Kosovë o djep Shqiptar

14045660_514004308785639_9150798790337009041_n

Shkruan : Brilant Gashi

Shkruan : Brilant Gashi

Kaluan aq shumë , që nga ndarja jonë dhe unë e ndjej ende një dhimbje , që më ka kapluar shpirtin dhe zemrën time dhe nuk dëshiron t’a lëshojë më . Pyes veten se çfarë do të thotë kjo dhimbje , që nuk ka mbarim ? Kam frikë që kjo dhimbje , do të jetë ende për sa kohë , që ne jemi ende të ndarë ndërmjet dy kufijve shqiptar .
 
Kjo është e vërteta shqiptaro-dardane , sigurisht që kjo e vërtet dhemb dhe për 1 shekull të tërë , i ka lënë edhe ato shenjat e veta , të cilat nuk po i lejon shqiptarët që t’a shohin vetëm për pak dritën e bashkimit kombëtar . Bashkimi Dardani-Shqipëri , do të thotë gjysmë-bashkim Kombëtar .
 
Acari 1 shekullor për Kosovën ishte një acar i frikshëm dhe një acar i rrezikshëm , që rrezikonte t’a gllabëronte Kosovën përgjithmonë . Nënat shqiptare kishin frikë për këtë , kishin frikë për djemtë e tyre , të cilët kishin shkuar për të çliruar dhe bashkuar tokat shqiptare . Kosova jonë u çlirua , por djemtë e nënave nuk u kthyen kurrë më . Disa ishin të humbur dhe disa kishin vdekur në altarin e lirisë dhe shpirti i tyre më në fund u pre në paqe .
 
Kosovë o djepi i bashkimit kombëtar dhe i Shqipërisë , ke pasë luftëtarë trima dhe që të gjithë serbët i’a kishin frikën . Kurse sot ke vetëm tradhëtarë dhe zuzarë nga më të ndryshmit , të cilët e shitën dhe ende dëshirojnë t’a shesin Dardaninë për pak lekë .
 
Djepi shqiptar dëshiron të bëhet një djep Serbie . Pse o shqiptar e lejon këtë të ndodh ? Mos dëshiron , që ti t’a shohësh këtë tokë , në duart e ndyta të Serbisë ? Mesa duket ky është edhe qëllimi ynë , jo i shqiptarëve të gjakut të pastër por është qëllimi i politikanëve tanë , që e nemën Kosovën për 17 vjet sa e ka lirinë e vet kjo tokë .
 
Kjo ndarje e 100 viteve më parë , na kushtoi aq shumë sa që tani mbytemi shqiptari me shqiptar . Kosovës i’u nda Mitrovica më 1999 dhe tani qëndrojmë brenda territorit të ndarë në pjesë shumë të vogla . Kjo nuk është e drejtë për një popull , i cili ka një histori të lashtë e të stërlashtë , është e pamundur t’i ndodh kjo gjë popullit tim të dashur shqiptar .
 
Dardani o emri i vjetër , të kanë shndërruar në një emër tjetër . Nuk dua që t’a them këtë emër por unë duhet që t’a them . Je bërë tani fushë e mëllenjave (turqisht : Kosovë) , këto gjëra aq të pista historike nuk duhet në asnjë mënyrë të arsyetohen sepse nuk mund të gjesh arsyetime për këto gabime të tmerrshme .
 
Marrëveshje të mallkueme , ishin këto që na e sollën Dardaninë në këtë gjendje siç është tani . Çfarë është ky fati ynë i keq të jetojmë të ndarë në katër anë të ndryshme . Jemi shpërndarë si policia në katër anë të ndryshme të Ballkanit dhe është një mision i pamundur , që t’a gjejmë në një mënyrë njëri-tjetrin .
 
Nënë , çfarë je duke bërë në këto momente ? Sigurisht nuk je duke bërë asgjë ! Të kanë humbur djemtë e tu dhe nuk je duke e çuar mundimin tënd për t’i kërkuar ata , sigurisht që të ka kapluar dhe hajnia , po ashtu edhe dëshira për të qenë e pasur . Për bashkimin shqiptar , Europa është duke tallur bythën me ne .
 
Edhe ne , djemtë e nënës tonë nuk po bëjmë asgjë për të gjetur nënën tonë , që është duke na kërkuar edhe pse ajo bëhet kinse , nuk është duke na kërkuar .
 
Duhet të na gjeni dhe të na kërkoni or vëllezër , që të mos i humbasim njëherë e përgjithmonë rrënjët dhe lidhjet tona vëllazërore . Ky bashkim do të zgjasë shumë dhe është e pamundur që të bashkohemi . Të bashkohet njëherë e përgjithmonë nëna me djemtë e saj .
 
