Letërsi Kombëtare: Fadil Shyti- “PËRPARA DREJT RIBASHKIMIT TONË KOMBËTAR!”

Lidhja_shqiptare_prizrenit
-Të mendojmë, të veprojmë, të luftojmë kurdoherë, pandërprerë për të arritur FITOREN e madhe të RIBASHKIMIT KOMBËTAR, idealin e madh të rilindasve dhe të të gjitha breznive tona gjatë shekujve!
RROFTË LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT!
POEZI
RIBASHKIMI KOMBËTAR
 
Fadili_shyti

Shkruan: Fadil Shyti
20.04.2004

Na duhet si uji,
Na duhet si buka!
Na duhet si ajri,
Na duhet si dielli!
Na duhet si toka,
Na duhet si qielli!
Me Shqipëri të ndarë:
Jeta s´ ka kuptim!
Nuk gëzohet paqja,
Pa RIBASHKIM!
Prapë na kërcënon lufta,
Atdheu, s’po gjen shpëtim!
21 Mars 2006
BESËPRERËVE
-Revoltë ndaj atyre që veprojnë
kundër Ribashkimit të Shqipërisë!
Me një fytyrë dukeni,
Njëmijë fytyra i keni!
Si minj labirinteve breni,
Të dështuar jeni!
Jeni të prapë o bukëshkalë!
Me qindra shekuj prapa,
Ecni mbi tokë, si të pa kokë,
Kurrë s´ecni me hapa!
Mashtrues të çoroditur,
Ah! Populli s´po ju njeh,
Juve, o të babëzitur!
Veçse sherrin ua sheh!
Mbaheni me krekosje,
Ngriteni me llafe të kota!
Prej veprave tuaja të poshtra,
Neveritet dhe çuditet bota!
Ju, e shkelni besën, nderin,
E përdhosni dhe Flamurin,
Ju lirisë ia pini gjakun,
Atdheut ia prishni nurin!
Gjeni juaj mostër e keqe!
Atdheut po i sjellë veç kobe,
Nga prapakthimet kryeneqe,
Mbytë ideja juaj robe!
Deri kur o ju kokëderra,
Do t´ju shkojë kungulli mbi ujë?!
Të pakurriz, xhelatë përhera,
Jeni vënë n´shërbim të huaj!
Pa menduar e peshuar:
Vala popullin ku e qet,
Ju që shpikni dhe komb tjetër,
Një komb jemi or të shkretë!
Shqipëria e RIBASHKUAR,
Ore horra ju pengon,
Se pastaj nuk mund ta zhvatni,
Pasurinë e atdheut tonë!
Ju, mjeranë besëprerë!
Nuk mendoni për Shqipërinë,
U ka marrë koka erë,
Të mbuluar me marrëzinë!
Shumë të etur për nderimet,
Nga të huajt e zi dinakë,
Si s´po shihni o të uruar,
Që po futeni në batak!
Të verbuar nga premtimet,
Për integrimet në Evropë!
Fatkeqësi me ndarje t´ kombit,
Po përhapni, nëpër botë!
Po harroni o të krisur!
Evropa për ne nuk bashkohet!
Prapë këndon këngën e vjetër:
Shqipëria të ricopëtohet!
Pansllavizmi nga Karpatet,
Si kuçedra me gjarpinj,
Të uritur me shumë orekse,
Po e kafshojnë, nënën Shqipëri!
Mos harroni o kopukë,
Anemikë, kozmopolitë,
Koha do t´ju dënojë idhshëm,
Po pajtoheni me armik!
Mos provoni të mbani copa!
Kot e ka ai që provon,
Një ditë Kombi do ribashkohet,
Gjithsesi, herët a vonë!
Sot Shqiponja e trazuar,
Kur ju sheh, sa po tronditet!
Kur zgërdhiheni me armiq,
Me flatra rrufeshëm valëvitet!
Trupi saj mjaft u copëtua!
Gjatë qëndroi! E ndarë një shekull,
Gjaku ynë kurrë nuk shteret,
Për ta bërë Shqipërinë t´ paprekur!
Ju, Shqipërisë krajata i sillni,
Veç ato në koka i keni,
Me turpe-krimet që po bëni,
Asgjë tjetër veç Hiqër jeni!
Kështu Shqiponja alarmoi,
Ajo kurrë s’e humbë QËNDRESËN!
Kundër saj kush ngriti kokën,
Si tradhtar e vrau veten!
26 prill 2006
REBELIM
Rebelim, me kushtrim,
Rebelim, për shpëtim,
Rebelim, për punë,
Jetën, ta bëjmë qëndrim,
Nëse duam, që kjo të ketë kuptim!
Rebelim, edhe në dashuri!…
-Nëse duam, të ketë ardhmëri,
Për filizat e reja,-për brezni!…
Rebelim për Ribashkim!…

Shperndaje ne
Updated: 10 Qershor, 2016 — 18:55

The Author

Fadil Shyti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.