Shqiptarët dhe hebrenjt e shpetuar nga Holokausti !

familje_hebreje_shpetuar

Fahri Xharra,30.09. 16 Gjakovë

Në veprën e tij Shpëtimi në Shqipëri (Rescue in Albania), Harvey Sarner, shkruan se në Kanun nuk ekziston koncepti modern i Perëndimit për “të huajin”. Në të ekziston vetëm koncepti i “mysafirit”. Prandaj, gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri nuk kishte hebrenj “të huaj” por vetëm hebrenj “mysafirë“, që duhej të strehoheshin dhe të mbroheshin, qoftë edhe me koston e jetës.

Sa të mëdhenj që ishim ! Të pa krahsueshëm me askend në Europë ! Të vetmit të lidhur për Besen .

Kisha dashur t`i them nja dy-tri  fjalë për disa individë , shqiptar sigurisht që për një kohë bukur të gjatë ndoshta mbi 15 vjeçare na e imponuan një lloj të urrejtjes nda të tjerëve , na  e helmuan bukur si shumë burrërinë tonë duke na i sjellur do vese që nuk ishin t`tonat . Por fatbardhësisht kjo mjegullë mbi 15 bjeçare po rrallohet dhe  Diellin po e shofim  të pa penguar nga ajo turbullirë e porositur dhe e sjellur “kastile “  për ne.

Sa bukur e shkruan Z. Harvey Sarner “se në Kanun nuk ekziston koncepti modern i Perëndimit për “të huajin”. Në të ekziston vetëm koncepti i “mysafirit”.  Për kundër shumë ndryshimeve  që kanë ndodhur në unin tonë ,prapë Besa e Kanunit  ka mbetur , ka ngelur në  në anën tonë  të cilës i ndihmoi “ filteri” që  e ndante ardhjen e lindjes tek një popull i perëndimit.

Ka shumë pak njerëz që kanë njohuri për historikun e gjatë të tolerancës fetare shqiptare dhe rezistencën e tyre ndaj shtypjes. Këta njerëz nuk kanë njohurinë më të vogël se gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjithë hebrenjtë që jetonin në Shqipëri dhe ata që kishin arritur të shkelnin dhe të kërkonin strehë në këtë tokë i shpëtuan zhdukjes nga Holokausti. Kur hebraikët evropianë filluan të iknin nga vendet e tyre në drejtim të Shqipërisë, me qëllim që t’i shpëtonin asaj që po shpalosej para syve të tyre në Evropën Perëndimore në fillim të viteve të tridhjeta, në Shqipëri jetonin rreth 200 hebrenj. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri jetonin afër 2000 hebrenj, i vetmi vend që mund të pohojë me të drejtë se brenda kufijve të tij tij i kishin shpëtuar Holokaustit të gjithë hebrenjt . Natyrisht që shqiptarët nuk ishin antisemitist ; bënim  dallim nga fqinjët tanë dhe të tjerët më largë se ne . Të tillë edhe sot jemi .E kemi për krenari.Jemi populli i Europës më i përmenduri dhe më i nderuari nga të persekutuarit , të zhdukurit dhe memzi të shpëtuarit nga holokausti.

Normalisht që jemi të vetdijshëm se ç`do të thotë të jesh i përndjekur , i mohuar dhe i rrezikuar deri në zhdukje.

“”. Mehmet Hysref Frashërit, pasardhës i njërës prej familjeve më me ndikim në historinë politike të Shqipërisë, i cili i shpëtoi hebrenjtë nga Holokausti nazist, thotë se “Shqiptarët nuk ishin të befasuar; ata kanë menduar dhe mendojnë se shpëtimi i hebrenjve ishte veprim normal”. Deklaratës së tij i bën jehonë Beqir Qoqja, plaku nëntëdhjetetrevjeçar, i cili edhe sot e kësaj dite jeton në po atë shtëpi në të cilën familja e tij e kishte strehuar Avraham Elisaf-in (Avraham Gani), nga viti 1943 deri në vitin 1944. “Gjithë jetën kam qenë mysliman i përkushtuar”, – i ka deklaruar Qoqja një fotoreporteri të arteve të bukura në një intervistë në vitin 2004. “Nuk bëmë asgjë të veçantë; hebrenjtë i kemi vëllezër e motra”. Ç`farë krenarie kombëtare !

