Si ushqehej krijimi i Serbisë së madhe ?

pushtimetperteritore

“Në fillim të shekullit 19-të , u vërejt  që termini Serbia e Madhe (Velika Srbija( shihej si një lëvizje nacionale serbe , lëvizje e cila deri në fillim të shek. 20-të konsiderohej si rrezik për territoret Haburgeve të Jugut “ – kështu shkruan në “Ideologija Velike Srbije u XIX i XX veku “(Izvestaj vestaka Yve  Tomiç (Bibliothéque de documentation internationale contemporaine, Université de Paris X-Nanterre)

(Ideology of Great Serbia-Revised/mar ).

 Shikoni çdo fjali në thonjëza është vetëm përkthim i asaj se çka shkruan në dokumentin në fjalë.

“Edhe pse termi i tillë i Serbisë së madhe pati jehonë negative , nacionalistet serb e ç’frytëzuan për arritjen e qëllimeve të tyre , bile edhe shumë gazeta e morën emrin “ Velika Serbija “ Gjatë luftës së parë botërore shteti serb i  angazhoi dy ekspert të huja pë shkrimin e librave dhe promovimin e interesave serb për “ Serbinë e Madhe””
Si lindi koncepti i Serbisë së Madhe  ?

 Principata serbe ka lindur pas dy kryengritjesh asaj të vitit 1904 dhe 1815. Ps asaj të dytës Serbia e mori statusin autonom nga Perandoria Otomane . Pastaj ky status u vërtetua me Konventen e Akermanit 1826 si dhe me Hatisherifin e Sulltanit që e bëri Serbinë autonome në vitin 1830. Pavarësia e plotë e Serbisë me ndihmen e turkut u arrit në vitin 1878 .
(Sikur  sot ne shqiptarët të shihnim realiteti e marrëdhënieve serbo turke , edhe më herët se viti 1878 )

Gjatë viteve të 30-ta dhe të 40-ta të shekullit 19 -të , intelektualet e asj kohe së bashku e udhëheqësit politik të kohës i definuan qëndrimet e tyre për shtetin e popullit serb . Kjo fillon me Vuk Karaxhiqin dhe pastaj me Ilia Grashaninin ,1844 me programin kombëtar serb.
 Kishte me qenë libër i madh   vëllimor  sikur të hedhja të gjitha planet në letër planet serbe të hegjemonisë së tyre dhe krijimit të “Serbisë së Madhe” ( në dëmin tonë kombëtar)
“ Para lëvizjes sllave ilire, dialekti ( kroat) shtokavski nuk flitej nga kroatet , por vetëm nga Serbët katolik, sepse ideatorët e asj lëvizjeje nisur nga arsyet politike nuk donin ta quanin lëvizje serbe.” –   thoshte Shesheli në vitet e 90-ta  duke u nisur nga apetitet serbo mëdha q eta fusin edhe Kroacinë në gjiun serb. E për Kosovën, Maqedoninë , Malin e Zi as mos të flasim !
pushtimetperteritore

Për të përfunduar  me apetitet serbe , të cilave duhet gjithmonë t`iu frikohemi , lexoni edhe këtë më poshtë:

„ Më i çuditshmi dhe i ngjashëm me një personazh të Dostojevskit, ka qenë Miodrag Bulatoviq, nacionalist i shpallur, ish kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve serbë. E kam njohur në të vetmen veprimtari ndërballkanike, ku Shqipëria ka marrë pjesë gjatë komunizmit, në Bor të Jugosllavisë. Kam qenë i ftuar me D. Agollin dhe, në darkën e parë zyrtare, na është ulur në tryezë, duke thënë se ishte armik i shqiptarëve, ngaqë i adhuronte ata. Ka vazhduar kështu një rrëfim delirant, për vuajtjet që i shkaktonte dashuria e përzier me urrjetje ndaj shqiptarëve, dhe për fatalitetin që mund ti përplaste këta dy kombe, gjersa njëri t’ia thyente kokën tjetrit. Stili i tij kishte dicka të përbashkët me atë të letrës së Drashkoviqit, por shumë më i turbullt dhe më befasues. Një cast, duke m’i ngulur sytë, më tha: tregohu i sinqert, Kadare, dhe pranoje se ka së paku 10 vila të fshehta në bjeshkët shqiptare, ku përpunohen plane për shkatërrimin e Serbisë.I thashë se nuk besoja një gjë të tillë, kurse me vete mendova, s’do të ishte keq sikur të kishte edhe një të vetme, ku të përpunohej strategjia shqiptare. Ai ngulte këmbë për vilat misterioze,dhe kjo i shkaktonte një tmerr e vuajtje të pafund. Here pas here shtonte:nuk do të arrini dot, sepse ne do të jemi më të shpejtë dhe sytë i shkreptinin. Kur e kapi prapë frika e vilave, më shkoi ndër mend se s’do të ishte keq të vetëvuante, ndaj për vilat nuk e kundërshtova më. E kapi këtë ndryshim, m’i nguli sytë në mënyrë dramatike dhe më tha: e pranove më në fund. Pastaj psheretiu, ku ku nëne më duket se do të na sulmoni…!

Sado surrealiste të duket, e folura e Bulatoviqit e jepte më saktë skizofreninë e kohës: atë që serbët e mendonin vetë, e projektonin tek të tjerët.” ( Ismail Kadare, via Luan Lapi )

Fahriu_e_reja_foto

10.06.16 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.