Ti përkrahim vëllezërit tanë në përpjekjet e tyre, drejt qëllimit përfundimtar , zgjidhjen e çështjes çame.

vula_keshillit

Këshilli Ndërkombëtare i  Ҫamërisë – Austri, përkrah veprimet, aktivitetet  dhe levizjet për Informimin e opinionit botëror dhe është në zbatim të detyrave të qëndrës së saj  Shoqata Demokratike Shqiptare Ҫamëria në Holland, që ka si qëllim zgjidhjen përfundimtare të pushtimit të tokës shqiptare çame nga shovenistët grek.

Njëherit përshëndet presidentin e Shoqatës Demokratike Shqiptare Ҫamëria ne Holland Z. Festim Lato duke i dhënë mbështeje të plotë në çdo aktivitet kombëtar, si dhe i urojmë punë te suksesshshme dhe të mbarë drejt realizimit të aspiratës kombëtare ribashkimin e Ҫamërisë me Shqipërinë.

Prandaj ftojmë bashkëatdhetarët shqiptare përkrahës të çështjes kombëtare  shqiptare të çamërisë  që jetojnë dhe punojnë në Austri, se me datën 23.09.2016 në Robert  Schumanplein, 100 Brussel , Belgi – me  perkrahje masive: ti perkrahim vëllezërit tanë në përpjekjet e tyre drejt qëllimit përfundimtar  zgjidhjen e çështjes çame.

Protest paqësore

më datën 23.09.2016 ora 11: 00 në Robert  Schumanplein, 100 Brussel , Belgjikë (België)

 Në emër të Këshillit Ndërkombëtar i Ҫamërisë– Austri

Florim Kuci

Kontaktet: Florilinz2@hotmail.com

ose bashkimiyne@hotmail.com

si dhe në  numrin e tel: 0043 (0)676 33 54 356

Shperndaje ne

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. A ka ceshtje “came” midis Greqise dhe Shqiperise? Ministri i jashtem grek ne Tirane deklaroi se asnjehere kjo ceshtje nuk eshte bere e njohur ne instancat me te larta te Greqise dhe BE si nje faktor vendimtar qe te ndikoje ne marredheniet ‘miqesore” ndermjet dy vendeve.Kushdo ne Greqi apo ne Shqiperi,apo dhe nga vende te tjera qe ka pretendime ligjore per ceshtje pronesie le t’i drejtohet gjykatave greke ose dhe Gjykates se Strasburgut per te fituar te drejten e pronesise qe pretendon se i eshte mohuar. Ky qendrim i Greqise ndaj problemeve qe kane shqiptaret me pronat e mohuara nder vite sidomos ndaj popullsise shqiptare ne krahinen e Camerise kerkon juriste te kualifikuar te se drejtes nderkombeare,dhe ne kete fushe te se drejtes nuk kemi jurista me njohuri e kompetenca te sakta ligjore. Duke patur parasysh veshtiresite ligjore te Greqise,qe duke ngritur pengesa te njepasnjeshme ligjore me ligjet e miratuara nder vite qe hedhin poshte dokumentat e paraqitura nga shqiptaret si te pavlefshme dhe qe u ka kaluar afati ligjor,tashme rruga e vetme e kundershtimit te kesaj situate eshte protesta sa me te fuqishme ne Bruksel dhe ne kancelarite e Europes per te vene ne rendin e dites se BE edhe zgjidhjen e ketij problemi madhor per shqiptaret qe kane prona ne Greqi,se aty nuk ka vetem popullsi came.

Lini një Përgjigje te Bajram Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.