Kush jeni ju , që na ndatë ?

harta-1

Shkruan : Brilant Gashi

Shkruan : Brilant Gashi

Në ato ditë të “bardha” për kombin , të cilat ishin vetëm ditë të errëta , na ndanë dhe na copëtuan . Na ndanë në mënyrën më të tmerrshme të mundshme dhe zoti si për çudi , nuk bëri asgjë , që të na ndihmonte për t’u bashkuar në një trup përsëri ! Por përse nuk bëri asgjë për të na bashkuar ?

 
Mos kemi bërë mëkate , që zoti nuk na erdhi në ndihmë për bashkim ? Ne gjithmonë kemi qenë vetëm popull me faqe të bardhë dhe nuk i kemi bërë keq asnjë populli ! Madje as atij populli më të keq e më djallëzor .
 
Këtë e kemi bërë ngase kemi qenë shumë njerëzor se sa duhet me të drejtë . Nga më të mirat e tepërta , edhe ka ardhur kjo ndarje tragjike e jona . Vetëm zoti e di se përse jemi ndarë dhe jemi përçarë në një mënyrë monstruoze . Shqiptarët e veri-jugut dhe perëndim-lindjes , tani janë të ndarë , disa ndihen serbë e disa të tjerë edhe si ardhacakë në trojet e tyre .
 
Kush jeni ju o bisha , që na ndatë ? Ore të mallkuarit e zotit . Të dënoftë zoti oj Evropa shtrigë , që pa asnjë të drejtë na ndave siç është më së së keqi dhe për këtë kjo plakë duhet t’a paguaj çmimin , që na ka ndarë dhe të na bashkojë përsëri siç kemi qenë .
 
E drejta e bashkimit tonë është një e drejtë e pashmangshme dhe e pakontekstueshme , e cila duhet të jetë në konsideratë të Bashkimit Evropian dhe Gadishullit Ballkanik (Ilirik) . Kombi ynë nga vitet e largëta ka ndryshuar shumë , ka ndryshuar në mënyrë negative dhe ky negacion e ka bërë kombin tonë të vuaj dhe të përgjaket me vetveten e tij .
 
Jemi harta më e përgjakshme e Evropës dhe jemi harta më e dhimbshme e Gadishullit Ballkanik . Aq shumë plagë që kemi , nuk mund të gjejmë ilaç për t’i shëruar këto plagë , të cilat i kemi për 1 shekull dhe jemi duke u munduar që t’i shërojmë .
 
Ndarja e Shqipërisë së Bashkuar nga Fuqitë e mëdha është gjëja më e pashpirtë , të cilin bota do t’a bënte tek ne dhe këtë ndarje , jemi duke e vuajtur për ditë e më shumë edhe pse ne bëhemi kinse jemi të “lumtur” dhe nuk na intereson fakti , që kombi ynë është copëtuar dhe po copëtohet çdo ditë e më shumë psiqikisht . Mjaft më me këto gënjeshtra . Mua më vret sa herë që e mendoj këtë !!!
 
Më vret sepse shpirti im e ndjen se unë jam një shqiptar i vërtet dhe se jam i gatshëm gjithmonë për të dhënë edhe jetën time , vetëm për bashkimin e trojeve tona . Unë vetëm këtë e dëshiroj , që të bëhet ëndërra realitet ! Nuk mund të vdes , kur në mendjen time e kam copëtimin e kombit dhe jo bashkimin e tij .
 
Shpirti im mund të prehet në paqe , vetëm nëse kombi im bashkohet , atëherë nëse ndodh kjo , edhe ferri mund të ishte parajsë për mua , sepse e njoh ndjesinë kur zemra e copëtuar , bashkohet me copëzat e tjera të saj . Kjo është një ndjenjë , e cila nuk mund të shkruhet me fjalë , aq sa unë mund t’a përshkruaj atë ndjesi .
 
Të gjithë shqiptarët i kanë në zemër këto fjalë ! Vetëm se ata nuk janë edhe aq të pjekur sa për t’i ndjerë këto fjalë në mendjen dhe në zemrën e tyre . Vetëm ushtari dhe shqiptari atdhetar e i pafat , i ndjen këto fjalë thellë në zemrën e tij .
 
