Rusia, rrezikues i Atdheut tonë Shqipëtar!

skender-jashari

Autor: Skender Jashari

Vlen të theksohet që Rusia, filloi ngritjen si shtet, që në kohën e Carit Pjetrit të Madh. Pretendimet hegjemoniste-okupuese në drejtim të Europës ( Polonisw, Baltikut etj), ishin që nga viti 1715, kur i proklamon Car Pjetri i madh, që asipronte marrjen e Konstantinopojës-Stambollin duke e siguru paraprakisht edhe territoret që shtriheshin në tërë gadishullin Ilirik-Ballkanin, po ashtu edhe aspironte edhe drejtimet tjera nga Europa qendrore( Poloninë etj)! Edhe pse ushtri ruse asnjëherë nuk ishin sulmuese ndaj territoreve Shqipëtare, pos në disa raste që ishin të inkuadruara si pjesë të ushtrive të sllavëve të Ballkanit. Rusia që nga ky Car, filloi ekspansionin, i cili më pas kaloi edhe si ekspansion kolonizues ndaj fqinjëve. Të qartësohet, rusët kundër perandorisë Osmane kishin zhvillu edhe disa luftra të mëhershme sesa vitet 1715, mirëpo me rastin e Car Pjetrit të Madh, rusët filluan luftrat për kolonizim!
Rusina në vazhdimsi, bëri luftë kundër Turqisë-Otomanve , në krahasim me pretendimet territoriale për zgjerim kolonialist të saj në drejtime tjera po ashtu ishin prezente por jo kaq, sa në drejtim të Ballkanit!
Luftimet që shënojnë pushtim territoresh janë luftrat e vitit 1735-1739 , kur ushtritë ruse mposhtin ato Otomane, ku edhe në anën e Rusisë dhe të Otomanve ishin rreshtu edhe Monarkitë Europiane Franca dhe Austria!
Lufta tjetër ruso-turke, e viteve 1768-1774, sërish luftimet zhvilloheshin për rreth Detit të Zi, ku sërish arrihet mposhtja e ushtrive otomane.
Derisa Perandoria Osmane zhvillonte luftë me Austrinë, në vitin 1787, Rusia shfrytëzon rastin dhe i shpall luftë Osmanve, me qëllim të pushtimit edhe më tej të territoreve të okupuara nga Osmanët! Perandoria Osmane u detyru të nënshkruante armëpushim në Jashi më 9 janar 1792, ku Rusia fitonte territoret që kishte pushtu më 1783 ( si Krimen, Odesën, Oçakov dhe Dnjestrinë)!
Lufta ruso-turke e vitit 1806-1812, filloi me nismën e Perandorisë Osmane, e cila mendonte që nga pësimi i trupave ruse në Austerlic nga Napoleon Bonaparta, ishin kushte të volitshme që t’i rikthente humbjet që kishte pësu nga Rusia. Rusia përfitoi Besarabinë lindore dhe Transkaukazin në disa pika, gjë që u bë një fuqi danubiane.
Lufta ruso-turke 1828-1829, ishte si shkak i kryengritjes greke për pavarsi. Lufta e tillë rezultoi me avansimin e forcave ruse deri në Dobruxhe, përmes Vllahisë dhe Moldavisë, ku në Bullgari rusët mban të rrethuar tre kështjellat Shumla, Varna dhe Silistria, ku nga ndihma e flotës detare të detit të zi, Varna u mposht. Derisa nëpër Kaukaz ekspeditat tjera të ushtrive ruse avansuan deri në Erzurum.
Lufta ruso-turke 1853-1856, e njohur edhe si “lufta e Krimesë” ku Rusia humbi aleaten e saj Francën, ndërsa si aleat të Perandorisë Osmane ishin Mbretria e Bashkuar-Britania, Sardenja. Francezët kërkonin të drejtat e katolikëve nën Osman, derisa Rusia promovonte Kishën ortodokse. Fuqit Europiane nuk donin ta lejonin daljen e Rusisë në Mesdhe, gjë që ia arritën, por që Rusia edhe në këtë rast përfitoi disa territore që i humbi gjatë kësaj lufte!
