NËNËS TEREZË

Nena_tereze_shqipet_evropiane
(Me rastin e shenjtërimit)

 

Nënë Terezë,
O e Madhja Nënë!
Ti ngre zërin
Ngrihesh n’ këmbë:

-Fëmijët bukë duan,
Duan dashuri.
-Ata kanë nevojë
Për mua, për ty.

Ata duan paqen
Jo dhunën, as tmerrin
Ata duan dritën
Jo skamjen, as terrin

Nënë Terezë, moj rreze
Shpëtimi dhe shprese
Me trup t’vogël fare
Por me zemër t’madhe

Bamirësia, Nënë
Nga zemra t’buron
Dashuri për njerëzit
Botës i dhuron

Kjo botë e pabesë
Herë prishet,
Herë digjet
Ndokund luftime,
Ndokund diskutime.

-Fëmijët duan bukë,
Duan dashuri!-
Ngre zërin e thua:
-Ndihmo, o njeri!

Prizrenin e lashtë
Shkupin ilirik
Prishtinë e Tiranë
I bekove , NËNË

Shenjtërimi Yt
Shqiptar’t po i nderon
Zgjohu Kastriot
Kombi po feston

Buzuku e Budi
Bogdani dhe Bardhi
Po thonë-Nënë Terza
Fytyrën na zbardhi

Je e madhe, Nënë,
Bijë e Kombit tim,
Bota shumë të do,
Jetë e mot nderim!

prof_Zymer Mehani

Poezi Zymer Mehani

 

Shperndaje ne
Updated: 6 Shtator, 2016 — 07:12

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.