E kemi edhe një  virtyt për t`u lavdëruar dhe krenuar : Duke i shpëtuar hebrenjtë, shqiptarët, myslimanë e të krishterë, jo vetëm që rrezikuan jetën e tyre, por deri tani nuk ka dalë as edhe një rast i vetëm që të dëshmojë se ata kanë marrë ndonjë kompensim nga të shpëtuarit. Kur Avraham Gani ofroi ta kompensonte Beqir Qoqjen për atë që kishte bërë familja e tij, Qoqja nuk pranoi dhe i tha atij se “Shqiptarët besën e kanë për mikun e jo për ta shitur“, pra jo për të shkëmbyer me para. “

Edhe këte e kishim” Besa, e cila ndërlidh nderin personal dhe respektin e barazinë me të tjerët, në mënyrë të pandashme dhe komplekse, është themel i Kanunit. Besa ka domethënie të shumëfishtë, duke filluar nga feja, mirëbesimi paqësor, armëpushimi dhe fjala e nderit deri te premtimi i shenjtë dhe obligimi për ta mbajtur premtimin dhe për të ofruar mikpritje dhe mbrojtje. Ajo parasheh mbrojtjen e mikun në mënyrë të palëkundur dhe të pakompromis, nëse lipset edhe me kusht vetësakrifikimi. Kështu, fjala vjen, kapitulli i tetëmbëdhjetë i Kanunit, që i kushtohet “nderit shoqëror” hapet me parimin se “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mysafirit”. Më pas kapitulli thekson se “Mysafirin e lodhur duhet pranuar dhe rrethuar me nder. .Çdo mysafiri duhet t’i shtrohet sofra në shtëpinë mikpritëse”. Pas hyrjes në shtëpi, mysafiri “duhet ta dorëzojë armën e tij në shenjë respekti për mikpritjen dhe mbrojtjen, sepse pasi i është thënë “mirëserdhe” ai nuk ka përse të frikësohet, sepse e di që ti je i gatshëm ta mbrosh atë nga të gjitha rreziqet. Kanuni “kërkon që mysafiri të përcillet deri larg truallit që të mos jetë viktimë e ndonjë vepre të shëmtuar dhe të ligë”. “Në qoftë se dikush mysafirin tënd e tall, e vë në lojë apo e shanë, ti je i obliguar ta mbrosh nderin e tij edhe nëse të rrezikohet jeta”.

Zyrtarët qeveritarë shqiptarë miratuan pak rregulla anti-hebraike, por vetëm sa për të qetësuar për sy e faqe italianët dhe gjermanët. Sepse ata kurrë nuk i zbatuan këto rregulla, as edhe një herë të vetme. Kur gjermanët u kërkuan liderëve shqiptarë të përpilonin listën me emrat e hebrenjve që jetonin në Shqipëri në vitin 1943, ata refuzuan – (Apostol Kotani, “Vepra heroizmi – Acts of Heroism,” Illyria, #369 New York, NY, 1997) Siç ka vënë re filantropi amerikano-hebre, Harvey Sarner, në librin e tij “Shpëtimi në Shqipëri – Rescue to Albania”, rëndësinë e Shqipërisë si strehë të shenjtë e dëshmon fakti se Holokaustit arritën t’i shpëtonin vetëm 10 për qind e 70 mijë hebrenjve që jetonin në territorin fqinj të Jugosllavisë. Dhe kjo pjesë e tyre arriti të shpëtonte vetëm falë shqiptarëve të shumtë që jetonin jashtë kufijve aktualë të Shqipërisë e që ashtu si të tjerët ishin nën sundimin nazifashist si në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Ata i strehuan hebrenjtë, i pajisën me dokumente të rreme dhe u siguruan transport të sigurt për në Shqipëri.

