Argumentet shqiptare kundër ultranacionalizmit serb

Shkruar nga Rexhep Torte

rexhep_torteSa herë që Serbia të ngrejë pretendimet e saj të pabaza ndaj shtetit të Kosovës, ne shqiptarët kemi të drejtë dhe obligim moral e kombëtar t’i tregojmë Serbisë se ka qenë e vogël sa një gogël kur ka ardhur në shekullin e gjashtë nga Karpatet dhe se është zmadhuar duke përgjakur vrarë e djegur popuj e troje të huaja e më shumë ato shqiptare.

Betimi i xhandërmarisë serbe më 28 qershor të këtij viti në shënimin e 130 vjetorit të themelimit të saj, në ditën e Vidovdanit, fjalët e tij kërcënuese ndaj Kosovës, përshkuar nga një frymë luftënxitëse e romantike i tregoi mbarë botës se Serbia me lazdrimet që po i bëhen nuk mbushet mend dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë nga rruga e saj gjakatare e vrasëse. Me shprehjet e betimit të xhandarmërisë serbe se, “Pa Kosovën nuk ekziston as populli im serb. Pa Kosovën nuk ekziston Serbia ime. Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë. Popull serb, vëllezër e motra

Betohem para Zotit. Do të fitoj me nder apo do të vdes. Për nderin tim. Për origjinën time. Për familjen time.

Për Serbinë time…”, Serbia dhe serbët dëshmuan edhe njëherë ultranacionalizmin e tyre në dëm të shqiptarëve autoktonë të Kosovës. Kanë kaluar më shumë se dhjetë vite që kur u çlirua Kosova nga Serbia dhe tashmë është shpallur Shteti i Kosovës të cilin gjer tani e kanë njohur 91 shtete të botës. E vërteta është gjithsesi në anën e shqiptarëve, Megjithatë Kosova dhe blloku shqiptar duhet të jenë më energjik në pasqyrimin sistematik të çështjes së Kosovës, sepse bota nuk i ka përjetuar në lëkurën e saj mizoritë serbe dhe mbamendja e saj edhe mund të zbehet shpejt. Të pavërtetat e turpshme sistematike të Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës, tregojnë qartë sa duhet punuar ndërkombëtarisht për të treguar se si Serbia e vogël është futur në Kosovën e madhe.

Të shumta janë argumentet e Kosovës për të zezat, masakrat dhe tmerret gjenocidale që serbët i kanë bërë ndaj popullit shqiptar. Dëshmitë e pamohueshme historike flasin për gjenocidet e viteve 1878, 1912, 1944 dhe 1999. Të dhënat historike të pakontestueshme flasin qartë se Serbia ka qenë shtet në miniaturë si sanxhak i Beogradit, dhe se zgjerimi i saj është bërë gjithnjë nëpërmjet okupimeve të trojeve të huaja me vrasje e djegie, e më së shumti të trojeve shqiptare. Këto të dhëna historike i dëshmon edhe Faksimili i hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, ku shihen qartë kufijtë realë të Serbisë në periudhën e viteve 1804, 1810, 1812, 1815, 1820, 1867 që janë shënuar në brendinë e kësaj harte. Kufijtë e sotëm të Serbisë ku përfshihet edhe Kosova, janë arritur vetëm nëpërmjet ekspeditave të përgjakshme serbe ndaj shqiptarëve. Në fshatin S… të Kosovës jeton një nënë shqiptare, si edhe mijëra nëna tjera shqiptare zemërplagosura, shpirti i të cilës do të mbetet gjithnjë i trishtuar. Jo pse në luftën e padrejtë që imponuan serbët në Kosovë, ia vranë burrin, djalin, ia përdhunuan para syve vajzën e re, por i bënë edhe gjëmën më të madhe që s’do ta kishte bë as soji i bishave më të tërbuara. I nxorën me hanxhar syçkat e djaloshit tre vjeçar dhe ashtu të përgjakura e të ngrohta e detyruan me forcë që t’i gëlltisë. Këtë ia bënë serbët nënës së urtë e të ndershme shqiptare, si edhe mijëra nënave tjera, të cilat gjithnjë patën në zemër nderin, bujarinë e fisnikërinë, e të cilat asnjëherë nuk ditën as të fyejnë e as të ngucin kënd. Hordhitë ushtarake, policore dhe paramilitare, dogjën e vranë, prenë koka fëmijësh dhe përdhunuan mijëra gra e vajza shqiptare dhe detyruan të shpërngulen më shumë se një milion e gjysmë shqiptarë nga Kosova.

