E pifshi për shnet! Mos u ngopshi aromë atdheu!

Askush s’është aq i ngopur, sa të mos ketë nevojë për dashuri!

Ngrej këtë kupë, sonte , para fundmotit 2014-të, për lindje të foshnjave: Zemrën Kosovë, Shpirtin Shqipëri! Le të thithin me afsh në gjinj nanash amazone: Pak shpatë Gjergji! Pak Lezhë! Pak Krujë! Pak Vlorë! Pak Prekaz! Pak Kaçanik! Pak Çamëri!

Pak UÇK! Pak Dardani! Pak Pavarësi! Pak Kosovë….Gëzuar!

E pifshi për shnet!

(AS DETET E BOTËS S’MUNDEN ME PI KREJT DASHURINË!)

Shkruar nga: Riza GREIÇEVCI

riza_greqevciFaleminderit!

Komandanti legjendar bëri thirrje për luftë çlirimtare! Sorollopi: Phuuuu! Argat i djallit! Komandanti:Mos e fajësoni. Faleminderit! Edhe kjo është pjesë e luftës…Çlirimtari i futi në gojë robit një copë liri. Sorollopi: Ckëëërc ia shkurtoi me dhëmbë dy gishta! Komandanti: Mos ia shihni për të madhe. Faleminderit! Edhe kjo është plagë e luftës…Invalidi çlirimtar i tregoi plagët e luftës çlirimtare! Sorollopi: Ckëëëërc ia kafshoi plagët…Komandanti: Mos e mallkoni. Faleminderit! Edhe ky është kafshim lirie…

Në daçi jeta të quhet diell!

Xhemail Abria, një minutë para mesnatës së ndërrimit të dy motmoteve, ngryk mori Adem Jasharin: Të paça djalë, Evropa tepër e djallet për t’u shpërpall engjëll! Hiena dhe djalli përbrenda tek i gjalli. Ramadan Shabani pleqnar: Toska – 20 vjet para gegës, gega – 20 vjet para kosovarit kosovari 100 vjet pas Evropës! Bir, i dituri, borxh të paditurit, pasaniku, borxh fukarasë… Amanet: Mbillni në jetë lule, në daçi jeta të quhet diell!
E, kush është në këtë mesnatë që sorollatet me thes mbi shpinë, o bir? Xhemail Aga: Ky njeri tërë jetën derë me derë me thes në shpinë! Tërë jetën me thes në shpinë, pasuri kishte lypur!
Tërë jetën dreqit liri i lypi! Tërë jetën dreqit shtet i lypi! Tërë jetën jetoi dreq për një nëpër dyer të dreqit! E, kur erdhi liria, kështu vrapon me thes në shpinë. E diçka po thotë, ai njeri, o bir? 
Futmani edhe mua në thes: NJË COPË LIRI! NJË COPË PAVARËSI!
A EDHE AI QENKA KOSOVË, A? JEPNI, JEPNI NJË COPË BUKË, BIJTË E MI! MOS I JEPNI NJË COPË TOKË PËR VARR! Bir, Adem Shaban Jashari, komandant legjendar i UÇK-së, Baca Xhemail Abria sot s’ka tjetër dhuratë, pos mbi Varrin Tënd, bir, po i lë këto urtësi amanet: Asnjë krijesë aq egërsirë, sa të mos ketë nevojë për njerëz! Askush aq i ngopur, sa të mos ketë nevojë për dashuri! Askush aq i lumtur, sa të mos ketë nevojë për diell!

Aromë atdheu

Uroj, sonte 2014, në këtë natë shekull e gjatë: Ninulla, rritë Lumturi, djepeve, në gjinj nënash, le të thithin foshnjat: Pak Dardani!Pak Ulpianë! Pak Çamëri Pak Iliri! Pak Hashani!
Pak Malësi…Uroj, shumë uroj foshnjat e lindura sonte në Fundmotin 2014-të, në gjinj nënash le të thithin: Pak shpatë Gjergji! Pak Lezhë! Pak Krujë! Pak Vlorë! Pak Prekaz! Pak Kaçanik!
Pak UÇK! Pak Dardani! Pak Pavarësi! Pak Kosovë…Uroj fat Dashuri Mbarësi, foshnjave në gjinj nënash, le të thithin, o le të ngopen: Pak urtësi të Xhemail Abrisë! Pak fe vëllazëri të Gjeçovit! Pak Qyqevicë ! Pak Azem Galicë! Pak gërshet të Shotës
Pak çifteli të Sali Manit! Pak trimëri t’Agim Ramadanit! Pak plis të Mixhë Shabanit! Pak Belicë të Kamer Loshit! Pak këngë të Dervishit! Pak lavdi të Gjergjit! Pak pushkë të Ademit…Ngrejë këtë kupë, sonte , në fundmotin 2014-të, për lindje të foshnjave: Zemrën Kosovë, Shpirtin Shqipëri! Le të thithin me afsh në gjinj Zanash…Gëzuar! Gëzuar !Qofshi ! Të pimë sonte tek ik i vjetri, lindët i riu! Të pimë…të pimë, Ju bëftë mirë: Pak Kosovë! Pak Shqipëri! Pak Çamëri! Pak Iliri! Pak HashaniPak Malësi…!
Gëzuar! Të gëzuar qofshi e vofshi: E pifshi për shnet, kurrë mos u ngopshi, sot e mot: Aromë atdheu!

Folën motrat n’Dardani: Që të dyja jemi Shqipëri!

Unë këndoja një këngë Kosove, siç këndon një zemër fëmije
Kurse baba hidhte goje, një këngë t’vjetër Çamërie!
– Mbush një kupë melodi, këngë zemre prej Kosove! Mbush një tjetër Çamëri, këto këngë mos hiç prej goje! Pastaj provo, o djep, dardan , bashkoj, përziej, menjëherë, një Kosovë, një Çamëri t’i shijosh, t’u marr’sh erë! Se ç’e mbusha kupë me Shqipen melodi Kosove gri! Se ç’e mbusha dhe të dytën rrafsh me këngë Çamëri!
I bashkova menjëherë: Dy gotat – një histori. U gatita t’u marrë erë: Një Kosove, një Çamëri! Melodinë e parë Kosove dhe të dytën Çamëri! Që të dyja brenda kupe, mirë e mirë i kam përzi!
Që të dyja në një kupë: Një Kosovë, një Çamëri: U bashkuan, dhe janë shkri, që të dyja në një kupë: U bashkuan dhe u shkrinë
Një Kosovë me Çamërinë! Folën motrat n’Dardani:
QË TË DYJA JEMI SHQIPËRI! JEMI MOTRA SHQIPTARE!
PA U BASHKUAR S’KEMI ÇARE!

shqiperia_re1

 

Shperndaje ne
Updated: 7 Janar, 2015 — 07:06

The Author

Riza GREICEVCI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.