Emri ‘Pellazgë’ sot i urryer për qarqet akademike shqiptare…

cabej_pellazget

Akademikët kundër shkencës dhe çështjes pellazgjike

Në ndryshin nga bota e shkencës perendimore si edhe nga Rilindja Shqiptare, sot per sot, emri ‘Pellazge’ është aq shumë i urryer në qarqet akademike shqiptare saqë duket hapur se ka një luftë të ashpër midis akademikeve edhe ekzistencës së emrit Pellazgë!! Përse? A nuk është ky një veprim antishkencorë? Në cilën gërëm të shkrimit akademik shkruhet se ‘lejohet nxjerrja e përfundimve shkencore pa kryer asnjë studim mbi çështjen për të cilën deklarohesh?

Kësaj radhe do me duhet të përmend edhe emra për të mos mbetur e pa andresuar kritika. Unë nuk e di në se, profesori i nderuar edhe atdhetari i zellshëm, z Pellumb Xhufi, ka kryer ndonjë studim të tijin mbi çështjen Pellazgjike. Ajo që di unë është se shkenca bazohet tek shkrimi akademik, ndaj profesori i nderuar, me parë se të deklaroj antipati për ‘librat me Pellazgët’ duhej të kryente një studim akademik të tijin ku mes të tjerave duhej të merrte në shqyrtim edhe këto pika:

I. Të shtronte çështjen në rrugë shkencore duke sjellë në kujtesën e lexuesit gjithëçka që është shkruar në rrugë akademike për Pellazgët.
II. Të rrëzonte studimin e G von Hahn që nuk është prekur nga askush deri më sot.
III. Të kërkonte ekzistencën e lidhjeve mes shqipes edhe paragreqishtes në mbetjet origjinale të gjuhës paragreke, sipas udhezimit të Çabejit, ‘Hyrje në historinë e gjuhës shqipe I, 2008, f 90-91’. Të provonte se nuk ekzistojnë këto lidhje që sipas Çabejit ‘ e lidhin shqipen me Pellazgët e pellazgjishten’
IV. T’i tregonte të gjithë dijetarëve perëndimorë se ata gabojnë kur e quajnë mbishkrimin e, shek VI para Kr, Limnos si mbishkrim Pellazgjikë.
V. T’i tregonte Herodotit se ai nuk i njohi nga afër Pellazgët në Dodonë edhe në Cortona.
VI. T’i tregonte Thukididit se ai gabonte kur thoshte si i njihte Pellazgët e Limnos si familjarë me ata të Malit Atos edhe spartianët e Lakedemonias.
VII. T’i tregonte Strabonit se edhe ai gabimishtë i komfirmonte të thënat Herodotit edhe Thukididit.

Akademizmi nuk do mbaronte këtu! Përfundimet e nxjerra do i nënështroheshin kritikës akademike edhe nga aty do varej qendrueshmëria e tezës së re qe do kishte ngritur z Xhufi në rastin tonë. Kjo është shkenca. Ky është shkrimi akademik që z Xhufi, si akademik e shkel me të dyja këmbët.

Mora si shembull profesorin e nderuar pasi më tej niveli akademik bie deri në nderhyrje showman – ësh si ato të Kryetarit aktual të Akademisë apo Faik Drinit dhe Neritan Cekës, të cilët janë mundur turpërisht nga Univesrsiteti i Sorbonës që po u jep doktoratura studiuesve që këta i dëbuan nga Shqipëria me sjelljen e tyre…apo kemi akademizëm më të mirë se Sorbona?

Prova shkencore e lidhjeve mes shqipes edhe pellazgjishtes:

Altini_Kocaqi_autor

 

Shperndaje ne

The Author

Altin Kocaqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.