Lufta ruso-turke e vitit 1877-1878, u zhvillua në mes koalicionit Ortodoks lindor të kryesuar nga Rusia, të përbërë nga Bullgaria, Rumania , Serbia dhe Mali i zi , kundër perandorisë Osmane. Luftimet u zhvilluan në Ballkan dhe në Kaukaz. Rusia shpresonte të mbulonte shpresat e humbura-thyera nga lufta e Krimes( që nuk ishte aq e kënaqur, sepse kishte shpresu ta merrte Stambollin!). Nga kjo luftë shtetet ballkanike përfituan autonomi deri pavarsi, si Bullgaria. Si rezultat e kësaj lufte, Rusia gati sa nuk e futi në dorë Stambollin, e që Fuqitë e Mëdha Europiane thirrën Kongresin e Berlinit! Ku nga ky kongres rezultuan pavarsit e shteteve të ballkanit ( sllavo-ortodoksve), gjymtimin total-barbar të trojeve tona, duke i identifiku Shqipëtarët si turq dhe Atdheun tonë, si nocion gjeografik( dmth nuk ekzistonin Shqipëtarë!).
Rusia kishte ndikim edhe në Luftën e I Ballkanike që u zhvillu në njërën anë koalicioni i sllavëve të Ballkanit kundër Perandorisë Osmane, pos influencës në Ballkan, gjë më të madhe nuk përfitoi!
Në Luftën e I Botërore, ku pjesë e saj aktive ishte edhe Rusia, e cila sulmoi mbretërinë Austro-Hungareze, në mbrojtje të Serbisë. Rusia nga kjo luftë doli përfituese edhe territorialisht, duke përfshi nën thundrën e vetë edhe shtetet si: Bjellorusinë( 1922), Ukraina( 1922), Uzbekistani dhe Turkmenistani më 1926, Taxhikistani 1929, ndërsa Armenia, Azerbejxhani, Gjeorgjia, Kazakistani dhe Kirgistani më 1936. Përfitimet e tilla shumica i erdhën pas Luftës së I Botërore, duke përfitu nga bolshevizmi si parim kinse universal, mbi të cilën arrinte të përfitonte Rusia ( mbi këso parime kanë përfitu edhe Perandoria Osmani përmes islamit; Greqia , Serbia, Rumania, Mali i zi etj përmes fesë ortodokse etj)!
Në Luftën e II Botërore, po ashtu sërish ishte aktive në luftë Rusia, e cila si edhe shumëherë më parë( edhe nga Napoleon Bonaparti, edhe nga Gjermania më 1914, sërish edhe në këtë luftë) u mposht rëndë ushtarakisht, mirëpo ishin Franca, Britania dhe SHBA-të që e shpëtuan këtë “Ariun polar”! Edhe nga kjo luftë, Bashkimi Sovjetik përfitoi në zgjerimin e territorit të tij, e po ashtu edhe më shumë shtroi influencën e saj- dmth u bë superfuqi botërore! Shtetet që i gllabëroi ishin: Finlanda më 1940, Estonia, Letonia, Lituania dhe Moldavia më 1940. Ndërsa influenca e këtij shteti ishte e shtrirë në shumë vende tjera, madje edhe në Ballkan, si në Hungari, Rumania, Bullgaria, Jugosllavia, Shqipëria etj!
Të theksohet që Rusia, në luftrat e viteve 1768-1774, 1787-1792, 1806-1812, 1828–1829, 1853–1856,1877–1878,1914–1918 si dhe në lutën e II botërore 1940-1945, në secilën nga këto raste kishte përfitu, ca herë më shumë e ca më pak, por nuk mbeste pa fituar ndonjë gjë!
