Kalashët , të rrezikuar nga islamistët e Pakistanit

vajza_kalashe_afgane(Aty ku puqen Afganistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Kina, aty është Hundëza. Hundëzaështë mbi 2500 m mbi nivelin e detit dhe rrethohet me male 7 mijë metërshe të larta. Po në këtë lartësi mbidetare e krejtësisht malore prodhohen perimet, pemët dhe drithërat e ndryshëm, aty prodhohen prej patateve, fasules, grurit, elbit, shalqirit, rrushit, qershisë,mollës, dardhës, pjeshkës dhe kajsisë….Gjatë dimrit kalashët flenë dhe jetojnë së bashku me shtazët e pakta shtëpiake që i kanë.

S’ka spitale e as dispanzeri. Zërat me zmadhuese nga mejtepet ditë e natë lexojnë vargje kuranike, kurse shumë kalashë vdesin sepse iu mungon kujdesi edhe më elementar shëndetësor, bile së fundi edhe për lindjetë grave. Duke iu falënderuar tablirrëve ( sekt ekstrem ) kultura autoktone kalashe thuaja se nuk ekziston më. Në vitët e 80-ta flitej se gjerë në fund të shekullit XX do të vijë deri te shuarja e kalashëve, por ja që janë ende gjallë nja 2 deri 3 mijë sish….“Kur një grua kalashe pi ujë i shihet uji duke gjarpëruar teposhtë fytit e saj të gjatë e të bukur”, Këto janë përshkrime të zakonshme që i bëhen bukurisë dhe butësisë së femrës Qafire. Ato besohet të jenë më të bardha se e bardha. ” Nga lëkura e saj shihen edhe venat nëpër trupin e saj të bardhë “. Kurse lartë në male jeton fisi karakteristik i Kalashëve. Kalashët janë animistët e fundit të Azisë Qendrore. Si grup i vogël prej 5 mijë vetash e kanë një histori më ndryshe nga hundëzakët tjerë. 

(Fahri Xharra, http://old.zeri.info/artikulli/49417/ekziston-nje-popull-pasardhes-i-ilireve-njesoj-sic-jemi-ne-shqiptaret )

Ishte viti 2011 kur me kënaqësi shkruaja se atje larg , edhe pas 2300 vitesh nga largimi i Lekës së Madh, mbeti një grup i vogël i asaj ushtrie të madhe që i kishte pushtuar ato toka. Ushtarët e mbetur ( paramendoni ndryshe pushtimet e dikurshme ) e vazhduan jetën aty ,dhe ja që sot sipas gazetave lokale të Nuristanit ( dikur Qafirstani )janë ende nja 4000 veta që i ruajnë me xhelozi doket e zakonet maqedone-ilire-epirote të kohës , pra të kohës së Aleksandrit të Madh .
vajza_kalashe_afgane

E pabesueshme por e vërtetë , kalashët vazhdimisht janë të rrezikuar nga zhdukja nga presionet e mëdha të pakistanezëve islamik;ata e duan të të vjetrën e tyre mbi 2000 vjeçare dhe e dinë se nëse islamizohen e humbën të kaluarën e tyre unike në botë . E bota për rreth nuk ka mëshirë që të ruan një trashëgimi kulturore – njerëzore .Shqiptarët e të dy shteteve nuk kanë kohë për asgjë mbarë e të mirë.

Lajmi i vogël ,por për mua dhe lexuesit e mi shumë i rëndësishëm se grupi historik kalash ende ekziston për kundër rrezikimit të përhershëm e të pa mëshirë të ekstremizmit islamik të Pakistanit (Clash in Chitral over Kalash girl’s ‘forced’ conversion to Islam By AFP .Published: June 16, 2016 , dhe tjetra po me të njejtën temë ; ( http://currentriggers.com/world/kalash-girl-forced-convert-islam/) Pra paraqitet grindja ndër qytetare në atë pjesë të botës në mes ekstremizmit dhe kalashëve që e ruajnë me xhelozi vetveten nga asimilimi pakistanez . (“The Kalash community had also gathered to save the family and when the Muslims chanting slogans attacked the house with sticks and pelted stones everybody was running for their lives,” Rehmat, who was out of breath from fleeing the scene, told AFP by telephone. “Dozens” were injured, he said, though apparently none seriously.) Komuniteti kalash u përballë me Muslimet për të mbrojtur familjet e tyre nga sulmet agresibe të tyre, sepse një vajzë e re nuk ka dashur të konvertohet në islam , dhe ka ikur në shtëpinë e saj. Policia e shpërndau përleshjen me gaz lotë sjellës nga turma e cila e kishte sulmuar me gurë shtëpinë kalashe në luginën Bumburate , në veri perëndim të komunës Chitral- e tha për AFP, z. Like Rehmat activist i mbrojtjes se kalashëve. Të jemi të vetëdijshëm për një gjë se çdo gjë që ndodhë tek ne përcillet me vëmendje të madhe në botë, se bota ka investuar në lirinë tonë . Një ngjarje aq e vogël e morri dhenë : “ Kalash girl forcet to convert to islam”

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra
16.06.16 Gjakovë

 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.