Kush mundohet t`a fsheh  dhe e keqinterpretojë historinë, kulturën dhe realitetin shqiptar?

Gati të gjithëve na janë të njohura rastet e shpëtimit të hebrenjeve , më poshtë do ti shkruaj referencat  nga ku mund te njofytoheni më shumë për këtë veçanti dhe krenari shqiptare.

Kësaj rradhe dua të bëje më shumë të njohur edhe  këte: “Kontributi i shqiptareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate Luftes se II Boterore.Hebrenjte që u bënë KatolikëFamullia e kishës katolike e Tiranës ishte famullia më e rëndësishme e Shqipërisë përvetë faktin se ishte pjesë e institucioneve qendrore qeveritare, parlamentare,diplomatike, kulturore, ekonomike, shoqërore etj. të kryeqytetit të vendit. Prej vitit1938 e deri më 1947 kjo famulli drejtohej nga famullitari dekan i saj Dom ShtjefënKurti. Studimi i qindra e mijëra shkresave, korrespondencave, letrave, buletineve,raporteve, të kësaj famullie që gjenden në Arkivin e Shtetit, janë vendimtare për tëhulumtuar historinë e kësaj periudhe. Kjo edhe për faktin se brenda këtyre viteve ndodhën ndryshime dramatike si rënia e ish-Mbretërisë së Zogut, pushtimi italian e mëvonë nazist, ardhja në pushtet e fituesve të Luftës së Dytë Botërore. Çlirimtarët eTiranës dhe Shqipërisë kësaj radhe ishin komunistët e udhëhequr nga PKSH-ja. 

Poashtu, periudha e sipërcituar shënon prurjet më të mëdha të hebrenjve nga vendetfqinje, Evropa Qendrore e vise të tjera të nxehta antisemite, duke gjetur strehë e mbrojtje tek shqiptarët.

Sipas studimit të prof. dr. Shaban Sinanit, të titulluar “Në Shqipëri s’ka pasur holokaust”, janë mbi 2264 hebrenj që kanë hyrë në Shqipëri paradhe gjatë Luftës.Duke studiuar për këtë qëllim dosjet e shumta të fondit “Arqipeshkvia Durrës-Tiranë, famullia e kishës katolike, Tiranë” në Arkivin Shtetëror, u befasova ngadisa dokumente zyrtare në të cilat shkruhej se “disa hebrenj të ardhur në Tiranë kërkonin, nëpërmjet procedurave liturgjike, ndërrimin e fesë së tyre hebraike në katolike”. Në këto rrethana natyrshëm lindin disa pyetje. Cili ishte roli i famullisë dhe idrejtuesit të saj, Dom Shtjefën Kurti, në këtë proces? A ishte kisha katolike e Tiranëspjesë e ndërgjegjes dhe e solidaritetit human të popullit të cilit ajo i shërbente? Pse famullitari i saj, Dom Shtjefën Kurti, siç rezulton nga dokumentet, duke thyer të gjitha afatet procedurale mjaft të ngurta të konvertimit fetar, u hiqte pasaportën hebraikehebrenjve duke i pajisur ata me “pasaportë” katolike?

familj_heb_paslufte

Edhe kjo me vlerë: Të dhëna shumë domëthënëse dhe shumë me vlerë për ne :

200 – Është numri i hebrenjve me shtetësi shqiptare të regjistruar në vitet 1929-1931, regjistrim zyrtar, i pari dhe i fundmi që u lejonte qytetarëve të deklaronin lirisht besimin. E njëjta shifër përmendet edhe në librin “Raca shqiptare” të Jakov Milajt, botim i “Ismail Mal’Osmani – botonjës”, Tiranë 1944.

200 – Është numri i hebrenjve që, sipas vendimit të Konferencës së Wannsee-së (1942), që u përgatit dhe u zhvillua prej personaliteteve më të lartë të Reich-ut, gjendeshin në Shqipëri dhe që duhej t’i nënshtroheshin formulës së Hitlerit “final solution” – zhdukjes rrënjësore.

