Lajm i Madh: Gjenden gjurmë pellazgjike në Tomorr
Më dt 21/ 08/ 2016 u nisëm drejt fshatit Bargullas për të parë nga afër disa të dhëna të sjella nga historiani Perikli Ikonomi për ekzistencën e toponomastikës si ‘Bregu i Koronit’ apo ‘Qafa e Dodonit’ , Kroi i Vitalenit edhe më tej Shkembi i Larë (që quhet Shkëmbi i Dodonës)
Nën shoqërin e studjuesit Valter Koxhaj shkuam të filmonim, për llogari të ‘Alpo Rtv’, për te realizuar një dokumentarë me tematike nga ekzistenca e gjurmëve pellazgjike rrëzë malit të Tomorrit.
Kalaja e Koronit gjendet në anën perëndimore të fshatit Bargullas edhe ruan akoma një emër shumë të vjetër si ai i “Kurorës’’, Atit të Perëndive, sipas Mitologjis. Emri i Koronit ruhej, ashtu si na e tregonte edhe Perikli Ikonomi, bashkëme emrat ‘ Kalaja e Koronit, Bregu i Koronit, Bregu i Kishes se Koronit’. Në Bargullas kishte ende edhe familje që mbanin mbiemrin ‘Koroni’.
Guret poligonalë që njihen si gurë pellazgjike gjendeshin në Kalanë e Koronit ndërsa qeramika e zezë, që shquhet për vjetërsin e saj, gjendej kudo në të gjithë shtrirjen e kalas.
…… Gjatë udhës për në kthim ne ramë rastësisht mbi një qeramike të coptuar e te shperndarë, kur krejt rastesisht, studiesit Valter Koxhaj i shkuan sytë tek ‘një nga simbolet e lidhura shpirtërisht prej kohësh’: simboli i Diellit Pellazgjik, me tetë rreze, i cili shoqëron prej shekujsh botën e ‘aktorëve pellazgjikë’.
Ky simbol është dokumentuar edhe nga Dhimitër Pilika, ‘Pellazgët origjina jonë e mohuar, Tiranë 2005, f 93’, si simbol pellazgjik në zonën e Pirros së Epirit.
Po ashtu në një monedh tjetër shfaqet Aleksandrin i Madh nga njëra anë edhe Zeusi Pellazgjik nga ana tjetër. Zeusi shfaqet me Diellin me tetë rreze, ashtu si simboli në vulën që z Koxhaj gjeti rastësisht mbi tokë pranë ‘një vendi’ me qeramike të shpërndarë.
Ekzistenca e kësaj vule në Malin e Tomorrit risjellë në kujtesën e studiuesëve që e nënvleftësojnë historinë e vjetër të kësaj zone, historinë pellazgjike, që u provua nga perendimoret, u nderua nga Rilindasit edhe urrehet kaq shumë nga akademiket e sotit.