Rroftë Çamëria! ÇAMËRIA SË SHPEJTI DO T´I KETË INSTITUCIONET E VETA

harta_camerise

ÇAMËRIA SË SHPEJTI DO T´I KETË INSTITUCIONET E VETA

Kohën që kemi përpara ne e lexojmë saktë, guximshëm, dhe pa u tërbuar nga çaste të ndryshme të kohës. Historia na jep të drejtën të kërkojmë Çamërinë. Çamëria është gjaku ynë i bimur. Ajo është lindur para 13 mijë vjetësh, dhe ( në kohën tonë ) vazhdon jetën e saj nën pranga të rënda.

Epiri i Ilirisë – Çamëria, natyrshëm është tokë denbabaden shqiptare. Historia kombëtare shqiptare, por edhe ajo Evropiane dhe ajo botërore e mban mend, dhe e ka të shkruar, kur kjo Shqipëri e vogëluar, kishte 3 dete, dhe tërë Epirin e Ilirisë.

Skënderbeu ishte Princ i Arbërit, dhe Mbret i Epirit. Prandaj, Çamëria Shqipërisë, natyrshëm është paqja e mirëfilltë në Ballkan.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ( me forcën e ligjit dhe të drejtësisë ) kanë aq krah dhe forcë për ta detyruar Greqinë, që ta njoh Gjenocidin e bërë Grek ndaj shpitarëve të Çamërisë. Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” me qendër në Hollandë, me President, z. Festim Lato, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj në Evropë dhe Amerike, Kosovë, Iliridë, Shqipëri, si dhe Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje, ndjekim me shqetësim zhvillimet në Greqi.

Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” me qendër në Hollandë, e kërkon natyrshëm Bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, Bashkimin e Kosovës, Iliridës, si dhe Preshevës, Plavës e Gucisë me Shqipërinë. Prandaj, koha që kemi përpara na obligon që të jemi në hap me kohën, që Çamëria t´i ketë Institucionet e veta.

Rroftë Çamëria!

Rroftë Bashkimi Evropian!

Rrofshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Roftë Shqipëria!

Fragment nga fjala hyrëse e Rrustem Gecit, Në Konferencën për “Senzibilizim të çështjes kombëtare çame”,

mbajtur në Sarandë, me 23. 10. 2016

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.