192 – Është numri i hebrenjve të Kotorrit që u strehuan në “Shqipërinë e vjetër” në vitin 1941. Transferimi i tyre u bë me lista të rregullta emërore, për secilin, bashkë edhe me gjeneralitetet e tjera. Për vendosjen e tyre në Shqipëri kishin dijeni edhe autoritetet italiane të kohës.

350 – Është numri i hebrenjve të ardhur në Shqipëri nga Dalmacia (mendohet të jenë hebrenjtë e Splitit) në vitin 1942. Ata u vendosën në “fushat e përqendrimit” në zonën e bregdetit, pa lista emërore. Asnjë prej këtyre hebrenjve nuk u identifikua me emrin e vërtetë.

94 – Është numri i hebrenjve kryefamiljarë të ardhur “në Shqipërinë e vjetër” nga Kosova më 1942, kryesisht hebrenj të arratisur nga Serbia dhe Bullgaria për shkak të rrezikut nazist, 87 – Është numri i hebrenjve të ardhur në “Shqipërinë e vjetër” nga Kosova pa familjet e tyre (1942).

2264 – Është numri i saktë i hebrenjve të strehuar në Shqipëri duke ardhur prej vendesh nën sundimin nazist (Evropa Qendrore dhe Ballkani) sipas të dhënave që përmban e njëjta listë që gjendet në web-site-in e Memorial Museum of Holokaust, 600 – është numri i hebrenjve të strehuar në 1941-1942 e vijim në Berat.

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mysafirit”  “Shqiptarët besën e kanë për mikun e jo për ta shitur“

Apostol Kotani, autoriteti kryesor i historikut të hebrenjve në Shqipëri dhe bashkëkryesues i Shoqatës së miqësisë Shqipëri-Izrael së bashku me Dr. Petrit Zorbën, thotë se në fillim, shqiptarët i strehuan dhe mbrojtën hebrenjtë me vetiniciative dhe në mënyrë të pakoordinuar. Më vonë, nën sundimin gjerman, gjendja u përkeqësua dhe rreziku u shtua , prandaj operacionet e shpëtimit morën formë më të organizuar dhe në qytete dhe katunde ku ishin strehuar hebrenjtë, filluan t’i largonin ata nga njëri në vendin tjetër, qoftë me pasaporta të rreme qoftë duke i maskuar që të dukeshin si katundarë shqiptarë .

 ****

Referencat që të lexohen:” MBIJETESA HEBRAIKE DHE ETIKA E “BESËS” – RRËFIM I PANJOHUR PËR HOLOKAUSTIN NË SHQIPËRI  Published in Albanian with permission by the American Jewish Congress -Ky artikull është botuar tek e Përmuajshmja e Kongresit Hebraik Amerikan

https://www.scribd.com/doc/214925111/Kontributi-I-Shqiptareve-Ne-Mbrojtjen-e-Hebrenjeve-Gjate-Luftes-Se-II-Boterore

– Shpëtimi i hebrenjve, akti më normal që mund të bënin shqiptarët – Zemra Shqiptare

-“Hebrenjtë dhe shqiptarët u bënë bashkëluftëtarë të fateve të tyre”

http://www.zemrashqiptare.net/news/id_2124/rp_0/

http://telegraf.al/bota-rajoni/neki-babamusta-deshmitar-i-ngjarjeve-te-strehimit-te-hebrejve-ne-kavaje

http://www.shekulli.com.al/p.php?id=3901

http://www.dw.com/sq/hebrejt%C3%AB-n%C3%AB-kosov%C3%AB/a-16553615

http://www.forumivirtual.com/historia-61/shqipria-nje-vend-musliman-q-shptoi-hebrenjt-n-xhami-51074/

familj_hebr_pas_lufte

 Di Welt: Familja herbrje Johanna Neumann fillimisht  u strehua në një xhami

fahriu_ri_09_fb

30.09. 16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 3 Tetor, 2016 — 20:26

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.