A po vetëzhdukemi si popull e si komb shqiptar?!

Nga populli më i madh në Ballkan, u bëmë populli më i vogël

Në botë po vdesin 79 kombe

Shkruan: Adil FETAHU

adil_fetahuGjeografi i njohur, Ami Bout, në analizën e tij për vendet dhe popujt e Ballkanit, thoshte se në gjysmën e parë të shekullit nëntëmbëdhjetë në Ballkan kishte më pak se 900 mijë serbë, kurse shqiptarë ishin mbi 1,6 milion, të cilët shtriheshin në 180 mijë km/katrore hapësirë etnikisht të pastër shqiptare (Elena Kocaqi: “Planet për zhdukjen e shqiptarëve”, f. 174).
Shkrimtari e politikani Ben Blushi, në librin e tij “Hëna e Shqipërisë”, shkruan se në vitin 1800, popullsia  serbe në Ballkan kishte 180 mijë banorë, ajo greke 630 mijë, kurse shqiptarë ishin afro 700 mijë. Në vitin 1900 kishte 3 milionë serbë, 2,6 milionë grekë dhe mbi 1,5 milion shqiptarë. Blushi parashikon se në vitin 2100, Shqipëria do të ketë një milion banorë më pak se që ka sot (f. 7-11). Parashikime aspak optimiste.
Gjatë një ndeje me shokët e mi të gjeneratës së ish-normalistëve të diplomuar në vitin 1961, disa prej të cilëve kanë punuar mbi 40 vjet në arsim, u bisedua me brengosje për rënien rapide të numrit të nxënësve, të cilët regjistrohen në klasën e parë të shkollës fillore, që është tregues real i rënies së shtimit të popullsisë, dhe shprehëm habinë se si asnjë institucion shkencor a shtetëror, madje as mediat apo shoqëria civile nuk merren me analizën e shkaqeve dhe masave që duhet të merren në politikën popullative për ndaljen e këtij trendi negativ.

Rënia e natalitetit në Kosovë e në Shqipëri

ballkani_papa_dyndjeve_sllaveËshtë një keqkuptim i termit natalitet, madje edhe prej shumëkujt që nuk duhet ta keqkuptonte. Nataliteti ka lidhje të drejtpërdrejt me shtimin natyror të popullsisë, por ai vetvetiu nuk është shtimi. Nataliateti (fr.natalite – lindshmëri) tregon numrin e foshnjave të lindura gjallë në një shtet, krahinë, qytet, gjatë një periudhe të caktuar. Zakonisht llogariten lindjet që kanë ndodhur gjatë një viti, apo periudhe më të shkurtër apo më të gjatë, dhe krahasimet behën sa lindje (apo vdekje) kanë ndodhur në 1000 banorë (promila). Por, në shtimin e popullsisë ndikon edhe mortaliteti (vdekshmëria), dhe vetëm kur nataliteti është më i madh se mortaliteti, ka shtim të popullsisë dhe ai shtim është për aq sa është norma e natalitetit më e lartë se ajo e mortalitetit. Sot në shumë vende të zhvilluara të Evropës, mortaliteti është më i lartë se nataliteti, prandaj ato vende nuk ka në shtim të popullsisë. Organizata “Human Life”, në raportin e vitit 2011, shkruante se në botë po vdesin 79 kombe, prej të cilave 35 në Evropë, dhe se vetëm Shqipëria dhe Malta kanë normën mbi nivelin e reproduksionit. Fakti se në Evropën e zhvilluar ka rënë nataliteti, e demanton teorinë e cila arsyeton se gjendja e varfër ekonomike po ndikon në rënien e natalitetit te ne, gjë që s’është aspak e vërtetë. Sepse, përkundrazi, është e ditur se mu në vendet më të pa zhvilluara e të varfra të Afrikës, Azisë, Amerikës Latine, nataliteti është më i lartë. Mos e kishim gjendjen ekonomike më të mirë, kur te ne ishte nataliteti më i lartë? Dikush do thoshte se është krijuar vetëdija e popullsisë, që planifikimin e familjes ta bëjnë në pajtim me kushtet ekonomike; të kenë sa më pak fëmijë që të mund t’i rrisin e shkollojnë me standarde sa më të larta. Mua kjo vetëdije më duket e çoroditur, derisa nga ana tjetër mungon vetëdija për rrezikun e vetëzhdukjes së kombit.

Statistikat

Për të vërtetuar problemin e rënies së shtimit të popullsisë në Kosovë e në Shqipëri, po analizojmë të dhënat e statistikave zyrtare të lindjeve e vdekjeve të dy vendeve. Rezultati është dëshpërues. Ndonëse statistikës nuk mund t’i besohet krejtësisht, sepse ajo është vetëm “mbledhje e saktë e numrave (të dhënave) jo të sakta”, megjithatë çdo analizë e fenomeneve shoqërore bazohet në statistikë. Dhe, në qoftë se për numrin e lindjeve e të vdekjeve mund të shprehet dyshim në të dhënat e statistikës, për numrin e nxënësve të regjistruar në klasën e parë apo në klasat e tjera të arsimit bazë, nuk duhet të dyshohet. Dhe, ja se çfarë të dhëna na jep statistika për numrin e lindjeve e të vdekjeve dhe natalitetin në Kosovë e në Shqipëri, në periudhën 2002-2013.

K o s o v a

Vitet           Lindje                  Vdekje                 Shtimi natyror

 2002                   36.136                 5.654                          30.482

2003                    31.994                 6.417                          25.577

2004           35.063                 6.399                             28.664

2005          37.218                 7.207                             30.011

2006          34.187                 7.479                             26.708

2007          33.112                 6.681                             26.431

2008          34.399                 6.852                             27.547

2009          34.240                 7.030                             27.210

2010          33.751                 7.234                             26.517

2011          34.262                 7.556                             26.706

2012          34.532                 7.839                             26.693

2013          29.459                 7.681                             21.768

Nga norma vjetore e shtimit natyror të popullsisë së Kosovës prej 30.482 që ishte në vitin 2002, ka rënë në 21.768 në vitin 2013, d.m.th. se norma e shtimit  është 1/3 më pak se para vetëm një dekade.  (vijon)

Shperndaje ne
Updated: 7 Janar, 2015 — 20:26

The Author

Adil Fetahu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.