Serbia e vogël në Shqipërinë e Madhe

Shkruar nga  Rexhep Torte

rexhep_torteSerbia dhe serbët edhe gjatë vitit 2014 u dëshmuan se ende janë me frymën barbare, vrasëse dhe gjenocidale. Zyrtarët serbë dhe ata rusë në mënyrë të vazhdueshme theksojnë se preferojnë këmbimin e Luginës së Preshevës me Mitrovicën Veriore, gjë që është absurde kur dihet se këto dy territore shqiptare janë okupuar nga Serbia. 
Qubrilloviqi, Garashanini, “Naçertania” dhe Platforma e Akademisë Serbe janë shtyllat kryesore të armiqësisë serbe ndaj shqiptarëve. Paralajmërimi i Beogradit, se me propozim të presidentit Nikoliq është duke përgatitur një projekt i ri për Kosovën, që nuk është gjë tjetër vetëm se manovër diplomatike për t’iu kundërvënë BE-së në paralajmërimin e saj se për Serbinë nuk do të ketë vend në BE përderisa ajo të mos i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe ta njohë atë si shtet. Kapja e shtetasit serb nga policia e Kosovës më 26 dhjetor me 13 kg lëndë shpërthyese me synim për të bërë akte terroriste në Kosovë dhe atentat ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili në fundjavën e këtij viti ka vizituar Prishtinën, është edhe një provë se, përkundër favorizimeve që i japin Serbisë ndërkombëtarët, ajo vazhdon synimet e saj të errëta ndaj Kosovës. 
harta_rexhepitBrohoritjet fashisoide dhe dhuna e ushtruar ndaj futbollistëve të reprezentacionit të Shqipërisë në stadiumin e “Partizanit” në Beograd më 14 tetor 2014 është edhe një provë tjetër e urrejtjes serbe ndaj shqiptarëve. Këtu duhet përmendur edhe jokosekuenca e FIFA-s, e cila, në vend se ta ndëshkojë vetëm reprezentacionin e Serbisë, e ndëshkoi edhe atë të Shqipërisë. Brohoritja e 30 mijë shikuesve në stadium “vritni shqiptarët”, “vdekje për shqiptarët” etj., krijuan një atmosferë trishtuese për futbollistët e Shqipërisë.
Hedhja e fadromit në stadium me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit u bë në kohën e duhur si përgjigje ndaj këtyre brohoritjeve ogurzeza. Pas kësaj të gjithë e shikuam se u sulmuan dhe u goditën fizikisht futbollistët shqiptarë nga ana e futbollistëve serbë e rojeve dhe e policëve në stadium. Është i paargumentuar justifikimi i FIFA-s se, pas kësaj që ndodhi, futbollistët e Shqipërisë duhet të dilnin sërish në fushëlojë për ta vazhduar lojën. FIFA nuk përfill faktin se çfarë mund të ndodhte nëse ndaj futbollistëve të Shqipërisë, në stadium futeshin për të ushtruar dhunë mijëra shikues serbë.
Vizita e z. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë në Beograd, më 10 nëntor, pas kësaj që ndodhi, paraqiti zemërgjerësinë shqiptare. Aleksandër Vuçiqi, kryeministër i Serbisë, tregoi zemërngushtësi prej nikoqiri kur u irritua, pasi Edi Rama artikuloi në fjalën e vet se Serbia duhet ta njohë shtetin e ri të Kosovës në të mirë të tërë rajonit, që është edhe mesazh i BE-së.
 
