit shqiptar.

Fahri_Dahri_autor

Më 05/qershor/ 2016.-

Shperndaje ne

The Author

Fahri Dahri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.