Odiseu me plis

Odiseu_me_plis020123

The blinding of Polyphemus, a reconstruction from the villa of Tiberius at Sperlonga, 1st century AD ( Verbimi i polifemit , nje rekonstruim nga villa of Tiberius at Sperlonga, , shek.-1 pasKr.

 Polifemi Polyphemus (/ˌpɒlᵻˈfiːməs/; Greek: Πολύφημος Polyphēmos)  ishte ciklopi , i biri i Poseidonit dhe Tuses sipas mitologjisë greke . Por pellazgolloget  e mirefillët e thonë tjetrën. Gjuha me të cilën janë shkruajtur veprat origjinale Iliada dhe Odisea të Homerit ka qenë SHQIPJA. Disa të dhëna për këtë janë tek libri me autor Aristidh P. Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve, Sh. B. 55, Tiranë, 2002; faqe 171-173.

Me qëllim që të spjegoj   skulpturën komplekse që e postova , ku shihet Odiseu me plis atëherë i morra fjalët  eRobert D`Mangelyt , i cili  në “”ENIGMA-nga pellazgët te shqiptarët”e thotë si vijon : “Fjala që ka më shumë rëndësi për pikëpamjen tonë nga Odisea dhe që konfirmon mënyrën tonë të vështrimit dhe të mendimit lidhur me çështjen e poemave homerike, është emri që Uliksi i dha Polifemit, që u përdor për ta thirrur atë, pra: oυτισ. Që në vështrimin e parë, ne e kemi parë se ashtu siç është shkruar, oυτις, ose dhe siç kanë dashur ta shkruajnë më vonë, nuk është një fjalë greke, sepse do të duhej të ishte oυδεις, që do të mund të kishte kuptimin “askush”. Oυ τις  që gjithashtu do të thotë askush, shkruhet në dy fjalë të veçanta, siç e gjejmë kudo te Iliada e Odisea.

Oυτις  nuk ka qenë konsideruar si një fjalë që shënon askushin, por më tepër si transkriptim i YTI: yti pellazgjike. Nëse në fillim kjo YTI = yti shqiptohej në mënyrën e përshtatshme, sipas pellazgjishtes dhe kuptohej fare mirë nga gjithë auditori, shumë më vonë kur, në epokën e Pisistratit rapsoditë u përkthyen greqisht, YTI nuk u përkthye, por thjesht u transkriptua: oυτι. Në fillimet e transkriptimit të kësaj fjale në greqishten megjithatë shqiptohej me saktësi: YTI dhe auditori vijonte automatikisht t’i jepte domethënien e vërtetë: I YTI. Por më vonë, kur tekstet krahasuese pellazge nisën të bëheshin gjithnjë e më të rralla dhe përfunduan më pas duke u zhdukur fare, u harrua shqiptimi i vërtetë dhe humbi gjithashtu kuptimi i saktë i oυτις, që nuk ishte përkthyer dhe i dhanë kuptimin Askushi.

Kjo YTI pellazge, shumë e përdorur edhe sot, pikërisht po me atë kuptim që e ka përdorur Odisea, pa dyshim i bëri t’ua mbathnin të gjithë ciklopët, njëri pas tjetrit, dhe të vinin para shpellës së Polifemit për ndihmë, për arsyen e thjeshtë se në pellazgjishten YTI gjithnjë do të thotë yti (yt+i) dhe jepet ende si përgjigje për pyetje të tilla si:

KUSH TA QIT SYNË I PARI? } YTI

KUSH TË SHTYN I PARI TË BIESH NË RRIPË? }YTI

KUSH TA BËN TË LIGËN MË TË MADHE? }YTI

KUSH TË VJEDH MË MIRË? }YTI

etj., etj.

YTI është kudo me kuptimin farefisi yt më i afërt, miku, shërbëtori, i punësuari ose çdo person që është i lidhur ose pranë jush dhe që përgjigjet ose i përgjigjet pyetjes që i bëhet.

Për të shpjeguar rastin e ciklopëve, që iu drejtuan polifemit, gjërat do të kenë ndodhur kështu:

– Ciklopi i parë, pa dyshim ai më afër, ka rendur tek ai dhe e ka pyetur: cili bari të ka goditur? – Sapo Polifemi i është përgjigjur: yti ose Yti, tjetri, pa pritur fjalët e tjera është kthyer për te të vetët dhe është ndalur për të shmangur ngatërresa të tjera, sidomos me ciklopët e tjerë.

– Ciklopi i parë është nisur te të vetët dhe atëherë menjëherë ka rendur ciklopi i dytë për të pyetur dhe dialogu ka rifilluar pak a shumë:

Cili bari të ka goditur? ose Cili të ka plagosur?

Polifemi përsëri është përgjigjur: YTI. Edhe ky ciklop i dytë, po njësoj për të shmangur çdo diskutim me ciklopët e tjerë është kthyer po me aq shpejtësi te të vetët dhe ka ndalur.

– Vjen ciklopi i tretë dhe biseda rinis po me atë pyetje klasike:

Cili bari të ka lënduar?… të ka plagosur?

Dhe përgjigja e Polifemit: Yti. Nuk duhet harruar se edhe ciklopët flisnin të njëjtën gjuhë universale pellazge të epokës. Ky fqinjë i tretë, ashtu si dhe dy të parët, ngutet të largohet për të shkuar të strehohet, ashtu si dy të tjerët, në shpellën e vet, sepse edhe ai nuk do ngatërresa të tjera.

E po kështu i katërti, i pesti dhe gjithë ciklopët e tjerë, deri te i fundit; për shkak të kësaj fjale magjike: Yti ose me kuptimin pellazg që Uliksi e ka vënë në gojën e Polifemit, ata që të gjithë ua mbathën pa kërkuar shpjegime, duke besuar se kështu nuk do të ngatërroheshin në një histori, që e kishte shkaktuar bariu i tyre me Polifemin.

Duke i dhënë oυτις jo më kuptimin grek askushi, që nuk mund ta kishte nga vetë forma, por kuptimin pellazg yti, që i përshtatet shumë më mirë, gjithë vargjet greke përkatëse bien vetvetiu, sepse duket që janë futur duke përdorur dhunë dhe nuk përbëjnë një trup me tekstin që e rëndojnë.( Libri “ENIGMA-nga pellazgët te shqiptarët” i Robert d’ANGÉLY )

U habita kur lexova që  Grimm,   (Wilhelm (1857). Die Sage von Polyphem (in German). Abhandlungen der Königlichen Akademie der Wissenschaften zu Berlin. pp. 1–30. Retrieved August 17, 2011.) e kishte gjetur polifemin edhe në foklorin serb  e askund në ate shqiptar . Çudi e imponuar !

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra,31.08.16 Gjakovë

 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.