Arti dhe Kultura Kombëtare: ME FOTOGRAFEN E RE, NERINA TOÇI…

Toci_Nerina_3

(Një ftesë për Ekspozitën e saj në kryeqytet, në “Ak Art Gallery”)

I.

Këto ditë, administratorja e “Ak Art Gallery”, Vjollca Kuçana shpërndau këtë njoftim:

“Kemi kënaqësinë t’u ftojmë në Ekspozitën vetjake me fotografi, nga fotografja Nerina Toçi. Ekspozita hapet në “Ak Art Gallery”, që ndodhet në Supermarketin “Concord”. Rruga “5 Maji”-Tiranë, më 17 gusht 2016, ora 19.00

Nerina është me banim në Itali dhe vjen pr herë të parë në vendlindjen e saj, Tiranë, pranë artdashësve shqiptarë, me një ekspozitë vetjake, me 30 fotografi.

Ajo ka lindur në Tiranë, më 21 janar 1988 dhe shkoi ne Sicili – Itali në një moshë të vogël, ku dhe jeton e punon, aktualisht. Fillimet e saj në fushën e artit i ka si modele, Por, duke nisur nga viti 2015 dhe në vazhdim, iu kushtua fotografisë. Parapëlqen fotografitë bardhezi. Në fokusin e fotove të saj janë objektiva nga me te ndryshmet dhe të larmishme, në jetën e përditëshme.

Në vitin 2015, ajo ka sfiluar në koleksionet: “La donna invisibile”, “Interior intimo meo” dhe “Kermesse d’Arte”. Ne vitin 2016, Nerina ka hapur ekspozita vetjake, me tituj si: ” Tà aphrodìsia”, “La fotografia media i conflitti”, “Nuk bëhet”, “Tra le pieghe”. Janë koleksione “Passaggi”.  Tashmë, fotografja Nerina Toçi po punon me një projekt të ri fotografish”.

tociFoto_artistike...

“Mjegull”…Një nga fotot, me autore Nerina Toçin.

 II.

Megjithëse më lart janë disa informacione për Nerina Toçin dhe punën e saj, unë zhvillova me të një bisedë të shkurtër, të cilën po e publkoj më poshtë…

 1.Kur të lindi dëshira pr fotografinë dhe a e mban mend foton e parë, që ke bërë?

-Une kam pasur gjithmonë pasion fotografinë, por nuk kam bërë asnjë fotografi, si të them profesionale, përpara vitit 2015.

 2.Cila është tematika kryesore e fotografive tua, në përgjithësi, po e Ekspozitës, që do të hapësh më 17 gusht, në Tiranë

-Mendoj se titulli i Ekspozitës e tregon më së miri temën e fotograive të mia, pra “Imazhi është e vetmja kujtesë, që unë kam”. Si fillim, kam fotografuar veten time, sepse kisha një kujtim, që më shoqëronte dhe që s’e kisha përjetuar më parë. Më pas, fillova të fotografoj edhe njerëz të tjerë, sepse e ndieja që kisha diçka të perbashkët.

 3.Çfarë të tërheq më shumë gjatë fotografimeve tua: njeriu, natyra, dukuritë shoqërore apo?…

-Në fotografitë e mia më tërheq më shume pylli, sepse më duket si vendi i përrallave. Më pëlqejnë vendet e virgjëra, si dhe vendet ku gjithçka është e mbushur me objekte.Kërkoj vazhdimisht në fotot që bëj harmoninë ndërmjet vendit, ku ato bëhen, njerëzve, vetes sime dhe objekteve, qe më rrethojnë.

4.Si e parashikon të ardhmen tënde, në këtë fushë të bukur të artit?

-Kam në program projekte për disa ekspozita me fotografi, që shpresoj t’i përfundoj me sukses.Kam mbaruar gjimnazin dhe dëshiroj të theksoj që, ajo çfarë mund të bëj në të ardhmen. nuk ka asnjë ndikim në artin e fotografisë…Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

5.A ke përgatitur ndonjë album, me fotografitë, që ke realizuar ti?

-Ende jo!…

 6.Çfarë të tërheq më shumë gjatë fotografimeve tua: njeriu, natyra, dukuritë shoqërore apo…?

-Nje pyetje interesante…E shoh veten time si një përcjellëse emocionesh,që me anë të fotografive të mia të shprehem e të arrij te njerëzit. Fillimisht, e njihja pak fotografinë, por më pëlqenin më shumë imazhet e kinemasë.

7.Në fund, a dëshiron të shtosh diçka tjetër, në përgjithësi dhe për Ekspozitën, që do të hapësh në “Ak Art Gallery” të kryeqytetit tonë?

-Eshtë hera e parë që po sjell artin tim nëpërmjet fotografive, në vendin tim të lindjes, në Tiranë. Shpresoj që fotot të pëlqehen dhe të ketë interes te publiku shqiptar. I falënderoj me zemër organizatorët e kësaj veprimtarie dhe mirëpres sa më shumë vizitorë, të cilëve do t’u jem mirënjohëse. Edhe ju, faleminderit për këtë Bisedë modeste, që zhvilluam bashkë!

Murat_gecaj

Nga: Prof.Murat Gecaj
Publicist e studiues-Tiranë
Më 12 gusht 2016

 

Shperndaje ne

The Author

Dr. Murat Gecaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.