Letërsi Kombëtare: KUSH MBJELL ERË, DO KORRË FURTUNË

harta_shqi

 

Kush mbjell erë, do korrë furtunë
E vërtetë, s’mund të jetë ndryshe
Më mirë një çast si Shqiponjë
Se një mijë vjet t’rrosh si qyqe

Kush loz me kufij të etërve
Do pendohet, pasha ty
Iu rrënua dhe froni mbretërve,
Me atdhe kur bënë tregti

Kompromis s’ka me askë
As me miq, as me armiq,
Kur është fjala për Kosovën
T’jemi tok si thoi me mish!

Nëpër shekuj kurrë pa pra
Trojet tona u lanë me gjak
Mjaft na ndanë në 5- 6 shtete
Edhe sot po u duket pak!

Bini mendjes, pushtetarë
Mos e qitni atdheun n’pazar
Se kah është kombi shqiptar
Do t’ju njohë ju për tradhtarë.

Prandaj, nëse e doni kombin,
Trojet tona nëse i doni,
Mos u bëni shpirt-vasalë
Kurrë Atdheun mos e mohoni!

Kosova është atdheu ynë
Rroftë Shqipëria Natyrale!
Çamëri dhe Iliridë
Me Preshevë, Malësi të Madhe!

Deshën, s’deshën evropianët,
Edhe sot ne na kanë hak
Padrejtësisht seç na copëtuan
Na kanë marrë në vetull gjak.

Prandaj, tokë s’kemë për të falur
Gjithë shqiptar’t duan bashkim
Një Shqipëri siç e do Zoti,
Shtet i drejtë dhe legjitim!

prof_Zymer Mehani

Shkruan: Prof. Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 1 Shtator, 2016 — 03:09

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.