Letërsi Kombëtare: PËR DËSHMOREN ANTIGONË

919cgd0cf

PËR DËSHMOREN ANTIGONË
(Antigonë Fazliut)

Flokët ia ledhatonte e freskët një erë
Kur plagët e kombit lëngonin pa ndërprerë

Përherë gati ishte kushtrimi kur jepej
Ngrihej për Kosovën asnjëherë nuk stepej

Seç e ngriti zërin për t’lirin ATDHE
Kërkonte LIRI dhe një jetë të re

Porse gjakatarët me t’bishës tërbim
E këputën LULEN hiq pa hezitim

Ia prenë ëndërrimet shpresat ia këputën
Por, jo, jo barbarët SHQIPEN dot s’e mundën

Gjer në përjetësi trimëresha u ngrit
Për Kosovën nënë kurrë s’lu’jti qerpik

Sot te lapidari- plot lule dhe kurorë
Lavdi ANTIGONË, bijë e DHEUT ARBËROR!

prof_Zymer Mehani

Poezi nga Prof. Zymer Mehani

 

Shperndaje ne

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.