Ideologjitë e dështuara për shqiptarët

muharrem_blakaj_autor

1. Revolucioni i internacionales komuniste në Rusi në vitin 1917 krijoj ideologjinë komuniste. Kjo ideologji u përqafua në masë të madhe nga shtetet dhe popujt sllav. Disa militant shqiptarë të internacionales komuniste (sikur sot disa taleban e hoxhallarë mysliman) e morën si diçka të mirë që popullin do ta nxirrte nga mjerimi. Sllavët dukeshin jashtëzakonisht miqësorë me shqiptarët komunist (sikurse turqit dhe arabët me krijesat e tyre shqiptare sot). Kur ideologjia komuniste e mori pushtetin në Shqipëri, në emër të Stalinit, xhaxhi vrau, burgosi e internoj lulen e atdhetarëve për ta mbrojtur Stalinin dhe ideologjinë e tij.

2. Shqiptarët, në tokat e tyre të pushtuara nga sllavët me ideologji komuniste, u tradhtuan nga vëllezërit sllav komunist. Nuk ua njohën lirinë, (deri në shkëputje) për të cilën luftuan. Ushtria partizane Jugosllave i ripushtoj tokat shqiptare duke vrarë mbi pesëdhjetëmijë shqiptar (shih, masakrën e Bihorit, të Tivarit, të Drenicës e shumë të tjera). Komunistët shqiptarë u përulën para patronëve të tyre që paraprakisht ua kishin shpërlarë trurin dhe në të njëjtën kohë e akuzuan popullin e vet për tradhti ndaj komunizmit (siç po na akuzojnë sot emisarët shqipfolës turq e arab si popull i dalë feje). Por, sllavët nuk ishin të kënaqur me kaq. Gjenocidi vazhdoj duke vrarë, iniciuar e montuar procese gjyqësore… duke përzënë nga vendi drejtë Anadollit turk (marrëveshje turko – jugosllave, që edhe sot e kësaj dite është në fuqi), me mijëra familje shqiptare.

3. Për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, nuk luftoj baba Sulltan, as princat arab. Na lanë në mëshirën e të krishterëve. Për ta shpëtuar një popull të tërë nga gjenocidi i sigurt, ndërhyri Perëndimi i krishterë në krye me SHBA-të. Vëllezërit e “fesë” (Arabët që e themeluan islamin, dhe Turqit që na e sollën me dhunë e na e lanë kopil në derë) nuk e luajtën një gisht për të na ndihmuar. Asnjë shqiptar të vetëm nuk e strehuan, nuk i dhanë azil politik dhe nuk e pranuan në tokën e tyre të “shenjtë”, (përveç atyre që i kishin ftuar për t’ua shpërlarë trurin si dikur internacionalja komuniste që i ftonte militantët komunist shqiptarë, i lante e i shpërlante, e pastaj i kthente si bombë me sahat në atdheun e tyre). Pasi perëndimi i liroj tokat shqiptare të Dardanisë nga thundra barbare serbe, sulltanit turk ju kujtua marrëveshja e dikurshme me princat serb. Për të vazhduar një luftë të armatosur për ta përulë arnautllëkun, dhe për t’ia kthye tokat arnaute carit serb, tani më nuk ishte as koha e duhur e as mundësia reale, sepse në luftë ishte pjesëmarrës perëndimi. Sulltani, përdori taktikën e dinakërisë (ashtu siç e kishin përdorur gjatë pushtimit pesëqind vjeçar paraardhësit e tij). Me njohjen e pavarësisë dhe dhënien e disa ashklave në formë ndihmash, i joshi krerët shqiptar (sikur bariu ogiçët) duke ua varë në qafë këmborën e islamit. Kështu, depërtoj thellë në mendjet dhe gjakrat e shprishura e naiv të turmave pa tru. Tani, terreni është i gatshëm. Po pritët vetëm një lëvizje, dhe tokat shqiptare, me vullnetin e atyre që e duan babën Sulltan, t’ia dhurojnë carit sllav, ashtu siç ia kishte dhuruar që nga viti 1878 e deri në vitin 1912.

4. Meraku që e ka Turqia dhe arabët për arnautët është i shtirë. Njohja që ia bëri Turqia Kosovës është me hile dhe në marrëveshje me Serbinë. Sa herë që Serbia i kishte punët keq me arnautët, në ndihmë i vinte Turqia. Që nga viti 1878 e deri në vitin 1912, ushtria turke humbi me mijëra ushtarë për tua grabitë tokat e tyre kryengritësve shqiptar e për t’ia dhuruar carit serb. Cari serb i mori tokat shqiptare peshqesh nga baba Sulltan, por i donte pa arnaut. Prapë në ndihmë i erdhi baba Sulltan. Ua hapi dyert arnautëve. Serbia përzë shqiptarë, Sulltani prano arnaut. I populloj shkretëtirat e Anadollit me racën më të pastër e më të bukur ariane. Flitet së në Turqi jetojnë mbi pesë milion shqiptar, pa asnjë të drejtë (kurse shtetet perëndimore që pranuan shqiptar, jo vetëm që ua lejuan shkollat në gjuhën e tyre amtare, por ua lejuan edhe organizimet fetare dhe në shumë raste të financuara nga shteti). Se Turqia e ka me hile mbrojtjen e arnautëve, e tregon rasti i fundit: Përpjekja për grusht shtet në Turqi. Spastrimet e para dhe në shkallë të gjerë, baba Sulltan i filloj pikërisht mbi hierarkinë ushtarake me prejardhje shqiptare, mbi ata arnaut që janë brenda kufijve administrativ të shtetit të tij. Kurse udhëheqësit arnaut, jashtë administrimit të tij, i uron e i bekon për mbështetjen dhe përuljen puthadorë ndaj Sulltanit, dritës së Allahut mbi dhe. (shih: “Pallati i ëndrrave” nga I. Kadare)