Në tërë historinë është i njejti fat, kur shtetet ndërtohen mbi baza-parime jo të qëndrueshme, siç ishte edhe rasti i Rusisë, por edhe i Perandorisë Osmane, Arabe, Bizantine etj, që thirreshin mbi parime mbi nacionale, derisa nacionalizmi ishte bë doktrina substanciale e njerzimit veçmas në shekullin XIX, por edhe më herët ishin determinues si gjuha, kultura, feja, etnia( e që në rastet që nuk ishin të njejta këto, nuk bënin të besohej në qëndrueshmëri të asaj ngrehine shtetrore)!
Edhe Bashkimi Sovjetik, shumë shpejt, as 100 vite nuk iu nevoitën, që të demaskohet fytyra e vërtetë, që nuk ishin teoria e socializmit, por ishte hegjemonia pansllaviste ruse që përhapej nën velon e socializmit! Kjo krijesë artificiale, shoveniste, kolonizuese, gjenocidale për njerëzimin, jo vetëm për shtetet nën okupim( a bashkim) të saj, por edhe në mbarë botën, shkaktoi qindra miliona vdekje njerëzish. Sado që do mund të kundërshtoj ndokush, duke thënë, që kanë përkrahur Luftra Çlirimtare nëpër vende të ndryshme të botës, në të gjitha këto raste, thjeshtë Bashkimi Sovjetik përkrahte vetëm fraksionet majtiste, ku përmes tyre pretendonte të shtrinte influencën. Ky është element shumë i rëndësishëm, sepse do shihet që edhe në ditët e sotme aplikohet nga Rusia.
Organizatat komuniste të mbështetura nga Bashkimi Sovjetik, pas luftës së II Botërore, por edhe më përpara, e deri me shkatrrimin e saj, ishin: Celulat e Luftarve komunist-CCC( Communist Combatant Cells) në Belgjikë, veproi mes viteve 1983-1986; Partia Komuniste e Australisë, e formuar më 1964 ; Mot Dag, Norvegji që nga 1921; Armata e Çlirimit Kombëtar- National Liberation Army( spanjish Ejército de Liberación Nacional- ELN), grup i armatosur në Kolumbi që nga 1964 ; Grupi 22 tetori, grup terrorist në Itali, që nga 22 tetor 1969 ; Unioni i Punëtorve dhe Intelektualve( Union der Hand- und Kopfarbeiter), të lidhur me Partia Komuniste të Gjermanisë, të formuar që në fund të 1925 ; Aleanca-Lidhja e Njerëzve Punëtorë të Jugosllavisë, e themeluar që nga 1945; Shërbyesit e Popullit-Lidhja komuniste, në Norvegji e themeluar më 1998 ; Organizata revolucionare 17 Nëntori, në Greqi, që nga 1975 ; Brigadat e Kuqe, të themeluara më 1970, në Itali; Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe( Red Army Faction), i formuar më 1970 në Gjermani; Vija e Parë, në Itali e formuar më 1970;Armata e Kuqe Japonese( Nihon Sekigun- JRA) e formuar më 1971: Armata e Proletarve për Komunizëm ( Proletari Armati per il Comunismo- PAC) e formuar më 1976 në itali; Federata e Rinisë Demokratike të Indisë ) DYFI, në Indi e formuar më 1980; Organizata e Pionerve José Martí në Kubë, e formuar më 1961; Federata e Rinisë Demokratike në Irak e formuar më 1951; Organizata e Rinisë Demokratike në Afganistan e formuar më 1978;Unioni i Rinisë Socialiste Polake, i formuar më 1976; Rinia Komuniste Portugeze e formuar më 1979; Unioni i Rinisë Rebele, në Brazil i formuar nga Partia Komuniste Revolucionare më 1998; Rinia e Kuqe, Holandë e formuar nga viti 1971; Lidhja e Rinisë Socialiste, në Britani e formuar nga 1911; Rinia Komuniste, në Itali e formuar më 1991; Lidhja e Rinisë Komuniste në Suedi, e formuar më 1972;Lidhja e Rinisë Komuniste e Persisë, e formuar në Iran më 1920; Lidhja e Rinisë Komuniste të Greqisë, e formuar më 1922 ; Rinia e Punëtorve komunist, në Spanjë, e formuar më 1977; Pararoja e Rinisë së Kuqe, në Rusi, e formuar më vitin 2005; Lidhja e Rinisë Komuniste në Japoni e formuar më 1960; Lidhja e Rinisë komuniste në Finlandë e formuar më vitin 2000; Rinia Komuniste Marksiste-Leniniste ( Kommunistisk Ungdom Marcister-Leninister) në Banimark, e formuar më 1969; Partia Komuniste Greke e formuar më 1976; partia Komuniste në Danimark, e formuar më 1990; Partia Komuniste e Bohemisë dhe Moravisë, e formuar më 1989 ( Çeki); Partia Komuniste e Territorit të Lirë të Trieshtës, e formuar më 1945; Veprimi i Kuq, Kroaci nga viti 2008; Lidhja Komuniste e Kroacisë, e formuar më 1952; Partia Komuniste e Gjermanisë e formuar, më 1990; Partia Komuniste e Irlandës e formuar më 1933; Partia Komuniste e Finlandës e formuar mesviteve 1980; Partia Komuniste Franceze, e formuar më 1920; Partia komuniste e Gjeorgjisë, e formuar më 1992; Partia Komuniste e Maltës, e formuar më 1969; Partia Komuniste e Republikës së Moldovës, e formuar më 1993; Lidhja Komuniste e Malit të Zi, e formuar 1943; Partia Komuniste në Serbi e formuar më 1910; etj etj me qindra e me mijëra të tjera.
Bashkimi Sovjetik mbështeti, motivoi, madje edhe ndihmoi shumë grupe rebele majtiste luftarake, si: Afganistan ishte Partia Komuniste e Afganistanit; Bangladesh ishte Purba Banglar Sarbahara Party; Butan ishte Partia Komuniste e Butanit ; Bolivi Fronti Popullor Revolucionar; Kinë ishte Partia e Komunizmit Maoist; Kolumbi ishte Armata e Çlirimit Kombëtar, Armata e Çlirimit Popullor, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbise- Armata popullore; Ekuador ishin Partia komuniste e Ekuadorit- Dielli i kuq, dhe Grupi i Luftëtarve Popullor; Francë ishte ETA( Socializëm revolucionar); Indi ishte Partia Komuniste e Indisë, Armata Guerile e Çlirimit të Popullit, Partia komuniste maoiste e Manipur; Iran ishte Partia komuniste e Iranit, Partia demokratike e Iraniano-kurdistanit; Partia e Jetës së Lirë të kurdistanit; Njësitë Mbrojtëse të Kurdistanit Lindorë, Forcat e Mbrojtjes së Grave, Unioni i Komunitetit të Kurdistanit; Palestinë ishin Organizata e Çlirimit të Palestinës, Fronti i Çlirimit Arab, As-Sai’qa, Fronti Demokratik i Çlirimit të Palestinës, Fatah, Brigadat e Martirve Al-Aqsa, Forca 14, Fornti i Çlirimit të Palestinës, Unioni Demokratik i Palestinës, Partia popullore e Palestinës, Brigadat Abu Ali Mustapha, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës etj; Paraguaj, ishte Armata Popullore e Paraguajit; Peru, ishte Shtegu i Dritës; Filipine ishte Partia Komuniste e Filipineve, Fronti Demokratik Kombëtar, Partia e Puntorve Revolucionar; Siri ishin Batalioni i Lirisë Ndërkombtare, Partia komuniste e Turqisë Marksiste-Leniniste, Partia Komuniste Marksiste-leniniste etj; Turqi ishin Partia e Puntorve Komunist të Turqisë, Partia Komuniste e Kurdistanit, Partia Komuniste Revolucionare e Turqisë, etj; Ukrain, ishte Borotba; SHBA, ishte Familja e Guerilës së Zezë dhe Milicia Komuniste e SHBA-së etj etj. Nga shkaku i këtyre mbështetjeve për sisteme qeverisje totalitare, të cilën edhe vetë Rusia më 1991 e abrogoi-e hoqi plotësisht, u vranë me qindra miliona njerëz.

