Me 26 Gusht , Shkupi do të flet shqip si duhet!

Nene_tereza_shqiptare_shkup“Presidenti Amerikan Bill Klinton, nё qershor tё 2002 u shpreh: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani ta due Kombin Shqiptar dhe tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.  

“E, nuk janë aq pak sa kujtojmë na, Ata që besojnë tek Mrekullia e Nanë Terezes, janë miljona njerëz të mjeruem…Që, kanë provue e provojnë çdo ditë lumninë e lutjes së Saj! “E koha do të provojë se e Shejtnueshmja Nanë Tereza asht Guri i Parë i thëmelit të Lirisë së Shqipnisë dhe Kosovës, nga pushtuesit shekullorë..”

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni (SHHSHM), me rastin e 106 vjetorit të lindjes së  Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, dhe në prag të shenjtërimit të saj, organizon ekspozitën “Shenjtorja nga Shkupi- letërkëmbime”. 26. 8. 2016 (e premte) në Galerinë Kombëtare të Arteve në Shkup .

“Të gjithë e dinë së Gonxhe Bojaxhiu alias Nënë Tereza lindi në mes në Shkupit, në shtëpinë ku tani ka vetëm një pllakë përkujtimore që tregon se aty ka lindur kjo Nënë e të gjithë botës dhe që tanimë është paraparë të ndërtohet një hotel në stilin barok. Por, radhë kush e di, se ajo shtëpi ka qenë edhe pronë e Gonxhes, që kur ajo i ka pas 9 vjet” – shkruante gazeta “Lajm “

Ekspozita ,pra do të jetë disa ditë para shenjtërimit , me rastin e 106 vjetorin e lindjes së saj. Do të shfaqen dokumente të pa zbuluare deri më sot . Shkupi do të flas vetëm shqip .

Historiani Skënder Hasani, tashmë me detyrën drejtor i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve është ai që e ka gjetur këtë dokument të rëndësishëm historik.

“Na mbetet neve shkencëtarëve të Institutit që ta shtjellojmë dhe hulumtojmë rininë e Nënë Terezës. Jo rastësisht gjatë hulumtimit tim në arkivin e Maqedonisë, rastësisht kam gjetur një dokument me vlerë të madhe historike që është një argument për ditët e sotme që i përket rinisë së Nënë Terezës.- thotë Skender Asani.

Kur Nënë Tereza në vitin 1928 u nis për në misionin e shenjtë, iu desh që të shlyente gjithë pasurinë e saj dhe ja me këtë dokument që ai ka zbuluar, ajo ia fal shtëpinë nënën se saj, Dranes. “Ajo shtëpi në qendër të Shkupit përveç që ka lind nënë Tereza ka qenë edhe në pronësi të saj”, thekson Hasani. Me anën e ekspozitës  historiani  Hasani  kërkon unitet të shqiptarëve dhe njoftimin e botës me origjinën e saj .

gazeta_dhjetor_1932

Kështu shkruan murgesha Tereza shoqeve të saja të dikurshme në Shkup:  “Vapa e Indisë thjeshtë të djeg. Kam përshtypjen se kur jam duke ecur, nën këmbët e mia gjendet zjarr, nga i cili më digjet i tërë trupi. Kur ndihem shumë keq, ngushëllohem me mendi¬min se në këtë mënyrë shpëtohet shpirtrat dhe duhet  duruar gjëra  edhe më të rënda. (* A text writtch in the magazine “Blagovijest” of the catholics of Southern Serbia in the Yugoslav Kingdom, December 1932. )

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se “me marrjen e Çmimit “Nobel” nga Nënë Tereza, u vulos virtyti i njohur i shqiptarëve ndër shekuj, por që bota nuk e kishte njohur. Ne po mundohemi me të gjitha mundësitë që t’i dalim borxhit Nënë Terezës për aktivitetin e saj human, por edhe kombëtar, sepse ajo doli nga Shkupi dhe mes saj ne dëshmojmë për autoktoninë tonë iliro-shqiptare”. Kurse, biografi personal i Nënë Terezës, Don Lush Gjergji, tha se “ne si shqiptarë e kemi një trashëgimi të pasur kulturore dhe shpirtërore nëpërmes Nënës Terezë, sepse bota na njohu në thelbin e asaj çka vërtet ne jemi si popull iliro-shqiptarë, me një histori, traditë dhe kulturë shumëshekullore, me figura të mëdha për të cilat bota na ka lakmi”.

Data 4 shtator do të shënohet në Kalenderin Apostol si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës. Më 17 dhjetorin e kaluar Papa Francesko ka firmosur dekretin për njohjen e mrekullisë së kryer nga Nënë Tereza në shërimin e plotë nga një tumor në tru, në gjëndje mjaft të avancuar, të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit.

Më 19 tetor të 2003 Papa Gjon Pali i II e shpalli Nënë Terezën të “E lume” e sipas rregullave të së drejtës kanonike festa e saj kremtohet cdo vit më datën 5 shtator .

fahriu_yne

Fahri Xharra, 22.08.16
Gjakovë

 

Shperndaje ne
Updated: 23 Gusht, 2016 — 16:50

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.