A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (II)

br_harta_pellazgia_1

A EKZISTON KOMBI “GREK”

DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

(Pjesa e dytë)

brahim_avdyli01

Autor: Brahim Ibish AVDYLI

Në vazhdimin tonë gjatë këtij shkrimi po ndërlidhemi me dy mendimtarë, të zgjedhur prej nesh: Aref Mathieu (Arif Mati) e vepra e tij “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”; dhe Besnik Imeri e vepra e tij, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”.[1]

I pari shkencëtar është i njohur si historian me disa vepra të mëdha dhe studius i denjë i Shqipërisë; dhe i dyti, poashtu i njohur, mirëpo e bënë një gabim të veçantë se e pranon Kadmin, si “pellazgo-shqiptarë”, pasi ai nuk ka qenë pellazgë; nuk ka qenë ilir dhe nuk ka qenë aspak shqiptarë. Këtë gabim të tij në studimin e vetëm për Epirin, e bazon në një shkencëtar tjetër, si psh. Robert d`Angely[2], e disa shkencëtar të tjerë. Kadmin e nxjerrë hartues të shkrimit të shqipes, i cili është i shkrimit të gjuhës së folur shqipe, me shtesa e prapashtesa.

br_kreta_01

Ne e dimë se Lineari A, lineari i parë i kësaj gjuhe, 16 shekuj p.e.s., është një tekst tregtar, jo gjuhësor, i cili deshifrohet përmes dialektit gegë, deri në ditët tona; mirëpo Linari B, në shekujt 16-12 p.e.s., ka mbetur pothuajse i padeshifruar, por që edhe ai do të mund të deshifrohej përmes dialektit gegëgjuhës së sotme shqipe. Ndërsa shkrimi i rrasës së Lenimit, prej shekullit 10-7 p.e.s.,[3] është provuar për t`u deshifruar në disa gjuhë, e veçanërisht më së miri është gjuha e jonë, në përputhje të njohjes së mirë të rrethanave historike e të ligjeve të gjuhës; pra vetëm të njohjes gjuhës shqipe. Në “Greqinë” e vjetër, që sot quhet “Greqi e grekëve”, atëherë ka qenë më tepër e fiseve, qyteteve-shtete, apo e lidhjes së fiseve, por që e kosiderojnë veten si “grekë”, ndonëse e quanin veten si “helenë” në shtetin që nuk ekzistonte. E konsiderojnë se “paska ekzistuar që përpara Helada, apo “Elada”, ku këta “grekë” nuk e njohin mirë “gjuhën e vjetër greke”, e cila nuk është gjuhë greke”, por e shkruar me alfabet artificial, ndoshta prej Diskut të Fetos[4] (fotografia është marrë kësaj here nga “Shqipëria e Jonë”). Ndonëse ai nuk konsiderohet si alfabet i gjuhës sonë, trajtohet vetëm si disk i kulturës parahelene.

 

Sa i përket Diskut të Fetos, na e bënë të njohur Niko Stylo, në një punim të thuktë, se i njëjti ka shpëtuar prej zjarrit në Kretë (pra, në ishullin e Kretës), që e ka djegur pallatin e Festos, në një temperaturë shumë të lartë të këtij zjarri. De facto, ky pallat ishte rindërtuar në gërmadhat e këtij pallati rreth vitit 1730 p.e.s. nga tërmeti dhe ai u dogj e u rrënua tërësisht rreth vitit 1600 p.e.s. Viti 1600 p.e.s. është pikërisht koha e paraqitjes së gjuhës “greke”, për herë të parë dhe e shikojmë skicën e paraqitjes së gjuhëve të Luigi Luca Cavalli-Sforca. Pra, dihet pse u dogj ky pallat. Epoka minoike filloi më 2600 p.e.s. Pallati i Festos u ndërtua rreth vitit 2000 p.e.s. Për këtë na janë të një mendimi studiusit e mirëfilltë arkeologë. Metodat e reja të matjeve të vjetërsisë janë më të sakta. Nga këto metoda datohet edhe prodhimi i Diskut dhe ndërtimi i palatit.[5]

br_disku_festos

“Teksti i Diskut të Festos, i cili është shkruar në radhë (trajtë) helikoidale (spirale), me figura simbole, fillon nga të dyja anët në qendër dhe shkon për nga jashtë, në një mënyrë grafike si e sotmja, domethënë me shkrim me drejtim nga e majta në të djathtë. Vërtetimin e kësaj mënyre shkrimi, e kemi shumë mirë te të gjashtë simbolet me para-qitje njerëzish: ku siç shikojmë se të gjitha i shohim për nga e djathta”.[6]

