Letërsi Kombëtare: BINI MENDJES

1468540_1402407560004650_815276928_n
BINI MENDJES
Sa e dhimbshme,
Aq e pështirë,
Mik e vëlla,
Më dëgjo mirë!
Dëshmitarë
Jeni dhe vetë,
Një bela
Që na ka gjetë.
N’mesin tonë
Zëra dëgjohen
Se janë tjetër
Deklarohen
Muslimanë
A katolikë,
Ortodoksë
A ku me ditë!
E shqiptarë,
Thonë
Jem’
N’rend t’dytë!
Ja çka thuhet
Këtu ndër ne,
Po e përzijnë
Fenë me atdhe.
Gjithçka duan t’jenë
K’ta trutharë
E n’rend t’ dytë Thonë
“Jem’ shqiptarë”!
Madje turq
Ca po i thonë vetit,
Edhe grekër
A italianë,
Por dhe serbë
E çka jo tjetër,
Veç shqiptarë
S’po thonë që janë!
Gjithçka tjetër
T’jenë po duan,
Shqiptarinë
Kështu e mohuan!
Atdhe, thonë
E kemë Afrikën
Dhe Azinë
A Amerikën,
Vatikan
A Dubaj
K’shtu po thonë
K’ta tru-kuaj !
Skënderbeun
E quajnë tradhtar,
Kurrë s’pushojnë
Duke e sharë.
Po ashtu
Dhe Nënë Terezën,
Që për t’varfërit
Ngjalli shpresën.
Ëndrra zgjuar
Këta po shohin,
Për shqiptar
Veten s’po e njohin!
Me trup
Po jetojnë
N’Arbëri
A me mendje
Ku, s’po e di!
Po e mohojnë
Tokën që i lindi,
Po e mohojnë
Emrin shqiptar,
Kush “Jam turk”
E kush “latin”
Në mes veti
Janë në garë!
Unë u them:
“Jeni shqiptarë
Bini mendjes,
O tru-shpëlarë!”

prof_Zymer Mehani

Poezi Zymer Mehani

Shperndaje ne

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.