Kemi apeluar disa herë, te Shqipëria, Kosova,Liga Shqiptaro – Amerikane, Lidhja Shqiptare në Botë, apo te biznesmenët shqiptarë, që ta financojnë përkthimin në gjuhë të huaja, botimin dhe shpërndarjen sa më parë nëpër botë të librave rrëqethës dhe tepër argumentues të autoreve kosovare që dhunën serbe ndaj femrave shqiptare e kanë përshkruar në libra. Apeli ynë mbetet që Libri “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” i autores Luljeta Selimi dhe dy librat e tjerë të botuara rishtas po nga autoret kosovare, të përkthyera tu dërgohen sa më parë Ban Ki Munit- kryetarit të OKB-së diplomatëve në OKB dhe tërë lidershipit botëror. Secili që do t’i lexonte këto libra, do të rrëqethej kur do të kuptonte se çfarë krimesh kanë bërë serbët edhe ndaj femrave shqiptare në Kosovë. Kjo me siguri do të ndihmonte shumë që të kuptonin dhe ta forconin bindjen e tyre për të qenë në anën e shtetit të ri të Kosovës, në anën e të vërtetës, në anën e shqiptarëve. Ja disa shembuj nga libri i Luljeta Selimit, “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishn futur rërë, këmbët i kishte të gërvishtura dhe mes dy gjinjve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”.

Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Më dhunuan para syve të nënës”, “Më dhunuan e ma prenë gjirin”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “Me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim, “Më detyronin t’i shikoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me darë , “Motrën e mbytën me kondak të pushkës”, “14 vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hodhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzënisë më përdhunoi para vjehrrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale”….

Këto janë disa sekuenca të mizorive serbe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, duke mos harruar mijëra e mijëra të vrarët, djegiet, varrezat masive dhe afër dy mijë të zhdukurit, për të kuptuar më mirë se çfarë mizorisht kanë kryer ata edhe në gjenocidet më të hershme ndaj shqiptarëve. Kështu është zgjeruar Serbia në dëm të territoreve shqiptare. Ministrat e diplomatët shqiptarë le t’i vazhdojnë takimet dhe lobimet për Kosovën, por gjithsesi gjatë takimeve nëpër botë është më se e domosdoshme që bashkëbiseduesve të tyre tu lënë edhe nga një libër të përkthyer të autoreve kosovare për dhunimet serbe në Kosovë. Kjo me siguri do të shërbente si argument i fuqishëm që të huajt t’i kuptojnë më së mëri barbaritë e ushtrisë dhe policisë serbe ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë. Nuk ka asnjë dokument historik që mund të dëshmojë se shqiptarët kanë okupuar qoftë edhe një metër të territorit të huaj. Përkundrazi serbët janë ata që kanë okupuar shumë troje shqiptare. Këto janë të vërtetat për tua mbyllur gojën Serbisë, Rusisë e kujtdo tjetër dhe për tua hapur sytë atyre shteteve që u besojnë atyre. Serbia i ngjan një gjarpri helmues, të cilit po nuk ia shtype mirë kokën, ai sërish ngjallet për të kafshuar.

Shperndaje ne
Updated: 5 Janar, 2015 — 17:33

The Author

Rexhep Torte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.