Pra, Disku i Fetos është paragrek, një nga dokumetet e para shkrimore, në një qendër të rëndësishme të Kretës minoike, gjatë mijëvjeqarit të dytë p.e.s., dhe sot ai na paraqet një qendër apo hapësirë të shkëlqyeshme arkeologjike paragreke. Ai është gjetur nga gërmimet në pallatin e vjetër të Festos, i cili llogaritet se ishte në përdorim në perudhën kohore midis viteve 1850-1600 p.e.s., i gjetur nga arkelologu italian Liugi Pernier, me 03.07.1908. Sipas studiusve të shumtë të Diskut të Festos na thuhet se ai është monumenti i parë i tipografisë apo i shtypshkrimit, ndërsa qëllimi i ndërtimit me dy plaka argjille të njomë nga dheu konsiderohet si një nga misteret arkeologjike.[7]

Ai ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Heraklionit, në Kretë.

Kjo nuk përputhet me kohën e shtypjes së poemave epike të Homerit nga Psistrati dhe duhet të ndërlidhim këtu këto poema epike, shekulli i 8 p.e.s. pra viti 800 p.e.s.; Mozaikun e Mesaplikut, në Vlorë, në shekujt 6-4 p.e.s.; dhe të kuptojmë përse i kanë bërë të gjitha këtë pështjellime ata që kishin të holla për synimet e tyre; pra fenikasit dhe daneanët, si shtresa më e privilegjuar që kanë ardhur në këtë tokë.[8]

Ti njohësh dialektet dorian, eolian, jonian dhe arkadian, të cilat nuk janë përdorur fare në letërsi për këtë periudhë, por vetëm në disa mbishkrime që janë ruajtur edhe në dialektin qipriot, po të kemi parsysh se poezia e parë është e shtypur me Diskun e Festos, ne kuptojmë se Kreta është shumë e mbrojtur prej ndikimit të pushtuesve të ngadalshëm dorianë, jonianë e eolë, të cilët shumë më vonë janë quajtur si “helenë”, derisa e pushtuan tri pjesët e tokës krejtësisht, e cila quhej “Akaja”, jo “hellada”.

Duhet të njohim edhe gjuhën e vjetër “greke”, dhe do t`a gjëjmë se Arkadia, para se të mbërrijnë pushtuesit e vjetër ishte një zonë e kulluar iliro-pellazge dhe ka mbetur një kohë të gjatë strehë ndaj pushtimit dorian[9].

br_harta_pellazgia_1

Mjaftë dokumente të trasliteruara nga shkrimet e vjetra në gjuhën shqipe, si shkrimi kunjor, hieroglifeve të alfabetit fonetik egjyptian[10], alfabetit fenikas, që grekët e sotëm e të mëvonshëm e ndryshuan dhe e bënë një “alfabet kombëtar”, sado që nuk kanë bazë të quhen “komb”, harruan se i kanë bazat e tyre leksikore nga SHQIPJA, të cilën u përpoqën që t`a shkombëtarizojnë; harruan se këto vepra të para, të cilat i nxorrën me këtë kaligrafi fenikase, kanë mundësi të studiohen sot e të gjenden të gjitha ndër-futjet e Psistratit. Kjo dhunti iu dha si “dhunti” me forcë nga Danaeanët dhe Kadmenët, që ishin më të pasurit, familje që u bë familje mbreterore në jug të Evropës dhe emrat e tyre dhe të pasardhësve të ngushtë, bëhën mjaft “domethënës” për tërë Evropën, në radhë të parë nëpërmes të gënjeshtrave gjenealogjike dhe legjendave false, të dalura prej tyre. Tani, duhet të punojmë më shumë. Do t`a kuptojë edhe Evropa së mbrami këtë rrenë të kulluar. Paraprakisht, duhet t`a fillojmë me gjuhën iliro-pellazge, qysh përpara, dhe me poemat e Iliadës dhe Odiseut, të Homerit, të botuara në atë kohë.[11]

Ata që kanë shkruar se Kadmi është “hartues i alfabetit të parë” të gjuhës shqipe, për çka nuk është absolutisht e vërtetë, kanë “harruar” të thonë origjinën e tij fenikase, edhe pse ka qenë i martuar me iliro-pellazgen e Epirit- Harmoninë, i cili nuk ka gjasa të trajtohet si “baba i gjuhës shqipe”, sepse gjuha e tij ka qenë e shkruar me alfabetin fenikas, pra të gjuhës së tij artificiale, jo me gjuhën e folur shqipe, por me “gjuhën e shkruar helene”, e cila e ka pasur si qëllim të vetëm që t`a prishë gjuhën “barbare” e t`a zëvendësojë me gjuhën e shkruar të elitës, si klasë e më e pasur dhe e bashkuar me tërë klasën sundimtare, në Akaja, jo “Greqi”, e as “Heladë”.

Arif Mati e shpjegon se Kadmosi trajtohej si ligjvënës hyjnor, shpikës i derdhjes së metaleve dhe ai që solli alfabetin e vet në Heladën e vjetër, i cili duhet pasë parasysh se në radhë të parë e quajnë “hyjnor”, e pastaj “se ai ka qenë fenikas”,[12] aspak helenë. Si e kemi shpjeguar në pjesën e parë të këtij shkrimi, fjala “helloi” është marrë nga fjala “selloi” dhe së bashku me Elladën pellazge, ka dhënë Helladën apo Heladen greke. Ata quhen tërësisht në atë vend se “janë grekë” dhe e flasin “gjuhën greke”, edhe pse janë një konglomerat i madh pakicash kombëtare të kombeve të tjera dhe gjuha e tyre është “gjuhë artificiale”, që disa i thonë se është “gjuhë teknike”.

Ky “pushtim fenikas”, por jo helenë, historia e ka lënë të heshtur, nga legjenda që na e ka lënë emrin e Kadmit. Kadmosi rrjedhë nga rrënja semitike “kadem” (âþ aþ Žþ –xþ), “duke mbërritur” apo “duke ardhur prej diku”, i cili është prej Fenikisë.

Sipas një legjende nga të gjitha legjendat e tyre, ne mësojmë se Agenori, mbret i njohur i Fenikisë, ka qenë bir i Posejdonit dhe Libisë (pra, janë emra, që i simbolizojnë emrat e ndryshëm, p.sh. ky i fundit, femra Libia simbolizon shtetin e Libisë). Ai i kishte tre djem të tij: Kadmosin; Feniksin dhe Siliksin; dhe vajzën Europa. Ai ka qenë edhe vëlla binjak i Belos, mbret i njohur i Egjiptit. Kështu përmbledhet nisja e tyre.[13]

Danaosi, bir i Belos, mbret i Egjiptit dhe vëlla i Agenorit, mbret i Fenikisë dhe poashtu vëlla binjak i Egjiptos, pushtoi Pelloponezin dhe u vendos në Argos. Nga Danaosi rrjedhin Abas, Akrisios, Danae, Perseu, Alkmeni dhe Heraklesi. Kadmosi, i biri i Agenorit, mbret i Fenikisë, pushtoi nga ana tij Beotinë dhe e themeloi Tebën.

Sipas Herodotit (II, 49/V, 57, 58, 59) e futi alfabetin fenikasHelladë. Tanimë e shohim edhe gënjeshtrën e dyfishtë të historianit Herodoti: 1) vendi quhet Akaja, jo “Helada”; 2) dhe “Helada” e quanin shumë më vonë banoret e mbrendshëm të tyre, jo “Greqi”, që e thërrasin ne dhe të huajt, madje që prej fillimit.

Pra, ky emër është vendosur shumë më vonë, duke marrë edhe ndërfutjet e shumta, jo vetëm nëpër historinë e fryrë, por edhe me shkrimet e tjera, sikurse të letërsisë. Me këtë çështje, ne, pastaj do të merremi. Njëherë, shohim se cilët fëmijë i ka lënë Kadmi me Harmoninë, që janë 50% të njërit e 50% të tjetrës. Dihet, si logaritet grupi i gjakut. Kjo gjë i dallon pellazgo-ilirët apo shqiptarët nga kombet e tjera.

Nga Kadmosi dhe Harmonia na rrjedhin drejtëpërdrejtë Feniksi, Ciliksi, Semeleu, Dionisi, Europa, Laios dhe Edipi[14], të cilët i kam cekur edhe më parë, në shkrimet e mija për Evropën e Bashkuar dhe Shqiptarët[15]. Këtu Kadmi e ka përtërirë edhe njëherë Evropën, në gjenealogjinë familjare dhe e dime se si fenikasit bënin tregëti nëpër tërë kontinentin e Evropës. Europa e ka bërë djalin e parë, që i është dhënë emri Ilir,[16] i cili nuk e bartë tërë emrin e ilirëve, sepse ata qenë më parë në botë dhe bëjnë gabim vetë historianët të cilët e lidhin emrin e kombit me emrin e gjenealogjisë.

br_mikena

Dorianët kanë qenë pushtuesit e Mikenës dhe rrënimit e lënies së tyre të heshtur mileniume me radhë; ndërtues të pallatit të MinosKretë, pushtues të mbarë Peloponezit, prej të cilëve kanë ardhur Danaenët (Egjyptasit), Kadmenët (Fenikassit) dhe Pelopidët (Asirianët). Për këto arësye janë quajtur “semito-egjyptianë”. Danaosi, vëllai i Egjiptosit, pushtoi qytetin e Argosit, pasi e dëboi prej andej mbretin e Argosit, Pelasgosin, që ishte eponimi i Pellazgëve,[17] pra SHQIPARËVE të sotëm.

Dorianët nuk janë dorët, të cilët janë populli i vërtetë me zanafillë ilire/illyre, e që lidhet edhe ylirët frigë, nga na rrjedhin vetë pellazgët, nga Pelasg-oi apo Pelazgi.

Kadmos është themelues i qytetit të Tebës, që është homonimi i kryeqytetit të lashtë të Egjyptit. Ai e futi shkrimin e parë me dredhi, shkrimin fenikas, në Akaja dhe me këtë punë na kanë lënë shekuj me radhë të notonim symsheltë nëpër llumin “grek”, me fjalët e marra prej SHQIPES dhe mbaresat greke. Kadmi e mori “os” në fund të emrit: Kadm-os. Pelopsi, asirian i ardhur nga Asiria, ia dha emrin Peloponezit.[18]

Nga kjo gjë del në shesh se ky është një episod shekullor simtomatik i pushtimit të vendit tonë nga të huajt, i cili, më parë është quajtur “PELLAZGJI”. Të gjithë autorët antikë e të Greqisë, që do të bëhej më vonë, e pohojnë një gjë të tillë.[19]

Këtu kemi të bëjmë me disa gabime të mëdha:

1) ligjvënës “hyjnor” e quan Kadmosin, i cili ka fakte që tregojnë se ka qenë fenikas, pra nuk është hyjnor i Dodonës;

2) që ai ishte i ardhur nga Fenikia, pra popull i huaj, pushtues, në këtë trevë të gjërë, që thirret më vonë me emrin “Heladë”, por ka qenë AKAJA;

3) që ka qenë i huaj, por i martuar me iliro-pellazgen, nga Epiri;

4) që nuk mund të quhej fare “ilir”, edhe pse është gjysh i nipit Ilir;

5) dhe nuk mund të quhet as “pellazg”, edhe nëse e ka gruan iliro-pellazge; etj.

Kjo është e qartë e domethënëse. Le të gjurmojmë thellë e më thellë. Në qoftë se jemi historianë të mirëfilltë, atëherë duhet ta pranojmë se nuk mund të gjëjmë se fenikasit kanë qenë vërtetë “iliro-pellazgë”, por kanë qenë fenikas, një popull tjetër.

Madje, prurja filologjike apo gjuhësore mbetet shumë e kufizuar. Emrat parahelenë të Zotave, që figurojnë në tabelëzat kretase të epokës së pallateve, rreth vitit 2700 deri më 1700 vitesh pra lindjes së Krishtit janë shumë domethënëse. Ata bëjnë pjesë vetë në mitologjinë e perëndive, e cila me pa të drejtë quhet “mitologji greke”.

Është e çuditshme edhe për shkencën botërore se si autorët grekë dhe autorët tjerë grekofilë të shkruajnë për kombin e ndershëm e besnik iliro-pellazgë se është popull barbarë apo etni barbare. Po e përmendim këtu vetëm një autor francez, Kantu, prej veprës së Zhan Klod Faveirialit, i cili thotë se “Pellazgët sollën në Greqinë (e sotshme) jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh, gërmash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare edhe e pafat…”[20]. Prandaj, po e përmendim se pellazgët, rreth viteve 1900 p.e.s. e zënin tërë vendin që quhet sot “Greqi”, e deri në Bosfor. Ata ngriten fortesa të shumta nën emrin e Larises në Thesali e të Tursit në Itali. Qendrat e fatit e besimit të Perëndive qenë Dodona në Epir, Kabiret në Samotrakë, Eleuizia në Atikë. Mbretërit e Argosit dhe të Sikionit, më të lashtat e Greqisë, u themeluan nga Pellazgët. Kur vijnë të ashtuquajturit “helenë”, nuk u mjaftuan që i muajtën pellazgët, por kërkuan edhe që t`i poshtëronin. E hodhën mbi këtë racë bujqërish dhe punëdashësish tërë përbuzjen e tyre, madje i dëbuan nga Thesalia, ku ata punonin shekuj me radhë, nga Arkadia dhe Kreta. Një palë u hodh në Siçili dhe në Itali. Ata që mbetën u shdërruan në shërbëtorë dhe skllevër. Si rrjedhojë, shumë shpejtë, në çdo qytet të Greqisë, llogariten më shumë skllevër se sa qytetarë. Në Atikë kishte 350 mijë të tillë, në Korint 450 mijë, në Egjinë 460 mijë, në Arkadi 300 mijë, dhe të gjitha këto shtete apo qytete-shtete të Pellazgisë së atëhershme i kishin rreth 20 milion sklevër[21].

br_plisi_pellazg

Nuk është momenti për të dyshuar se Shqiptarët janë Pellazgë dhe se gjuha e tyre është ajo e ruajtura më mirë prej të folmes pellazgjike- thotë Faveirial. Asokohe kishte nxjerrë Zoti i Madh grekët, një popull nga më barbarët dhe më mizorët, pasi ishin më të varfërit dhe më lakmitarët për pasurinë e Pellazgëve, të arritura me punë, duke hapur tokë në një vend të virgjër[22]. Këtu, Faveiriali e kishte fjalën “për të ardhurit”.

Po themi edhe diçka tjetër: nga tregimet e historisë së gjenealogjive familjare nuk të thirren popujt, etnitë dhe kombet, vetëm nëse ata që i mbajnë këta emra janë mbretër e ligjvënës dhe ata e ndërrojnë duke u prirë atyre, por ne e dimë se kanë qenë ligjvënës e mbretër të një populli, etnie dhe kombi. E njëjta gjë është me emrim e ilirëve.[23]

Kjo është dredhia e tretë e emrave të “etnive”. Sigurisht se i është dhënë emri bazë i ilirëve edhe emrit të Ilirit, djali të Europës, bijës së Harmonisë dhe Kadmit, tregtarit të pasur, sepse të pasurit kanë ditur të bëjnë sa e sa dredhi dhe ka dashur t`i ketë nën vete edhe ilirët. Mitet janë mite. Por ne po e sjellim një mit tjetër të lindjes së ilirëve.

Apiani, i cili ka jetuar në vitet 95-160 pas Krishtit, pohon në lidhje me zanafillën e tribuve ilire (Luftërat Ilire, libri X, 2), se <<Thuhet se ky vend e ka vendin nga Iliri, biri i Polifemit. Ciklopi Polifem dhe gruaja e tij Galatea kishin në të vërtetë tre djem: Keltin, Ilirin dhe Galtin>>. Për këtë arësye u quajtën keltë, ilirë dhe galtë të gjitha mbretëritë dhe popujt,[24] që ishte gati e tërë Evropa, si kontinent, në pjesën dërmuese. Madje, kur thotë se baba i tyre ka qenë “ciklopi Polifem”, nëkupton se ka qenë me trup i madh, e që janë gegët, të cilët janë quajtur “giganti”, pra ciklopi.

Ndërsa lidhjet e vjetra të arvanitasve me pellazgo-ilirët dhe shqiptarët e sotëm duhet ti gjëjmë përmes shkrimeve të vjetra parahelene dhe para vendosjes së kolonëve të vendit të mbiquajtur “Greqi”; të Daneanëve; të Kadmosëve e të Asirianëve.

br_troja_vizatim

Ilirët dardanë (dardhanë) kanë qenë pasardhësit e trojanëve dardanë, siç na thotë Homeri, “zemërbardhë dhe besëtarë të ndritur”, dhe kanë banuar në Dardanele, me qytetin e madh Troja. Për ta mbështetur këtë çështje, po e marrim edhe një citat nga vepra e Sulejman Matos, e cila thotë se “emrat dardan (dardhanë) të prijësve trojan, si Troji, Illi, Prijami, Ankizi, Enea, etj. janë në përshtatje të plotë me ligjërimin dhe kuptimin e gjuhës shqipe. Në vepër përmenden djemtë, nuset, dhe dhëndurët e shumta të mbretit Priam”“Për të treguar lidhje e këtyre emrave me gjuhën e shqipe mund të përmendim disa prej tyre: Larti, Pirifleikjetoni (biri fleik jeton), Guri, Kosti, Kadesi, Tiresi (Thirrësi), Glauku (Gjaku), Ast-ai (Asht ai), Aqroni (Aqerroni), Hipsinor, Angiala (Ngjala). Priam në shqip ka kuptimin “i pari”… Dardanët e shek. XII para Krishtit kishin njohur një lulëzim të pararë ekonomik, i cili u bë shkak i katastrofës së madhe dhe i shpërnguljes së tyre drejtë Perëndimit”.[25] Akili kishte lidhje gjaku me dardanët, thotë Sylejman Mato.[26]

Pema gjenealogjike e fisit princor dardan, sipas Homerit ka këtë renditje: Dardani lindi Eriktonin dhe Eriktoni lindi Trojin. Troji lindi tre djem: Ilin, Isarakun dhe vetë Ganymedin, që “e mori shqiponja dykrerëshe, për t`ia dërguar Zotit”, sipas legjendës së humbjes së djalit. Ili lindi Leomedontin. Isaraku lindi Ankisin dhe prap Ganymedin. Djali i Ilit, Leomedonti lindi Titanin dhe Priamin. Ankizi lindi Enean. Ndërsa Priami i Leomedontit lindi Hektorin, Paridin, Kasandrën dhe Elenin (ata që më vonë u quajtën “grekë” apo “helenë”, ia ndërruan “Heleni”). Në vazhdimësi, po e sjellim një vizatim nga Spiro Agnew[27] apo një hartë të Trojes së ndërtuar sipas historisë, nga Era Ereborea.[28]

Emri dardan apo dardhan ka lidhje indirekte me stërgjyshin dardan Ili, themeluesit të Ilionit dhe ilirët janë vazhdimësi e gjakut të dardanëve, nga Azia e Vogël.

Kurse Brigjët, të shruar kështu nga ana e shqiptarëve, janë popull ilir dhe këtu e kanë quajtur jo vetëm nga Homeri, por edhe nga Hesiodi, Herodoti; Straboni, Pindari, Ptolemi, Stefan Bizantini, dhe mjaft autorë të tjerë të lashtësisë, por edhe disa të tjerë anglishtfolës të këtyre tre shekujve të fundit. Brigjët i kanë emrëruar edhe Frigët.

Brigjët e Evropës kishin sigurisht lidhje me Brigjët e Azisë së Vogël dhe mbanin edhe lidhjet me fiset e tjera të së njëtës gjuhë. Këto fise ilire janë përzier me njëri-tjerin; disa janë vendosur në pjesën malore të distriktit jugor e disa përmbi gjirin jonian. Dardanët në Azi të Vogël dhe Brigjët apo Frigët, janë me gjak pellazgo-ilirë. I pari i frigjëve, në Peloponez, ishte Pelopi.

Të tjerat, do ti shohim në vazhdimet tona…

Lexo: Pjesa I

[1] Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008; Besnik Imeri, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, Botim i autorit, Tiranë 2013.

[2] Robert d`Angely, “Enigma- nga pellazgët te shqiptarët”, Botimet Toena, Tiranë 1998.

[3] Shikoni shkrimet e mia “Evropa e Bashkuar dhe shqiptarët (I-XIII)”, veçanërisht shkrimin tim “Shpalime për Evropën e Bashkuar dhe Shqiptarët, prej gjenezës e deri më sot”, pjesa 1, për linearët, në http://www.brahimavdyli.ch.

[4] Shikoni Dikun e Fetos, nga shkrimi i Niko Stylo-s, në organin http://shqiperiajone.altervista.org/4506-2/.

[5] Shikoni shkrimin e Niko Stylos, “Një poezi shqipe, të paktën 3600 vjetë e vjetër”, e dates 15 shkurt 2016, në portablin http://shqiperiajone.altervista.org/4506-2/.

[6] Nga fjalët e Niko Stylos, i njëti shkrim i tij.

[7] Po aty, në vazhdim, Niko Stylo.

[8] Shikoni në faqet e cekura, pasoçërisht në pjesën e I-rë, “Evropa e Bashkuar…-1”.

[9] Aref Mathieu (Arif Mati), e njëjta vepër, faqe 110.

[10] Shiko Alfabetin Fonetik Egjyptian, te Xhyzepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqet 207-217.

[11] Shiko veprën e Fiqiret Barbullushi, “Homeri-historia, racizmi”, Botimet Dita 2000, Tiranë 2011.

[12] Arif Mati, vepra e cituar, faqe 419.

[13] Vepra e cituar, po aty.

[14] Aref Mathieu, “Shqiptarët…- Odiseda e një populli parahellen”, Plejad, Tiranë 2007, faqe 112.

[15] Ju shikoni ato punime, në faqen time provisore, http://www.brahimavdyli.ch.

[16] Shiko punimin tim “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët-6”, në vënë në faqen time me “Shpalime për Evropën-6”.

[17] Aref Mathieu (Arif Mati), vepër e cituar më parë, faqe 568.

[18] Po aty, e njëjta faqe.

[19] Po aty, faqe 569.

[20] Shikoni veprën e Zhan Klod Faveirialit, „Historia (më e vjetër) e Shqipërisë“, Plejad, Tiranë 2004, faqe 41, duke cituar Cesar Cantu-n, nga vepra “Histoire universelle”, D.Didot freres, Paris 1843-1849.

[21] Përfundon citimin nga Cantu, z. Zhan Klod Faveirial, po aty, faqe 42.

[22] Po aty, faqe 43.

[23] Për këtë gjë, e shikoni pjesën “Ndërtimi i grupimeve të para etnike në Europë dhe Azinë e vogël perëndimore”, te libri i cituar i Arif Matit, faqe 30-32.

[24] Aref Mathieu, e njëjta vepër, faqe 210.

[25] Vepra e cituar, faqe 48.

[26] Një faqe përpara, faqe 47.

[27] Vizatim i Spiro Agnew, nga faqja e tij në FB, i cili është mbajtës i portablit http://www.GjergjKastrioti.org dhe ka kryer Universitetin e Havardit, Cambridge, Massachusetts, në SHBA.

[28] Vizatim i marrë me lejen e Era Ereborea, nga faqja e tij në FB, me 27 shtator 2016.

Shperndaje ne
Updated: 7 Tetor, 2016 — 16:32

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.