Hakmarrja e Ahmet Zogut: Shtypja e Zonës së Lirë të Junikut, rezistencat e forta të forcave të Azem Galicës, Hasan Prishtinës edhe Barjam Currit

pashiq-toptani_zogu

Për Zonën e Lirë të Junikut është folur shumë pak duke dashur ta shuajnë nga historia këtë ngjarje turpi mes shqiptarëve. Ka zëra që i duan kryengritësit që vepronin brenda kësaj zone si ‘bashkpuntorë të Serbisë’ pasi, për ata, kryengritësit lozën lojën e Serbisë me veprimet e tyre. Siç duket këto zëra duan të justifikojnë një nga turpet e mëdhaja që kanë ndodhur nga vetë shqiptarët.

Zona e Lire e Junikut u krijua në vitin 1921 pas rezistencës të fortë kosovare që kundërshtonte futjen nën kufirin Jugosllavë. Ishte po kjo rezistencë e fortë e forcave të Azem Galices, Hasan Prishtinës edhe Barjam Currit e cila do e detyronte Lidhjen e Kombeve të shpallte neutralitetin në këtë zonë,  deri në marrjen e një vendimi për përcaktimin e kufijve.

Për patriotët shqiptarë Zona e Lirë e Junikut ishte një rastë    i mirë për ti treguar Lidhjes së Kombeve të korrigjoj gabimet e veta. Ky korrigjim nuk mund të vinte duke ndenjur pavepruar pasi të gjitha instancat europiane të kohës kishin dhënë prova që nuk e përkrahnin të drejtën e shqiptarëve për të jetuar në një kombë.

Ishin pikërishtë kryengritjet ato që do e detyronin Lidhjen e Kombeve që të krijonte Zonën e Lirë të Junikut ndaj edhe një vazhdimësi kryengritjesh më në brëndësi të Kosovës mundë të krijonte situata akoma më të favorshme për shqiptarët.

Në Shqipëri dominonte Ahmet Zogu në këtë kohë. Natyrisht që ai ishte i lidhur me serbët edhe merrte urdhëra nga ata. Këto lidhje të Ahmet Zogut nuk mund të lejonin ndakortësimin e shqiptarëve në një frontë edhe në një trysni të përbashkët që Lidhja e Kombeve ta favorizonte më shumë faktorin shqiptarë. 

Ahmet Zogu i kishte llogaritë e hapura me Jugosllavinë që nga kohët kur familjarisht, Esat Toptani edhe Bashkim Zogu, ishin bashkpuntorë të devotshëm të serbëve. Bashkpunimi i Ahmet Zogut me serbët u provua në vitin 1924 kur ata e sollën në pushtet.

Urrejtja e perjetshme e patriotëve me Ahmet Zogun do shkaktonte përplasje frontale pasi, siç duket, Zona e Lirë e Junikut kishte armiq nga të dyja anët. Në Janarin e vitit 1923 Ahmet Zogu do të urdhëronte Prenk Jakun të ndërrmerte një ofensive të ashpër ushtarake kundër Zonës së Lirë të Junikut.

Patriotët shqiptarë do urdhëronin tërheqjen nga Juniku që të mos ndodhte vellavrasja. Forcat e Prenk Jakut do hynin në Junik në fund të Janarit edhe pas dy ditësh do ua dorzonin Junikun forcave serbë të cilat do kryenin raprezale të dhunshme kundër popullsis civile duke djegur e vrarë. Lidhjes së Kombeve u kalua idea se kë vendim duhej të merrte për kufirin. Kaq punë  të mire antishqiptare  nuk mund ta bënte as vetë Serbia

Jemi të drejte edhe trima ne shqiptarët?! I kemi ngritur një bustë Ahmet Zogut në një nga qendrat e Tiranës.

Sa turpë!!