5. Të dy këto ideologji, komunizmi rus e islami turk e arab, nuk kanë asgjë të përbashkët, e as të përafërt me kulturën, traditën e zakonet shqiptare. Që të dyja janë armiqësore, që kanë për qëllim zhbërjen e popullit më të vjetër në Evropë, e një nga popujt më të lashtët në botë (shih gërmimet arkeologjike). Mos kultivimi i traditës, zakoneve e dokeve bujare shqiptare nga ana e pushtetarëve dhe e udhëheqësve shqiptar, populli ka ngelë në mëshirën e erërave që fryjën nga lindja, e më shikimin të venitur nga perëndimi.

Një fjalë e urtë popullore thotë: “nuk hyhet dhëndër me hallate të huaja!”

Nuk bëhet Shqipëria me ideologji (hallate) të huaja… i kemi (hallatet) ideologjitë tona. Vetëm duhet ti shfrytëzojmë, ti kodifikojmë e t’ia përshtatim kohës. Nëse, rastësisht, do të na mungonte diçka, (që është e pamundur të na mungoj) mund të huazojmë (apo të blejmë) nga të tjerët.

Shperndaje ne

The Author

Muharrem Blakaj

1 Comment

Add a Comment
  1. Ideologji e dështuar për Shqiptarët;mitolofgji më e shëmtuar
    ndër shtipshkarët;sikur dikur moti,sqoti,n’kohët,mohët më të
    lashta,stërlashta;kur kishin folur edhe shtazët e buta dhe të
    egëreat-bisha o trisha;dhe,në një bjeshkë malore,halore,ku një
    bari kullotje një tufë gjedhe me viça,edhe ai bariu,fatziu qe
    ruante gjedhet hypur mbi një pelë me maza,dhe me ca qen barish
    special;ngec për mal;eh,krykuvendari o,ujk gjakatari bashkë me
    harushën;pororsitën dhelpëren dinake,qe të afrohej tek tufa e
    gjedheve,dhe të ua lëshojë një grusht zekërra specialë oh,nga
    elaborate specialca;dhe,të ndjelli me zë të lartë,zjartë,pika
    e zhegut të verës;thika e pellgut të vrerës;duke thirrë,qirrë:
    -Zekërrrr balë e valë;zekërrrr balë e valë!.”Atëherë pa pritë
    e,pa kujtuar,zekrrat speciallca,krecdallca,duke pickuar gjedhe
    o duke terbuar lerdhe;sa shpatulla or prapanica,rraptulla dhe
    krapagrinca,pikej,fikej terë gjak;dhe,gjedhet-dredhët,lopët o
    tropet,kaçurrel,paçurngel,bishtin,trishtin,mbi shpinë,duke u
    shpërndarë,përçarë;terbuar,verbuar;shkepur,tretur,në pyllcak
    or,myllcak;a bariu,fatziu,kaluar,tranuar;mundohej,tundohej qe
    mos të i humbin lopët,tropët;por,dinakja dhelpër,tinzakja or,
    tepër,tek ia lëshoi,mëshoi,ca zekrra valë e balë;edhe pelës o
    velës,të bariut,fatziut,a,pela,si pelë e trentë,ngela o ngelë
    e rëndë;qe përplasi,ferrtrasi,bariun,fatziun,për toke,krrokë,
    a,edhe gjedhët-ledhët,lopët-tropet;me viça-kiça-hiça,si dhe
    pela me maza,anza;edhe bariu,fatziu;duke rënë,ngrënë,grackën
    or krackën e dinakës,tinzakës;shi,duke u berë,ngrerë,copa or
    tropa,grima o krima;nga lukuria,dukuria,e bishave,grishave o
    më garbitçare,ashiqare;në atë malësi,galëzi,qe nga pushteti
    o grushteti,ato bisha-trisha katastrofalë,kaniablë,n’qellime
    përcëllime,sjellur,shtjellur,nga vendet e largëta,rendet të
    zjarrëta;gjeja,preja,shpallur,shkallur;si park,çark nacional
    narcio-shkal;oh,për si kisha,bisha,katastrofalë ou,kaniablë!!
    Të fala një refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njeri nga
    gadi mbarë popull-kombi Shqiptarë,prej këso,pëso,banda,tranda,
    nën dhunë,furtunë,na përzunë,qe kurrë më në këte gurrë more,o
    mos të kthehëmi,as të prehëmi,as për varre,as për zjarre tona,
    zona;dengbabadeng,brengë shkaba brengë,vëllazëro-rihiro-farë-
    shkrika vërrie,ouuu,Pellazgo-Iliro-mbarë Shqiptarie!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.