Edhe Bosnja ndihet e dëshpëruar : “ Turkofilizmi është helm për boshnjakët “

gazetari_fatmir_bosnja

Gazetari i njohur i Bosnes dhe Hercegovinës, letrari, shkrimtari , publicisti mr. sc. Fatmir Alispahiq bisedoi për portalin “Globalcir.com “ dhe unë e gjeta të arsyeshme që edhe lexuesit e mi të njihen me një njeri të guximshëm i cili mëndimin e tij e çon deri në fund, pa marrë parasyshë se a u pajtua dikush apo jo dhe i cili është gjithmonë kundër “klisheve” të së vërtetës shoqërore. Bisedën e ka zhvilluar kolega Amel Jašarević.

Si zakonisht kohëve të fundit flitet për Turqinë dhe Erdoganin dhe grushtshtetin e ndodhur :” Erdogan bio uključen u pripreme takozvanog ‘državnog udara’ ‘ (Erdogani ka qenë i kyqur në përgatitjen e grushtshtetit), dhe vazhdon se në historinë e grushteteve , ky i 15.Korrikut 2016 në Turqi, ishte një grushtet i pamençur dhe i pa krye. Ta shikoje mënyrën të dukej si një shfaqje teatrale.Ai e poshtëroi dhe turpëroi ushtrinë e cila i ishte gjithmonë kundër , pastaj nën sloganin e mbrojtjes së kombit e eliminoi opozitën, e treta populli turk shpëtoi nga shkeljet me tanke nëpër rrugë dhe pa vrasës e çlirimtar.

Nejse , mua me interesonte mendimi i Fatmir Alispahiqit për Erdoganin dhe Bosnen “Erdogan je Bošnjake brutalno iskorištavao za svoj marketing “ pra Erdogani i ka shfrytëzuar boshnjakët në mënyrën më brutale. Se çka fituan boshnjakët gjatë 15 vjetëve të Erdoganit, ai thotë :’ Tek boshnjakët u paraqit iluzioni donkishotian , grotesk   i cili qëndronte në llogaritjen boshnjake tek popullata 90 milionëshe turke . Dëshirimi me Turqinë i gjatë luftës dhe pas luftës së Bosnes , mandej qëndrimi shumë nënçmues me refugjatet boshnjak në Turqi, për kundër kësaj u paraqit një “Renesancë” tek boshnjakët e ashtuquajtura turkofili. Mjaftuan disa fjalime të Erdoganit dhe u krijua imazhi ‘ babait të brengosur” për kombin tonë . Boshnjakët kurrë nuk kanë pyetur për sinqeritetin turk të tij ; “ Boshnjakëve në Turqi kurrë nuk iu është pranuar gjuha , status ii pakicës, e drejta në identitet .”

Duke e lexuar Fatmir Alispahiqin , më shkonte mendja tek ne në Kosovë kur ai thotë : Ekonomski aspekt lažne turske brige posebna je stranica u ovom teatru. Sve to, pak, ne priječi kritičnu masu Bošnjaka da se identificiraju sa Turcima, jer se tako osjećaju većim, značajnijim, zaštićenijim. A riječ je o tragičnoj iluziji. (Aspekti ekonomik i kujdesit të rrejshëm turk ,është një faqe tjetër e këtij teatri. por fatbardhësisht që shumica e boshnjakëve nuk u deklaruan turq )

Nga Turqia e Erdoganit më së shumti ka fituar politika serbomadhe, si dhe politika turke ndaj Ballkanit. Demireli haptas i përkrahte serbët gjatë agresionit , kishte miqësi me Millosheviqin gjatë kohës së gjenocidit mbi boshnjakët dhe se nuk ka ndërmarrë asnjë hap në mbrojtjen tonë. 

Çka fituam , pyet protagonisti i këtij shkrimi Fatmiri. Asgjë në të vërtetë përveç retorikes neoosmane. Turqia edhe më tutje i ruan interesat serbomëdha me të cilat i forcon pozicionet e veta. Shikoni Sërbia e mohon gjenocidin , ashtu edhe Turqia. Turqia për shkak të gjenocidit të saj mbi armenet , e Serbia për shkak të Republikes Srpska. Turqia i ka bindur vasalet e saj boshnjak që ata ta fusin nën hije viktime boshnjake. I pyetur se a është luks i tepërt që boshnjakët ta lidhin historinë e tyre me atë të ‘osamnlive” Fatmiri përgjigjet: Boshnjakët nuk guxojnë t`i besojnë askujt. Nuk qëndron asnjë arsye racionale që Boshnjakët t`iu besojnë më turqve.

E di , thotë Alispahiq se lehtë e kemi të besojmë që Turqia është miku ynë , dhe që do të na ndihmonte në rast të ndonjë gjenocidi të ri; por ta dimë që këto janë vetëm iluzione të cilat politika turke me aftësi të madhe i ka keqpërdorur duke i mbrojtur interesat serbomëdha . ( Ja znam da je lakše vjerovati da nam je Turska prijatelj, da bi nam pomogla u slučaju novog genocida, ali, to su samo iluzije koje turska politika vješto zloupotrebljava štiteći velikosrpske interese.)

 

Referencat:

http://www.globalcir.com/vest/6755

http://www.bosnjaci.net/prilog.php?pid=45737

fahriu_me_syzet01

Nga: Fahri Xharra, 07.08.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.