Altini_Kocaqi_autor

Shperndaje ne

The Author

Altin Kocaqi

3 Comments

Add a Comment
  1. Hakmarrja e Ahmet Zogut:Shtypja e zonës së lirë të Junikut,e
    rezistencat e forta forcave të Azem Galicës,Hasan Prishtinës
    dhe Bajram Currit;heu,tek çdo popull-komb,qe nuk mësojnë nga
    historia;pësojmë përherë,na perseritej,tersenvritej,o,prap se
    prap historia,ore mizoria;masakrat dhe kasaprat nga partia dhe
    tradhtia;nga kasapët dhe satrapët;qe do bejnë,ngrejnë tregti o
    oh,gërdi,kërdi;me popull kombin,duke na sjellur,pështjellur or
    deri në gjenocidalë,etnocidalë;më fatalë,më katastrofalë;oh,or
    gjër në kanibalë,këso,pëso,o,qani malë,katastrofalë,nuk ngopën
    as nuk kopën,kurrë nga kjo gurrë;gjak o prag Shqiptari,ouu,me
    gjak o prag Shqiptari;kur një refugjat luftë nga Kosova-USA.o,
    pas tri vjet qendrimin,ai kaloi provimin dhe,u bë shtetas USA.
    edhe,kur nxori pashaportën USA.në te shkruante,se si shtetas i
    RSFJ.i nervozuar,qe më nuk ekzistonte RSFJ.edhe për shkak të
    luftës katastrofale,më kaniablë,ai bashkë gadi mbi 80% popull
    shqiptarë,të përzenë me dhunë nga trojet tona shekullore;edhe,
    ai e këthej pashaportën e USA;kur e pyetën pse na ke kthyer Ne
    pashaportën,a ky po tregon:-Ju falemnderit USA.dhe NATO edhe
    mbarë botës demokratike,qe na ndihmuan,por,Ne,refugjat luftë,
    mu nga Serbia fashiste-dhuna luftë na përzuri nga trojet tona,
    pra,as nuk jam shtetas i RSFJ,dhe as nuk jam shtetas i Serbisë
    por,jam shtetas i Kosovës;-po USA.ende nuk e kemi njohur pava-
    rësinë e Kosovës;atëherë mund të shkruani shtetas i Shqiperisë
    -nuk ljeohej,se Ju nuk jeni bashkur me Shqipërinë;dhe,nga dep-
    artamenti i Pasaportave po më pysin;cila është vendlindja jote
    eh,tani e shkrova,se vendlindja ime është Drenica;edhe,më të
    vertetë,atëherë qe ende USA.nuk na kanë pasë njohur,pashaportë
    timin atëhëherë shkruante,qe jam shtetas i Drenices;eh,kur për
    herë të parë pasluftë vizitoja atdheun tim,Kosovën,kur e panë
    pashaportën ca rusë në aerodrumin e Prishtinës,ata për hata o
    veç terfatnin,dhe po pyesin:-Kur USA.kanë njohur pavarësin e
    Drenicës si shtet;a,unë iu përgjegja:-Tani për nderë mu tek
    Krylegjëndës mbarë njerëzore,dhe mbarë botërore,Adem Jasharit;
    USA.për fillim na njohën pavarësinë shterore të Drenicës;por,o
    tani do ta njohin pavarësinë e Kosovës,dhe,frik do ta njohin o
    more,ore,pavarësinë dhe bashkimin mbarë Kombëtarë edhe ah,ore,
    mbarë Shqiptarë!.Ou,kot e kanë këta për hata,trutharë,zuzarë;
    nën korrupcion o horrukcion,se nuk kanë çarë,mbarë kombëtare,o
    mbarë ndërkombëtare,për ribashkimi e ritrashëgimin mbarë troje
    hoje terë Shqiptarrisë,ore,shkripka vërrisë;o,çdo kembë edhe o
    çdo pëllembë,more çdo shkëmb;ësht terë i larë dhe,shpëlarë nga
    gjaku e pragu mbarë kombëtare ouuu,mbarë Shqiptare;a për fund
    o pa mund;-Poshtë trdhëtia,ah,rroftë e qoftë mbarë Shqiptaria!
    Të fala një refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njëri o,nga
    dhjeta milionë,gadi terë Shqiptaria,terë zënë,përzënë,me dhunë
    e furtunë,qe na pëzunë molkotë oh,glogotë Shqiptarie;këso,pëso
    banda,tranda terroriste,ferrorpiste,qe kurrë më në këte gurrë
    mos të kthehëmi,as të prehëmi,as për varre,as për zjarre tona,
    zona shteg baba shteg,brengë shkaba breng shkripka vërrie,ouu,
    mbarë Shqiptarie!!.

  2. Shqipetaret Jane popull trim,patriote te medhenj,vdesin pa problem per flamur,por kur vjen fjala per te vene piken tek i,byth…….at e kombit,spiunat,tradhetaret,te korruptuarit etj,nuk duan qe vendi i tyre te bashkohet dhe te komandoje si dikur,ankohen ke shkerdhatat serb dhe te kriminelat grek,genjehen per pes lek dhe fillojn e vrasin patriotet e vendit.te GJITH e dime qe ahmet zogolli hyri ne Tirane me njezetmije ushtare Serb,kanceri i ballkanit,dhe u vetshpall Mbret i Shqiptareve,Para atij e kish bere Esat Toptani,i cili me ushtri Serbe shtypi kryengritjen e Shqiperis se mesme,si ka mundesi qe te ashtuquajturat qeveri shqiptare te diteve te sotme kerkojn me cdo kusht te reabilitojn keta te shitur ke armiqt numero nje te popullitShqiptar??? A do vij nje dite qe te lind nje udhheqes qe te mendoj per kombin Shqiptare??? O bashkatdhetare sipas meje duhet te veprojm si ne France te ngrihemi dhe te bejm nje pastrim te mire te vendit nga keto te shitur,nga keto drogaxhij nga keto mafioze.vetem me nje revolucion alla francese,Shqiptaret mund ta fitojn dinjitetin e tyre ne bote…!!!???

  3. Nuk arrij ta kuptoj si presidenti i Shqiperis ka lejuar vendosjen e monumentit te Ahmet Zogut ne Tirane.
    Por mesa duket edhe ai vete nuk e dine historin e ketij kombi. Eshte per te ardhur vertet keq qe ne kete vend nderohen tradhtaret nga kta injorant qe ne kemi vendosur “sipas tyre” qe te na qeverisin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.