Cila na qenka shqiptaria e re e “Beses” ?

Sermet_SulejmaniDoja kësaj here të mos rrëmbehesha me mendime e as me përsiatje, të paktën në këto ditë të fundit të Ramazanit, po ja, ashtu, mbase në ”jerm”, edhe ndonjë tekst a mesazh i pandrojtur dhe i paekujlibruar, s’të lë rehat pa i dhënë përgjigje.

 Po, a mund të mos i përgjigjesh një shkrimi nga një njeri fort i nderuar nga unë, që fatëkeqësisht, ‘’se ka vendin në atë mexhliz’’ e pa asnjë përgjegjësi mëton që shqiptarëve t’u jep mesazh që shfaq konfigurim thellësisht të dëmshëm për kohën që po e jetojmë. Të ndërtosh një ‘opsioni të ri autentik dhe autokton’ që nuk dikërkan të pinë uiski ”Skëndërbe” dhe që shamitë e vajzave dhe grave tona na qenkërkan e arrhmja e shqiptarëve të Maqedonisë, ky, fenomen, Zeqë i nderuar, s’është opsion i shqiptarëve, po i Turqisë dhe Erdoganit.

 Ky ”opsion” mund të jetë i disa jeniçerëve neootoman në Maqedoni që paguhen për aktivitetin e tyre antishqiptar dhe s’ka të bëjë me asgjë me ty e as me traditën dhe idealët e shqiptarëve në Maqedoni. Këtë, ti e din shumë mire. Ne, sigurisht, as mundemi ta mohojmë ndikimin shekullor të lindjes e as të perendimit, por t’i thuash shqiptarëve të Maqedonisë se duhet të ndërtojnë një sistem të veçuar, autentik dhe autokton, këtë tezë duhet së pari t’ia sqaroni shqiptarëve se ç’kuptoni me këtë koncept? Për hirrë së vërtetës, deri tani, këtë teori, s’e kemi dëgjuar të na i elaboroni.

E ç’na qenka ky sistem autokton që dalloka nga ai i Kosovës dhe Shqipërisë? Hera-herës, kur dëgjoj apo lexoj të tilla mendime dhe opsione, me ca forma të çuditshme dhe krejt të panevojshme, më humbet pambarimisht shpresa. Kjo energji e mbrendshme që kam për elitat, intelektualët shqiptar që xhesdisin pa kokë e pa mend, dhe, s’kuptoj se si disa sosh persiasin me klishe të llojllojshme dhe as u shkon në mend që shqiptarët t’i shpiejnë drejtë civilizimit europjan dhe bashkimit të tyre kombëtar, andaj, pa djallëzi po të/ju pyes:

A mos duhet që vajzat dhe gratë tona të mbulohen si ato ‘’delet’’ e Erdoganit që t’ju rehatojmë juve dhe opsionet tuaja ”autoktone”? Kjo e para,

e dyta; a mos duhet që shqiptarët të heqin dorë nga heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, vetëm e vetëm, që ta kemi një opsion të ri që po përpiqet ”BESA” të na i promovojë si veçantzi kulturore?

 E treta; a mos duhet që t’i heqim nga librat tona shkollore skllavërinë otomane si pushtues të trojeve tona gjatë pesë shekujve që ata na sunduan e ata (turqit) t’i paraqesim si çlirimtarë dhe themelues të kulturës tonë!?

Këto dilema duhet t’ua bëni të ditura zgjedhësve tuaj, e jo të manipuloni me konjak shqiptar, agjerimi falje në xhami dhe mbulesa të selçukëve dhe tatarëve, të cilët, edhe në të kaluarën, askush s’jua/na e ka ndaluar, bile as në kohën e komunizmit (në ish-Jugosllavi).

Në fund, nëse doni të jeni opsioni autokton i shqiptarëve në Maqedoni, bëjeni atë duke promovuar kulturën dhe traditat shqiptare dhe jo ato aziatike, sepse shqiptar lindesh, i dashur, dhe kurrë s’bëhesh!..

Shkruan :

Sermet_Sulejmani

Shperndaje ne
Updated: 25 Qershor, 2016 — 19:24

The Author

Sermet Sylejmani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.