Reagim: Rezoluta, Zyrja  dhe Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë-ku mbetën!

refiku_hasani_02Shkruan: Refik HASANI

Që nga miratimi i rezolutës dhe fillimi i punës së Zyrës  për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe formimit të komitetit për bashkëpunim ndërkufitare  duhet të bëjm një përmbledhje të mirave që sollën, por edhe të parashtrojm pyetjn e pashmangashme: Ku mbetën dhe çfarë është rezultati  i arritur,çfarë ndihmuan, çfarë efekti patën dhe rezultati nga ato i pritur.

Hapja e zyrës ndërlidhëse në Gjilan nuk është dashur të hapen ndaras nga ajo në Prishtinë dhe anasjelltas. Së pari hapja e një zyrë nuk është kompetencë e një Kuvendi Komunal apo Kryetari të Komunës. Hapja e zyrës në Prishtinë dhe Gjilan është dashur  të bëhet në të njëjtën kohë duke u caktuar stafi adekuat dhe infrastruktura ligjore.

Koordinatori i dy zyrave do të duhej të jetë në kuadër të zyrës së Kryeministrisë së Kosovës. Në që propozuam  hapjen e zyrës dhe miratimin e një rezolute nga Parlamenti i Kosovës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Zyrja ndërlidhëse në Prishtinë është dashur të filloi së punuari e jo e kundërta  sepse Prishtina është kryeqytet dhe mbi të gjitha si rajon kufizohen me Medvegjë dhe ka shumë të vendosur në Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Pas zyrës në Prishtin ose në të njëjtën kohë zyrja ndërlidhëse në Gjilan, sepse është qendër e Anamoravës dhe kufizohet me Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe ka shumë të vendosur, dhe se do të ndërlidhë punët në terren me kategorinë e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve pas vitit 1999 Koordinatori që do të udhëhiqte do të harmonizonte punët me dy zyrat duke caktuar një strategji veprimi edhe me Medvegjë, Bujanoc e Preshevë por edhe me Qeveri, Presidencë, Parlament dhe me diplomacinë kosovare nëpër botë, por edhe me Tiranën zyrtare, Shkup e qendra tjera të hapësirës sonë shqiptare dhe instanca ndërkombëtare.Sipas tij, dy zyrat së bashku do të duhej të kompletohen me koordinatorin në krye por edhe detyrat dhe përgjegjësit e tyre të caktohen. Propozimi ishte që Koordinatori do të duhej të jetë person kredibill.

Ne, edhe në cilësin e këshilltarit komunal, që kemi inicuar edhe komitetin për bashkëpunim ndërkufitare të Gjilanit me Preshevë-Bujanoc-Kumanovë dhe Likovë. Prishtina zyrtare në vendë që të ngrisë mbështetjen përmesë   rezoluta dhe  Zyrja  për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë është duke e ulur rolin, rëndësin dhe mbështetjen  ku një Komunë brengoset për një Krahinë gjegjësisht për tri Komuna. Komuna e Gjilanit është dashur  që komitetin për bashkëpunim ndërkufitar ta funksionalizoj  dhe të paraqes projekte në interes të trekëndëshit kufitar në investim e partneriteti në projekte  të interesit të përbashkët në këtë trekëndësh kufitar që ndahen nga programe e grande të IPA I dhe IPA II të BE-së. Nuk është ndihmuar kështu as me Rezolutën, Zyrën  dhe Komitetin për bashkëpunim ndërkufitarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë të tri instancve prej letre fare nga Prishtina zyrtare e aqë më pakë nga Tirana zyrtare. Kur këto dy qendra nuk ndohmojn si mudë të ndërroj qasja e të tjerëve ndaj kësaj Krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë.

08  Tetor  2016 

Dëshmi të shkruara që nga viti 2008, propozimi i botuar nëpër gazeta të kohës, lidhur me:

refiku_reagi9mi

          Inicimin që të  miratohet  një rezolut nga Parlamenti i Kosovës,

refiku_gatzeta_02

          Hapja  e një zyre në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë dhe

 

refiku_lugina_zyrarefiku_zyra_kuvendit

          Formimi i një komiteti për  bashkëpunim ndërkufitarë 

refiku_gazeta

 
Shperndaje ne
Updated: 9 Tetor, 2016 — 12:54

The Author

Refik Hasani

Autori është publicist i pavarur nga Krahina Shqiptare që padrejtësishit ka mbetur nënë administrimin e Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.