“Padrejtësitë ndaj Kosovës” 
Miratimi, më 23 prill 2014, i vendimit nga Parlamenti i Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës dhe zgjatja e mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet të tjera, kërkesa për themelimin e gjykatave serbe dhe kërkesa për krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe, janë thikë në shpinë të Kosovës, përkundër lëshimeve që është duke bërë Kosova në favor të serbëve. Kjo gjykatë speciale është drejtuar kundër luftës së drejtë e të ndershme të UÇK-së për t’i mbrojtur shqiptarët nga plumbat e hanxharët serbë dhe ka për qëllim që Kosovën viktimë ta bëjë agresor dhe Serbinë agresore ta bëjë viktimë. Ky është rezultat i qëndrimit proserb të Karla del Pontes dhe të insinuatave dhe gënjeshtrave të eurodeputetit proserb Dik Marti. Ky është rezultat edhe i përkëdheljes dhe lazdrimit që po i bëjnë Serbisë, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të. Ky është rezultat i presionit të padrejtë që i bëjnë Kosovës të veprojë sipas diktatit të tyre. 
Kosova, lidershipi i saj, partitë politike, biznesmenët dhe mërgimtarët kosovarë, në pamundësi që t’i kundërvihen Perëndimit për këto qëndrime të padrejta, është dashur dhe duhet të bëjnë më shumë për demaskimin e Serbisë, duke i përkthyer librat e botuara për dhunimet mizore të femrave shqiptare nga hordhitë serbe dhe duke i shpërndarë nëpër botë. Këta libra do ta kryenin misionin më shumë dhe më mirë sesa qindra diplomatë. 
Deklarata e ish-kryeministrit serb Ivica Daçiq me rastin e hapjes së ekspozitës më 21 dhjetor 2013 në Qendrën për Kulturë në Beograd, me fotografi nga masakrat e ushtrisë serbe ndaj familjes Bogujevci në Podujevë, citoj se “shpreh ngushëllime për viktimat e kryera” është shumë ironike, kur dihet se Daçiqi në kohën e masakrës ndodhej në Shtabin e Millosheviqit. 
Mimoza Lila-Kusari, kryetare e Komunës së Gjakovës, bëri shumë mirë kur në emër të gjakovarëve ia dërgoi mesazhin Ivica Daçiqit që më 7 janar 2014, në ditën e Krishtlindjes, të mos shkelë në Gjakovë, sepse aty u bë një masakër e paparë ndaj njerëzve të pafajshëm dhe se duart e përgjakura nuk mund të shpërlahen aq lehtë sa mendon Daçiqi. Terrori, gjenocidi dhe masakrat serbe tashmë një shekull po i përjeton kombi shqiptar. Ato u dëshmuan edhe me agresionin okupues serb ndaj Kosovës në vitin 1999. Asokohe me tytën e pushkëve dhe të tankeve u vranë afër 15 mijë shqiptarë, u dëbuan afër një milion shqiptarë nga Kosova. Ky agresion serb shkrumboi tërë Kosovën duke djegur mijëra shtëpi, duke vrarë, masakruar e dhunuar mijëra shqiptarë mes tyre edhe fëmijë, pleq dhe gra shtatzëna, duke zhdukur edhe një mijë e tetëqind shqiptarë, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur. Përkundër të gjitha këtyre dëmeve e gjëmave, edhe pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, Serbia, në vend se të kërkojë falje publike dhe ta marrë dënimin e merituar nga bota e civilizuar, ajo nëpërmjet instrumentalizimit të serbëve në Kosovë, jo vetëm se nuk po shfaq pendimin, por ende deklarohet me aspiratat e saj të përsëritura ndaj Kosovës.
Kushtëzimi i serbëve, se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të Kosovës më tre nëntor të vitit që shkoi, pa u hequr simbolet e shtetit të Kosovës në materialet zgjedhore, kërkesa e tyre për krijimin e bashkësisë së komunave serbe dhe thyerja e kutive të votimit nga persona të maskuar serbë në ditën e votimit, kërkesa për themelimin e gjykatave serbe në veri të Kosovës dhe vizitat e shumta të funksionarëve serbë në Kosovë sa herë që ua donë qejfi, dëshmon faktin se serbët janë komb i papërmirësueshëm. Kjo ndodh kur kemi parasysh se në Kosovë jetojnë 5 % e serbëve, duke pasur standarde më të favorizuara për pakicat në botë. Kjo ndodh kur Serbia vazhdimisht i shtyp dhe nuk ua jep të drejtat minimale shqiptarëve autoktonë që jetojnë në Kosovën Lindore ose, siç i thonë ndryshe, në Luginën e Preshevës. 
Të shpresojmë se bashkësia ndërkombëtare dhe Brukseli do ta detyrojnë Beogradin që ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe që të drejtat që i kërkon për serbët e Kosovës tua japë edhe shqiptarëve të Kosovës Lindore. Ekzistojnë shumë argumente të pakontestueshme shqiptare kundër ultranacionalizmit serb. 
 
