UNË Zymer Mehani SI QYTETAR I BESIANËS SË SHQIPËRISË PROTESTOJ:

zymeri_protestoj

UNË Zymer Mehani SI QYTETAR I BESIANËS SË SHQIPËRISË PROTESTOJ:
Reagim ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit

Vendimi për rastin “Drenica II”, është tentim për ta barazuar çlirimtarin me kriminelin. Këto vendime nuk janë asgjë tjetër veçse me prapavijë politike dhe tentim për t’ ia ulë vlerat luftës së UÇK-së.
Në njërën anë disa ndërkombëtarë çirren duke thënë se në Kosovë s’kishte luftë, por vetëm konflikt, dhe në anën tjetër dënojnë me akuza “për krime lufte”; Në njërën anë thuhet se do të trajtohen rastet individuale dhe do të ruhet vlera e UÇK-së, por kjo është hipokrizi e të huajve dhe e tanëve, sepse gjithkush e di se tërësia përbëhet nga pjesët. S’mund të ketë Ushtri pa ushtarë!….. Faktivisht eprorët dhe ushtarët po përndiqen dhe po dënohen, prandaj në një mënyrë apo tjetër kështu po dënohet edhe UÇK-ja.
Këtu s’ka drejtësi, por kjo është një padrejtësi tejet e madhe.
Edhe 16 vjet pas përfundimit të luftës dënohen luftëtarët e UÇK-së, me akuza të fabrikuara nga Beogradi, dhe me montime falco! Këto vendime politike dhe dashakeqe na bëjnë që të mos i besojmë drejtësisë ndërkombëtare! ” Ishte UÇK-ja ajo që i ra kambanës së alarmit për ta zgjuar gjithë planetin. Ishte ajo që u vra e u copëtua për t’ia bërë të qartë botës se ç’po ndodhte në Kosovë…”
Edhe sot po bie kambana për të gjithë ne se Çlirimtarët po dënohen pa fakte e pa prova. Parashikimi është që do dënohen prapë…luftëtarë të UÇK-së!
Prandaj ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se çka po ndodh, dhe duhet që të reagojmë në çdo formë, për t’ i mbrojtur shokët dhe djemtë tanë me të mirë dhe luftëtarët më të denjë, prijësit dhe komandantët e vërtetë që po mbahen në burgje pa fakte dhe po dënohen pa prova. “Mëkati” i vetëm është se ishin luftëtarë të UÇK- së, dhe mbrojtën vendin nga kriminelët serbë!
Le të shërbejë kjo si një thirrje që të zgjohemi nga kjo agoni dhe mos të heshtim përpara këtyre padrejtësive të mëdha që po ndodhin.

Kësaj nuk i thonë drejtësi, por kjo është padrejtësia më e madhe që po ndodh.
Nder dhe respekt luftëtarëve të UÇK- së!
Lavdi Luftës së UÇK-së!

uck__jone_12

Shperndaje ne
Updated: 26 Tetor, 2016 — 19:27

The Author

Prof. Zymer Mehani

1 Comment

Add a Comment
  1. Unë,Zymer Mehani,SI QYTETAR I BESIANËS SHQIPËRISË PROTESTOJË;
    Tunë Ylber Brezani,shi,ylbertar Shkripevrisë prodekretojë;hej,
    Ju,gjysëm të gjallë,grysëm vë kallë;dhe,gjysëm të vdekur,o,ou,
    grysëm zë prekur,hjekur,pjekur;po a jeni shurdhuar,kurthuar;a
    veni vërbuar,gjërbuar;si ndërkorbëtarë,shi,terkombëtarë;eh,po
    dëgjoni,vëzhgoni,qe po na thirrin,çirrin,ou,varret or zjarret,
    nga shtatë palë nëntokë,shtatë valë Nenë Lokë;ore,palë e palë
    valët,varret-masive;valë e valë zjarret mafive,marrëzive;o,dy
    shekuj të fundit,sy tempuj të mundit,tundit;pandërprerë,ouuu,
    trandë-vrerë,ca banda bisha,tranda trisha;huaja,vuaja,truaja;
    ardhacake,gardhalakë,nga shpellat,grellat karpatiane rusë,or
    sarkaziane puse;qe të okupojë,uzurpojë,masakrojë,kasaprojë;o
    terë troje Shqipe Shqiptare,nën ploje shtipe shtipfare;moree,
    të na qesin,tresin,terë fare;dhe gjenën,krenën;gjenie,krenie,
    më gjenialë,më krenifalë;porse,si përjetë mot,edhe sot,nga i
    madhi zot;qe do gjegji dot,terë Atdheu;vetë Gjergji-Kastriot-
    Skendërbeu;bashka-dashka,qe prap se parp,pas gjashtë shekuj,
    or,më e lashta,stërlashta,mbi tempuj,qe o,triumfojë,rigufojë,
    me Hy-egjëndën ore,kry UÇK.Hy-egjndarin-Adem Krylegjëndarin;
    oh,le ta dijë,le ta ndijë;padrejtësia;se nuk vritej,o,as nuk
    pritej;as shi,liria,as Iliria,as Pavarësia,as demokracia;o,as
    Unioni-uni-joni,mbarë kombëtare,mbarë Shqiptare;o,kot se koti
    se do flakëronte moti,nga reja o preja,nga atdheu o atkreu;a,
    si dhe do shkrepi rrufeja,zhlepi krukreja;qe do ringriti,ore,
    do rilindi;më e reja,ndër beteja;dhe,do ringjallën,priballën,
    për gjykatën ndaj krimit;mu mbarë krminelët,shfrimi-ngelët,or,
    si dhe,kuku lelët,zhelët;qe do paguajë,oh zo,vuajë,vuajë;o,për
    gjenocide,etnocide,holokauste,rolomamuzde,më gjenocidal,ouuu,
    më kanibalë;qe kurrrë he burrë,nga kjo gurrë,nuk u ngopën as,
    nuk u kopën,gjak-prag Shqiptari;heeej,gjak-prag Shqiptari!.
    Të fala një refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njëri o
    nga dhjeta milionë,gadi terë Shqiptaria,qe nga këso,pëso,o,
    nën dhunë,furtunë,na përzunë;pakthim,në amshim,molkotë,oha,
    golgote,terë Shqiptare;porse,arritëm,na mbërritëm,momente o
    demokratike;qe kontinente mëmo-antike,si edhe Diaspora pria
    dora,mbarë kombëtare,mbarë Shqiptare;qe të rikthkehëj,qe të
    rishprehëj,riprehëj;për ringritje o,rilindje,mbarë kombëtare
    oreee,mbarë Shqiptare!!.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.