“Të qoftë  lehtë dheu i tokës shqiptare”-PROFESORËT IKIN, POR MËSIMET DHE NDIHMESAT E TYRE TË VYERJA RROJNË PËRJETË!

Alfred_UciFB

(Dhimbje e pikëllim i thellë, për ndarjen nga jeta të Akademikut  Alfred Uçi)

Alfred_uci_libriitij

Gjovalin_Shkurtaj01

Nga: Prof.Gjovalin Shkurtaj

Me dhimbje e pikëllim të thellë  morëm kumtin e zi të ndarjes nga jeta të akad.Alfred Uçit, profesorit të shquar të filozofisë dhe estetit të mirënjohur, dijetarit të madh dhe autorit të një vargu  veprash studimore, të  mirënjohura e të mirëpritura nga studiuesit dhe lexuesit, si:

“Estetika, jeta, arti” (1976), “Mitologjia, folklori, letërsia”(1982), “Çështje teorike të estetikës dhe të kulturës” (1986), “Estetika” (në tri vëllime, 1986-1988),”Shekspiri në botën shqiptare” (1996),  “Dostojevski në kohën tonë” (1977), “Ferr-parajsa danteske” (1998), “Prometeu dhe Hamleti” (greqisht, Athinë,1998), “Grotesku kadarean” (1999), “Estetika e groteskut”(4 vëllime,Tiranë, 2000), “Estetika në letërsinë shqipe” (2001),  “Pesë të mëdhenjtë e  letërsisë shqipe në optikën e një rileximi (N.Frashëri, Gj.Fishta, F.Konica, M.Kuteli, Migjeni), Shkup, 2003; “Filozofia e Teodor Kavaliotit” (2004), “Estetika e folklorit” (2007), “Universi estetik” (3 vëllime, 2004-2007), “Estetika metateorike mbi artin” (2 vëllime, 2008).

Më 2014, prof.Alfred Uci  botoi edhe monografinë e gjerë “Estetika migjeniane-Fryma moderne në  letërsinë  shqipe ”. Dhe, sikur të mos mjaftonin ai mal me vepra që përmendëm,  pak muaj më parë doli shtypi një studim tjetër të gjerë kushtuar jetës dhe veprës së Jani Vretos, në serinë e botimeve të Akademisë sonë të Shkencave.

Ti ike, Profesor i nderuar dhe mik i shtrenjtë e i dashur, por mbeten kujtimet e bukura dhe vlerësimi meritor i  brezave të ish-studentëve Tu, tashmë të moshuar e me grada e tituj shkencorë, ithtarë e nderues të veprave dhe shembullit të lartë që na ke dhënë për më se gjysmë shekulli, si mësimdhënës mendimkthjellët, si drejtues  i zoti e mendjehapët i Ministrisë së Kulturës dhe i Institutit të Kulturës Popullore për shumë vjet radhazi, si mbrojtës i palëkundshëm i vlerave atdhetare të kulturës popullore dhe  letërsisë artistike shqiptare, po edhe si    Burrë tipik shqiptar, si njeri  fisnik dhe mendimtar i urtë dhe tepër i rrallë.

Të qoftë  lehtë dheu i tokës shqiptare, ku jetove dhe kontribuove me ndershmëri, duke u shquar  si autor i një mali me vepra të rëndesishme e të pavdekshme!

Tiranë, 26 tetor 2016

Shperndaje ne
Updated: 27 Tetor, 2016 — 11:07

The Author

Prof. Gjovalin Shkurtaj

1 Comment

Add a Comment
  1. Ngushëllime Prof. Gjovalin Shkurtaj për Akademik Prof. Alfred Uçin! