Thesaurus – një thes me ar !

thesari

Më erdhi shumë keq kur e lexova këtë: The word thēsauros is of uncertain etymology (https://en.wikipedia.org/wiki/Thesaurus ) Pra, fjala thesauros qenka e një etimologjie të pa njohur , të pa sigurt . A është nga mosdija apo nga mos dashja për të vërtetën? Apo, çka është shqip duhet të jetë e panjohur , e pa shënuar e harruar. 

Gjithëkund shkruhet që fjala “ Thesaurus “ rrjedhë nga Latinishtje e Re e shek, 16-të ,pra nga thēsaurus, si fjalë e latinizuar nga greqishtj a θησαυρός (thēsauros), Një farë Douglas Harper e paska gjetur që rrënjët e fjalës thesar qenkan nga greqishtja  τιθέναι tithenai,  ( të vendosësh , të mbushesh ) . Ndërsa tjetri Robert Beekes shkon edhe më larg duke e hedhur poshtë si rrjedhë e një fjale indoevropiane. ( Do me thënë që dikush nuk e paska pranuar si fjalë greko-latine )

Nga shekulli i 16-të e deri ta ai 19 0ti , fjala “thesaurus” në çdo fjalor apo enciklopedi është shkruar si : Thesaurus linguae latinae (1532) dhe si Thesaurus linguae graecae (1572).Kuptimi i të dyjave ishte  ‘ radhitja e fjalëve sipas  kuptimit të tyre. Shekull16 -të e deri tek shek . i 19-të , ne ku  ishim . Neve na kishte ikur edhe ari e edhe thesi .

Në një lundrim më tutje  e gjeta Theasurus(n) Look up thesaurus at Dictionary.com Viti 1823, “treasury, storehouse,” nga latinishtja thesaurus dhe nga greqishtja thesauros (http://www.etymonline.com/index.php?term=thesaurus) Shko kah të shkosh as se si të përmendet gjuha shqipe si burimi i parë i kësaj fjale me vlerë  . Pra një thesar i gjuhës së madhe shqipe. 

Eshtë një brengë e madhe që fjalori publik , zyrtar apo letrar për ditë e më shumë vrafërohet me fjalë të huaja dhe të panevojshme . Nga mos dija apo nga mosdashja ? , shembulli më shpërthyes i përdorimit të panevojshëm të “ barabarizmave” është fjala trezor  që vazhdimisht e dëgjojmë nga ekonomistët e që në të vërtetë është një shtrembërimi  i  fjalës së bukur shqipe “Thesari “ . 

Në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1981 ) shkruan: Thesar-i. Tërësi gjërash të çmuara , sendesh e monedhash të arta,të argjendta etj.që ruhen në një vend të fshehur , të sigurt ose të mbyllur; grumbull gjërash me vlerë, sasi e madhe florinjsh; që vihen me një anë , vend të posaçëm . Thesar i çmuar. Thesar i fshehtë. Thesari i shtetit. U gjet ( u zbulua) një thesar. Thesari e ka edhe kuptimin figurative në gjuhën shqipe;Diçka shumë e çmueshme që ka shumë vlera të kulturës materiale dhe shpirtërore që ka një vend , një popull .Ky libër është thesar i vërtetë. Ky njeri është thesar i vërtetë për mua . 

Duhet ta bëjmë të madhe që  thesari është një “thes me ar “ dhe se nuk është “θησαυρός”. dhe se nuk rrjedhë nga  greqishtja thithenai   (τιθέναι )  por nga shqipja e vjetër ; “Thesi i mbushur me ar ”

Shqipja pra është nëna e gjuhëve dhe se gjuhëtarët duhet pa tjetër të ndryshojnë shpjegimin historik të gjuhëve; dhe se në të ardhmen të mos quhet indoevropiane  as e vjetër evropiane por pellazge-shqipe. 

Gjuha shqipe  me të vërtetë është thesari gjuhëve evropiane  e më larg.

fahriu_ri_09_fb

04.10.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 5 Tetor, 2016 — 04:40

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Z Xharra ju uroje per punen e pa lodhur dhe kontributin tuaj ne lidhje me zbulimet e se vertetes se rrenjave ,dhe shtrirjes gjeografike te kombit tone.Qe nga koha para Ilire e gjeri me sot,
    Fjala THESARE eshte 100 por100 fjale Shqipe. Une do ju jape nje argument shume bindes ne lidhje me fjalen THesar. Ne jug te italise per balle Shqiperise ndodhet krahina e pulias e cila ne kohen Ilire quhej krahina e mesappi.MBERI I MESAPEVE QUHEJ (ARTHAS)AR-THES,apo thes-ar.Ky eshte nje fat shume i rendesishem ne lidhje me gjuhen tone e cila flitej edhe pertej Detit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.