Mirëpo për fat të mirë, kjo krijesë monstruoze, më në fund u shkatërru. Shkatërrimi i saj dihej tashmë. Me rënijen e Murit të Berlinit, kur Rusia kishte pushtu tashmë territore edhe të shteteve satelite të saj, si Hungari, Çekosllovaki, Gjermaninë Lindore etj etj, ra tërë ngrehina falso Socialiste. Me rastin e Revulucionit të 1989, që filloi në mars 1989 në Poloni, vazhdoi në Hungari më 23 tetor 1989, pastaj në Gjermanin Lindore me rastin e rënijes së Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, Bulgaria më 1990, Çekosllovakia më 1990, si dhe Rumania më 1989 . Edhe të gjitha sistemet komuniste në shtete tjera u lëkundën së paku, e në të shumtën u ndërruan, duke kalu në sistemin demokratik( të etiketuar nga socializmi si sistem kapitalist)- ishte një shembje totale. Regjimet ranë në Poloni, Hungari, Gjermaninë Lindore, Çekosllovaki ( e cila u nda në 1993), Bullgari, Shqipëri, dhunshëm u mor pushteti në Rumani nga jokomunistët, Bashkimi Sovjetik u shpërbë, Jugosllavia u shpërbë duke fillu luftrat në të, Afganistani u çliru prej okupimit Sovjetik, ra komunizmi në Afganistan, Angola, Benin, Kongo, Etiopi, Mongoli, Mozambik, Somali dhe Jemen, mbaroi okupimi vietnamez në Kamboxhia, u bashku Jemeni, ndërsa Kina, India dhe Vietnami bën liberalizim ekonomie.
Me këtë revolucion të 1989 mbaroi edhe Lufta e Ftohtë, sinonim i luftës mes Perëndimit ( NATO-s) kundër paktit Varshava( Bashkimit Sovjetik), me këtë rast Bashkimi Sovjetik humbi statusin e Superfuqisë ( duke u shpërbë pakti i Varshavës)!
Bashkimi Sovjetik, krijes e hegjemonisë ruse, u shpërbë, me këtë kronologji kohore: Lituania më 11 mars 1990, Estonia më 30 mars 1990, Letonia më 4 maj 1990, Estonia më 20 gusht 1991, Abkazia më 25 gusht 1990, Transnistria më 2 shtator 1990, Gjeorgjia më 9 prill 1991, Gaugazia më 19 gusht 1991, Ukraina më 24 gusht 1991, Bjelorusia më 25 gusht 1991, Moladavia më 27 gusht 1991, Kirgizia më 31 gusht 1991, Uzbekistani më 1 shtator 1991, Republika e Nagorno-Karabakh më 2 shtator 1991, Taxhikistani më 9 shtator 1991, Armenia më 21 shtator 1991, Azerbejxhani më 18 tetor 1991, Turkmenistani më 27 tetor 1991, Republika çeçene e Içkerisë më 1 nëntor 1991, Osetia jugore më 28 nëntor 1991, Rusia më 12 dhjetor 1991 dhe Kazakistani më 16 dhjetor 1991.
Rusia mbeti një shtet i kolapsuar totalisht , ku shiteshin femrat për prostituta nëpër Europë, lulëzoi kriminaliteti, nuk kishte stabilitet ekonomik, çdo gjë kishte rënë keqas. Rusia e viteve të 90, të shekullit të shkuar, mbeti sinonim i çdo gjëje të keqe!

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!

Shperndaje ne
Updated: 7 Tetor, 2016 — 16:43

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.