Sovraniteti i leckosur

Fahri_xharra_quditeria_shqiptare

Bombardimi pothuajse i përditshëm i shoqërisë shqiptare me marrëzira të tilla omane, dhe paraqitja e shpeshtë e këtyre rasteve klinike në median shqiptare, e bën të domosdoshëm krijimin një institucioni që të merret me mbrojtjen e “konsumatorit” nga ky helm i përditshëm që vjellin këto fundamentalistë otoman. Shqiptarët duhet t’i qëndrojnë sa më larg këtij helmi mediatik ashtu siç u qëndrojnë larg ushqimeve që tashmë e kanë tejkaluar prej kohësh datën e skadencës.

Shqiptarët e kanë sot më të nevojshme se kurrë të rifreskojnë kujtesën e tyre historike, për të kuptuar se cila është rruga që duhet të ndjekin. Nuk mund të bëhesh pjesë e botës së qytetëruar duke mbajtur veshur rrobën e anti-qytetërimit. Për t’u bërë pjesë e botës së lirë e të zhvilluar, populli shqiptar duhet domosdoshmërisht që të flakë rrobën e kalbur të trashëgimisë së dhunshme osmane që e mban veshur prej 6 shekujsh. Dhe kjo rrobë e kalbur anti-kombëtare nuk flaket dot duke valëvitur flamujt kombëtarë e duke festuar përvjetorët e “pavarësisë.” Ajo flaket vetëm me rizgjimin e ndërgjegjes kombëtare, e cila fle “e strukur” prej shumë shekujsh nën zhgunin e rëndë të fatalizmit osman. (nga George Santayana )

I kam kaluar  vitet 1968, 1974, 1981, 1990 , 1999 dhe keto 17 vjet pas 1999-tës. Ndryshimi është i madh ; në mendje , në të menduar dhe në falënderim të asaj  që jemi  aty ku jemi . Me vjen shumë keq qe nipërve, bijve tanë , nipërve tanë nuk iu kemi bartur në ndërdije datat e cekura më lartë.

Ta mendojmë një shqiptar të Kosovës , Maqedonisë apo të Luginës së Preshevës  të para 1968 –tës , ta paramendojmë se si dhe me çfarë ndjenje fliste ; sa ishte shqiptar në vetvete , sa i frigohej dhunës dhe sa e dinte  se ku do ta zbardhë të nesërmen e tij. 1968 – ta ishte viti kur shumica e shqiptarëve të Kosovës e me gjerë për herë të parë e shihnin flamurin kombëtar . Ishte e njëjta si në 1912 –tën , kur Austria na e rikujtoi flamurin e Skënderbeut .

1974 – Kushtetuta dhe Universiteti shqip – të menduarit shqip pa frikë .

1981 – rikthim në kthetrat e Serbisë , askujt nuk i shkonte mendja se do ta harrojmë atë që e kishim arritur.

1990 – burgosje kushteture një populli

1999 – një hap i madh historik; për herën e parë në historinë e fundit 1000 vjeqare , civilizimi e luftoi anticivilizimin .

Këto 17 vite pas 1999-tës , një turp kombëtar ; të mashtruar dhe si të tillë të pa falënderueshëm  për arritjen  e 1999-tës .

 (“”””Prishtinë. Viti 2010.  Nipi i sulltanit viziton Prishtinën, dhe pritet në mënyrë madhështore .Të dy vëllezërit i luten së bashku allahut përpara varrit të sulltanit. Më vonë, bashkohet me ta edhe Naim Tërnava, dhe të gjithë së bashku luten për shpirtin e sulltanëve. Ternava deklaron publikisht se lutjet jane pranuar dhe tashmë të gjithë sulltanët pa përjashtim janë ne xhehnet. “Mëshira” e allahut të Muhametit është kaq e madhe sa ai ka vendosur që secili nga sulltanët, për të mirat që kanë bërë gjatë jetës së tyre, do të ketë haremin e tij edhe në botën tjetër. ‘Allahu akbar’ thërrasin të tre njëherësh. Pas kësaj, falenderohet  Erdogani , dhe i rikujtohet  atij mbështetja e vazhdueshme që turqit u kanë dhënë aspiratave të shqiptarëve gjatë 6 shekujve “bashkëqeverisje” shembullore.””””””) Këto fjalë në thonjëza nuk ishin që nga 1968 .  Viti 2010 ishte viti i dorëzimit të sovranitetit.

Si pasojë e sundimit osman-serb, sot trojet shqiptare nuk janë vetëm të prapambetura, por janë të ndara edhe fizikisht prej më shumë se një shekulli. Dhe jo vetëm të ndara fizikisht por edhe shpirtërisht.

Nuk mund të ketë harmoni shpirti i një kombi kur një pjesë e këtij shpirti vlon nga dëshira për t’iu bashkuar botës së qytetëruar ndërsa një pjesë tjetër zhgërryhet në nostalgjinë osmane  që është armiku kryesor i botës së qytetëruar dhe zhvillimit psikologjik e shpirtëror të njeriut. Në gjendjen ku ndodhet sot populli shqiptar, çfarë kuptimi ka të festosh festën e pavarësisë kur një pjesë e konsiderueshme e kombit nuk e ka fituar akoma lirinë?  Ç’kuptim ka të festosh festën e flamurit kur ngado që të hedhësh sytë, simbolet e skllavërisë osmane janë të dukshme, dhe shpesh ndihesh sikur nuk je në tokë shqiptare por në ndonjë shkretëtirë të humbur, ku çuditërisht njerëzit flasin shqip?

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra,21,07,16
Gjakovë

 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. Emailin e profesorit fahri Gjara per konsulltime dhe hulumtime mbi temat falimenderit

  2. Zoti te Bekoft Ferit Xharri.
    Te shohim pas qe te mos gabojme.
    Te zgjedhim e synojme me te mirien dhe me kurajo drejte Europes Qyteteruar,Atje do te gjejme “Vlerat tona te humbura ne rrugetimin e Kombit ton.Mbijetesa,na detyroje te ecim me “kembet tona dhe me mendet e te tjereve “.Kjo koh nuk eshte me. Te fitojme kohen e humbur dhe shume Vlera te lena rruges “mbijeteses “.
    Eshte koha tani.Te mendojme me mire,te punojme me mire,te gezojme me mire,te hidherohemi me mire,TE DUAM me mire,perse jo te urrejme me mire.
    Gara ka filluar me kohe dhe tani rruga eshte e mirepercaktuar si VENDIM KOMBETARE “Europa e Qyteteruar. Le ti leme rruges “leckat e OSMANLLEKUT”
    Jemi me te Hershem e me SOJLI se OSMANET e “Re”.
    Njeriu me normalitetin e jetes se tije duhet te ” habitet vetem kur Lind.Ne Shqiptaret ka mundesi te HABITEMI edhe nje here tjeter me Vlerat Njerzore e Morale KMBETARE te lena “rruges se mbijeteses” shekullore.
    Unitet ne Diversitet: NEJemi te paret dhe me te miret me MIRESIT tona -M O T U A Jone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.