Serbët duhet të demaskohen më energjikisht 
 
Nuk ka asnjë dokument historik që mund të dëshmojë se shqiptarët kanë okupuar qoftë edhe një metër të territorit të huaj. Përkundrazi serbët janë ata që kanë okupuar më shumë troje shqiptare. Këto janë të vërtetat për tua mbyllur gojën Serbisë, Rusisë e kujtdo tjetër dhe për tua hapur sytë atyre shteteve që u besojnë atyre.
Ne shqiptarët kemi të drejtë dhe obligim moral e kombëtar t’i tregojmë Serbisë se ka qenë e vogël sa një gogël kur ka ardhur në shekullin e gjashtë nga karpatët dhe se është zmadhuar duke përgjakur, vrarë e djegur popuj e troje të huaja e më shumë ato shqiptare. 
Betimi i xhandarmërisë serbe më 28 qershor të vitit 2012 në shënimin e 130 vjetorit të themelimit të saj, në ditën e Vidovdanit, fjalët kërcënuese ndaj Kosovës, përshkuar nga një frymë luftënxitëse e romantike i tregoi mbarë botës se Serbia me lazdrimet që po i bëhen nuk mbushet mend dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë nga rruga e saj gjakatare e vrasëse. 
Deklarata e Vuk Jeremiq, kur ishte ministër i Jashtëm i Serbisë dhe njëherësh kryesues aktual njëvjeçar i Asamblesë së OKB- së dhënë për opinion më 13 korrik të vitit 2012 se, “Kosova mund të pranohet në OKB vetëm mbi trupin tim të vdekur”, është dëshmi tjetër e primitivizmit serb edhe në rrafshin e kulturës të diplomacisë serbe që e njollos edhe atë ndërkombëtare.
Tomisllav Nikoliq, presidenti i Serbisë, nuk ka ngurruar të deklarojë se, “nuk do të lejojmë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”, “po që se Prishtina sulmon dhunshëm veriun e Kosovës, duhet ta ketë parasysh se edhe Serbia mund ta ndjek të njëjtën rrugë për ta kthyer Kosovën”, “Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën”.
 