Ndonjëherë edhe më vjen të qaj kur shkruhen këto fjalë . Misioni im për t’i shërbyer atdheut veç sa ka filluar . T’i bashkoj shqiptarët : është “sporti” im i preferuar , Të shkruaj vetëm për komb : është “profesioni” im .
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

3 Comments

Add a Comment
  1. N>e muzeun e pavaresis ne Vlore kur e vizituam ne Pensionistet e Kryeqytetit para disa kohesh, e pyetem ciceronin: Ne vitin 1913 kur na coptuane fuqit e liga te Evropes(Fuqite e medha)ne pese pjese sa ishte territori i Shqiperise? Dhe ciceroni na foli:96.000 km- katrore. Pra atoshtete qe na coptuane nuk i lane Shqiperise as nje te treten e terotorit te vet. E shikoni ju o miq se ç’na ka ber ne Evropa kesaj kurve plake

  2. I madhi Aristidh Kola ish kryetari e i shoqates se Arvanitasve ne Greqi ne nje intervist ndaj nje gazetareje Greke i tha asaj “Zonje mund te me thoni se Homeri na çfare gjuhe e ka shkruar Iljaden dhe Odisean? Ajo iu pergjegj sigurisht ne Greqish. Aristidhi me thjeshtesine e tij me vjen keq zonje i tha jeni injorante nuk e dini se cdo varg e poemave te Homerit eshte shkruar ne gjuhen Pellazge, ndaj lexoni origjinalin dhe ju zonje nuk do kuptoni as gje,se pse nuk eshte shkruar ne gjuhen Greke por Shqipe si pas ardhes te denje te Pellazgeve/

  3. Kush jeni ju,qe na ndatë;prush keni pru,q’na vratë;terroristë,
    ferrorpistë,më antinjerëzorë,anti ndjrrëzorë,anti botërorë,or
    më trandi therrorë,ferrorë;q’po na thërrosin,o na bërtasin,ouu
    gjithë ato varre masive,gjthë çarko marre marrëziove,tradhtive
    qe mendoni,tentoni,t’i ikni,fikni,gjyqet,tryqet,më gjakatare,o
    më shlakazgare,duke na qitur,shkitur terë fare,për një pare,o,
    vetëm mbetëm,nën mbrojë,ngurojë të holokausteve,rolomamuzdeve,
    më gjenocinalë,etnocidalë,më katastrofalë,ah,më kanibalë;more,
    kurrën e kurës,skurren e skurres;këto holokauste,rolomamzde o edhe më zi;se sa Staliniane,Hitleriane,Millosheviçiane,oh,moj
    mjera,djera mjerane,djerane;qe me emër të zotit,motit,qe do të
    ringritej,rilindej,edhe sot i terë Atdheu,mu krylegjënda,oreee
    Hy-egjënda Gjergj-Kastriot Skendërbeu,më gjashta-më e lashta o
    shekuj,tempuj;do të ringjalej,prinballej,mu me Hy-gjendarin ou
    krye UÇK vetë Adem Krylegjëndarin;qe të deshmojë,kreshmojë,oh,
    me akte-fakte,arte-larte,para-mbara gjyqit-kryqit të botës or,
    të sqotës;qe sipas strategbotës ore,more anekdotës,më të butës
    o,më të urtës,mbarë humanitare,mbarë lumja Shqiptare,qe thotë:
    -Nuk ka gjak o prag pa u kthy,or me çark-fark o,me kry!”T’fala
    një refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njëri nga dhjeta or
    milionë,gadi terë Shqiptaria,qe prej dhunë,furunë,na përzunë,o
    pakthim,për amshim,por arriten,na mbrritën,momentët hiroglike,
    or kontinetet hostorike,qe Diaspora-priadora mbarë kombëtare,o
    mbarë Shqiptare,qe po rikthehëmi,rishprehëmi,riprehëmi,n’troje
    hoje,ou,ploje tona zona;brengë-shkaba-brengë;qe të ringritemi,
    të rilindemi,terë ribashkimin,ritrashëgimin,mbarë kombëtare oh
    mbarë Shqiptare!!.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.