Serbët në historinë 8 000 vjeçare dhe Prof. Dr. Hasan Kaleshi !

Serbet_hindus

Miq të nderuar , desha të iu rikujtoj se sa mirënjohës qe jemi për atë që kemi përjetuar në 600 vjetët e kaluara dhe se pasojat e atij 600 vjeçari vështirë se do të shlyhen . I bëra dy krahasime ,se si spjegohet historia e jonë e ngulfatur nga ne shqiptarët dhe se si e spjegojnë serbët historinë e tyre.

Një territor si Kosova , duhet ta këtë të shkruar të kaluarën e saj , Sipas disave , me qenë se ne paskam ardhur këndej pari pas shek 14 -të , atëherë dikush duhet “ t`i del zot “ të kaluare të kësaj Kosove të mjerë / Një gjë që e kisha dëshiruar është që vitit 1974   t `ia thuri një kurorë të artë e ta ruaj në duar të orakujve të Dodonës. 

 

Ja se sa ndryshojmë  nga serbët , kemi shumë ndryshim , kemi qasje të ndryshme  për të kaluarën e vetvetes : ne për shekullin 14 e këndej e ata prej se lindi hëna e deri në shekullin “fatlum “ për një popull fatkeq. “Hasan Kaleshi thotë se teza që Ilirët kanë qenë të parët e shqiptarëve duhet parë me rezerva dhe këtë e argumenton me atë që shqiptarët nuk kanë pasur një traditë shteti dhe një trashëgimi kulturore të mirëfilltë; në lidhje me historinë e Ilirisë nuk ka legjenda dhe epope e epika popullore; nuk është gjetur një mbishkrim i vetëm i shkruar në gjuhën ilire dhe nuk kemi një organizim të kishës ilire (KALESHİ,Hasan, “Türkler’in Balkanlar’a Girişi ve İslâmlaştırılma Arnavud halkının etnik ve milli varlığının korunmasının sebepleri”, Tarih Enstitüsü Dergisi, sayı:X-XI, sene:1979-1980, Edebiyat Fakültesi Matbaası, İstanbul, 1981,177-194. 

Duhet theksuar se shkrimi në fjalë * JA SESI TURQIA E SHQIPTARIZOI KOSOVËN * është përkthyer nga gjuha turke dhe një shkrim me të njëjtat teza ekziston edhe në gjuhën gjermane, i cili është cituar shumë herë nga O. J. Schmit, N. Clayer, N. Malcolm, P. Bartl e shumë studiues të tjerë. https://orientalizmi.wordpress.com/tag/hasan-kaleshi/ .

Vazhdimësia e kaleshëve shihet edhe nga ; “Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje të Perandorisë Osmane.
 

Doktori i Historisë, Bexheti, ndër të tjerash ka thënë se Kosova ia ka parë hairin më tepër osmanlinjve se disa shteteve tjera dhe se nuk ka asgjë të keqe nëse e pranojmë këtë fakt që, sipas tij, është i pamohueshëm, “Shtohet pyetja a u zgjeruan territoret shqiptare me ardhjen e osmanlinjve ne Shqipëri? Ka teza të ndryshme të ngritura nga historianë vendorë dhe botërorë, të tillë si Hasan Kaleshi, i cili thotë se ‘shqiptarët ia kanë parë hairin turqve, se u zgjeruan me territore’. Kjo nuk ka asgjë të keqe të thuhet, pasi çdo shtet zgjerohet dhe tkurret

Hasan Kaleshi: Shqiptarët do zhdukeshin po mos vinin osmanlinjtë Në punimin e tij shkencor me temë “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, profesor Hasan Kaleshi ka thënë se pushtimi i Ballkanit nga osmanlinjtë ka ndalur zgjerimin e popujve sllav dhe atij grek. Në anën tjetra ka mbrojtur popullin shqiptar nga zhdukja dhe humbja e traditave të veta.” Me sa dhimbsuri që flet për të kaluarën shqiptare!

Prej se e shoh që neve na udhëheqin të “dijshmit”, “trimat “ , ata që e duan atdheun më shumë se veten , kam filluar t`iu  “besoj “ serbëve në atë shkruajnë :

“ Vargu i serbëve që erdhi në Dalkan para 30 4 mijë vjetësh , për të cilët kishin shkruar edhe historianët grek dhe romak, pra vat ata janë serbët e sotëm . Ai varg bile shkoi edhe më largë deri në Spanjë dhe brigjet e Afrikës Veriore .( О тим сеобама записе су оставили Чех Пулкова и Еније Силвије, који наводи сеобе Срба у време постојања куле Вавилонске. Француз Моспер писао је о три провале пастира из Мале Азије у Египат и тврди да се ради о Србима.  ) 

 

“Në hieroglifët e gjetura në piramidat egjyptase ishte e shkruar që 16oo vjet para  Krishtit , në Libi dhe Mauritani kishin shkuar  njerëzit lëkurë bardhë dhe me sy të kaltër. Др. Олга Луковић-Пјановић shkruan se si Vendet (serbët ) iu kishin ndihmuar trojanëve në luftën e tyre kundër grekëve  , dhe pas kësaj  e paskan  populluarMalin e Zi , Kosovën Shqipërinë , Bosnjën dhe shkuan deri në Venedik. Pra , kjo kishte ndodhur para 3000 vjetësh.

“ Zgjohu Hasan historiani lexoje se ç` po shkruhet nga ana e serbëve,”Leka i madh është quajtur Karanoviq e ky mbiemër i ishte ardhë nga  “Urdhri i lartë ushtarak” që serbët iu jepnin atyre që e meritonin. Vetëm serbet në atë kohë e kishin aftësinë e mbajtjes së formacioneve të forta ushtarake. Ishte shteti serb që e mbante gjysmën e Europës , një pjesë të Azisë dhe Afrikës, pra ishte Serbia ilire , Dake dhe Thrake” 

Pas rënjës së Perandorisë së Romës ,  në vitin 461 u ripërtëri shteti serb, dhe Merkeli , mbreti serb u kurorizua . Ai iu doli ballë Hunëve të Atiles . Shtetin serb i cili jeton edhe sot e kishte formuar në vitin 490  perandori Svevladovi”   

Për këtë temë nuk mund të shkruaj më shumë ,nuk ma duron shpirti , juve  miq të nderuar nëse iu intereson  po iu shënoj referencat që të bindeni se shkrimi i historisë shqiptare i shkruar pas vitit 1999 është në duar të dreqit të mallkuar . Referenca:

http://srbski.weebly.com/1053107211121089109010721088108011121077-108910881073108910821086-1087108610881077108210831086.html

http://archive.zhurnal.mk/content/?id=1542111415554

http://koha.net/?id=4&l=65997 Turqia e nderpreu aimilimin e shqiptarëve

http://gazetadielli.com/ana-tjeter-e-hasan-kaleshit/nga Fahri Xharra

fahriu_ri_09_fb

26.11.16 Gjakovë

 

Shperndaje ne
Updated: 27 Tetor, 2016 — 01:02

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. I got this web site from my pal who shared with me concerning this website
    and now this time I am visiting this website and reading very informative
    articles or reviews at this place.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.