Argumentet e Kosovës kundër Serbisë
 
Kosova dhe blloku shqiptar duhet të jenë më energjik në pasqyrimin sistematik të çështjes së Kosovës, sepse bota nuk i ka përjetuar në lëkurën e saj mizoritë serbe dhe mbamendja e saj edhe mund të zbehet shpejt. 
Të shumta janë argumentet e Kosovës për të zezat, masakrat dhe tmerret gjenocidale që serbët i kanë bërë ndaj popullit shqiptar. Dëshmitë e pamohueshme historike flasin për gjenocidet e viteve 1878, 1912, 1944 dhe 1999.
Të dhënat historike të pakontestueshme flasin qartë se Serbia ka qenë shtet në miniaturë si sanxhak i Beogradit, dhe se zgjerimi i saj është bërë gjithnjë nëpërmjet okupimeve të trojeve të huaja me vrasje e djegie, e më së shumti të trojeve shqiptare. Këto të dhëna historike i dëshmon edhe Faksimilja e hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, ku shihen qartë kufijtë realë të Serbisë në periudhën e viteve 1804, 1810, 1812, 1815, 1820, 1867 që janë shënuar në brendinë e kësaj harte. Kufijtë e sotëm të Serbisë ku janë përfshirë trojet shqiptare janë arritur vetëm nëpërmjet ekspeditave të përgjakshme serbe ndaj shqiptarëve. 
Në fshatin S… të Kosovës jeton një nënë shqiptare, si edhe mijëra nëna tjera shqiptare zemërplagosura, shpirti i të cilës do të mbetet gjithnjë i trishtuar. Jo pse në luftën e padrejtë që imponuan serbët në Kosovë, ia vranë burrin, djalin, ia përdhunuan para syve vajzën e re, por i bënë edhe gjëmën më të madhe që s’do ta kishte bë as soji i bishave më të tërbuara. I nxorën me hanxhar syçkat e djaloshit tre vjeçar dhe ashtu të përgjakura e të ngrohta e detyruan me forcë që t’i gëlltisë. Këtë ia bënë serbët nënës së urtë e të ndershme shqiptare, si edhe mijëra nënave tjera, të cilat gjithnjë patën në zemër nderin, bujarinë e fisnikërinë, e të cilat asnjëherë nuk ditën as të fyejnë e as të ngucin kënd. Hordhitë ushtarake, policore dhe paramilitare, dogjën e vranë, prenë koka fëmijësh dhe përdhunuan mijëra gra e vajza shqiptare dhe detyruan të shpërngulen më shumë se një milion e gjysmëshqiptarë nga Kosova. Kemi apeluar disa herë, te Shqipëria, Kosova, Liga Shqiptaro – Amerikane, Lidhja Shqiptare në Botë, apo te biznesmenët shqiptarë, që ta financojnë përkthimin në gjuhë të huaja, botimin dhe shpërndarjen sa më parë nëpër botë, sidomos te ambasadorët ne OKB, të librave rrëqethës dhe tepër argumentues të autorëve të Kosovës që dhunën serbe ndaj femrave shqiptare e kanë përshkruar në libra.
Apeli ynë mbetet që Libri “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” i autores Luljeta Selimi dhe dy librat e tjerë të botuara pas saj po nga autoret kosovare, të përkthyera në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht t’u dërgohen sa më parë Ban Ki Munit, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së diplomatëve në OKB dhe tërë lidershipit botëror. Secili që do t’i lexonte këto libra, do të rrëqethej kur do të kuptonte se çfarë krimesh kanë bërë serbët edhe ndaj femrave shqiptare në Kosovë dhe ndaj fëmijëve. Kjo me siguri do të ndihmonte shumë në vetëdijesimin e opinionit botëror që të kuptonin dhe ta forconin bindjen e tyre për të qenë në anën e shtetit të ri të Kosovës, në anën e të vërtetës, në anën e shqiptarëve.
Ja disa shembuj nga libri i Luljeta Selimit: “Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. 
Një nga mjeket deklaron: “Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët i kishte të gërvishtura dhe mes dy gjinjve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera: “Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”. “Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë më radhë”. “Djalit dyvjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”. “Më dhunuan para syve të nënës”. “Më dhunuan e ma prenë gjirin”. “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”. “Me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim. “Më detyronin t’i shikoja femrat që po i dhunonin me radhë”. “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dara”. “Motrën e mbytën me kondak të pushkës”. “14 vjeçarja u dhunua në borë”. “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hodhën në pus”. “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”. “Në muajin e tetë të shtatzënisë më përdhunoi para vjehrrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëmijën e vdekur”. “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”. “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale”.
Këto janë disa sekuenca të mizorive serbe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, duke mos harruar 15 mijë shqiptarë të vrarë, djegiet, varrezat masive dhe 1850 të zhdukurit, për të kuptuar më mirë se çfarë mizorish kanë kryer ata edhe në gjenocidet më të hershme ndaj shqiptarëve. Kështu është zgjeruar Serbia në dëm të territoreve shqiptare. 
Ministrat e diplomatët shqiptarë le t’i vazhdojnë takimet dhe lobimet për Kosovën, por gjithsesi gjatë takimeve nëpër botë është më se e domosdoshme që bashkëbiseduesve të tyre tu lënë edhe nga një libër të përkthyer të autoreve kosovare për dhunimet serbe në Kosovë. Kjo me siguri do të shërbente si argument i fuqishëm që të huajt t’i kuptojnë më së miri barbaritë e ushtrisë dhe policisë serbe ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë. Këto janë të vërtetat për tia mbyllur gojën Serbisë dhe për t’ua hapur sytë atyre që u besojnë gënjeshtrave serbe. Serbia i ngjan një gjarpri helmues, të cilit po nuk ia shtyp mirë kokën. Ai sërish ngjallet për të kafshuar.
Shperndaje ne
Updated: 5 Janar, 2015 — 17:32

The Author

Rexhep Torte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.