Shqiptarët do të mërziten dhe do të bezdisen duke lexuar këtë , që kam shkruar . Por nuk mundem , që të përmbahem me këto ngjarje , të cilat po ndodhin me popullin tonë ? Ndërgjegja nuk po më lejon , që të heshtë disi dhe duhet t’a kap lapsin , letrën dhe të filloj të shfryhem në një mënyrë me kombin tim .
 
Kjo është e vërteta !!!
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Kosovë o djep shqiptar;krosovë o kep shkrpizare;tek shkrepin o
    mu në djepin Shqiptarisë,qe shkripka vërrisë;le të bubullon oj
    vetimë o rrufe,nga breze qielli;rreptimë o drufe-rreze dielli;
    qe të ringriti,rilindi,një ylber ngjyra,ty-nder zërë lyra,terë
    më shumë ngjyra;farkuar,harkaur;lidhur,dridhur,oreee,moree,mu
    nënëqielli-rrezedielli;nënëlokën-vënëtokën,ta risjellin,moree,
    rimbjellin,farën të mbarën;t’shënjtën më shtrënjtën,zanafillë
    o,dranafille,tëk rikthimit,rihimnit;terë vesës,presës,more,or besës;prek-hek shtresës ore,shpresës;krylegjënda,hyegjënda të
    rifillimit,pri-prillimit;tek kopshti-boshti i rikrijimit,more,
    riflijimit;qe zanafilla,dranafilla,të shërbejë,shëndrejë;duke
    ushqye,trushqye;mbarë pemët o ushqimet boshtit,kopshtit or,me
    të gjitha të mirat,dëshirat;dhuruar,uruar;prej motit or,zotit;
    porse,mos ta kërkojnë,tentojnë,vetëm skajë kopshti,boshtit,au,
    atë mollën-rollën e ndaluar;sepse,kanë me kaluar,shkalluar,mor
    nga ora,dora e zotit-motit;o,tek mashtrojnë,prapshtojnë,dorën
    horen e djallit-prallit;dhe do të u prishej,trishej truri,mor,
    pruri;edhe,do të behën,dehën,nga moraliateti tek amoraliateti,
    e,do të shkallojnë,kashtrojnë,mashtrojnë;duke kaluar në parti,
    or tradhti,edhe kundër kombit,kundër globit,kundër vëllaut or
    motres;popull-kombit të vet,duke risjellë,ripjellë;vdekjen o
    prekjen e tet;të vetvedit,terë vendit-atdheut,terë atkreut,or
    edhe kundër,thundër;fëmijëve,prindive;kundër,thundër të terë
    njerzimit;duke u berë,vrerë,edhe bashka,drashka,me katastrofa-
    lë,se sa katastrolët;edhe më kanibalë,se sa kaniablët;oha,qe
    kurrë,bre burrë,nuk dinë,ndijnë,të ngopën,të kopën,oha-koha,o
    më e keqe,bre dreqe;ouuu,nxirë-pirë gjak-prag shqiptari,oreee,
    me gjak o prag shqiptari;qe nga ndytësia,grykësia,banalizimi,o
    ouu,kanalizimi;ka mbërthyer,shpëthyer,mbi tokë,oj krrokë;dhe o
    po i vie,zie,vrie;era e keqe,prera përdreqe;larg o larg,vrag
    o vrag,thark o thark;edhe ndër kontinente,trondit trende;qe o
    po lmeronin,tmeronin;se si shqiptarët e shqipës,më të shënjtë
    o më të shtrënjtë,nivelë,shi lelë lalë;ngelë shkalë;tek ranë o
    shanë,gri gre o pre,me djallin;qe na kallin,tim e flakë,ah,oj
    moj shtriga,më e liga plakë,shlakë;qe na shpalle,qe na kalle,
    krejtë,grejtë;ore,duke humbur,shkrumbur,durimin,burimin,kuri-
    min;por,mos harroni,mos sharroni,aq thellë,në atë grellë;se o
    nuk ka kush të ju nxjerrë;do mbetëni,tertëni,vjerrë;as gjallë
    ou,as vdekur;qas përrallë o,qas të prekur,as pjekur,o,hjekur!
    Të fala një refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njëri nga
    dheta milionë,gadi terë Shqiptaria,prej këso,pëso,beso;banda,o
    tranda,ferrorpiste,terroriste;nën dhunë,furtunë,na përzunë në
    pakthim,për amshim;as për varre,as për zjarre,tona,zona;porse,
    vetë Diaspora-prias dora mbarë kombëtare mbarë Shqiptare,tek do rikthehëj,ribehëj,rishprehëj;duke ringritur,rilindur,prap
    o rrap,ribashkimin or ritrashëgimn mbarë kombëtarë Shqiptarë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.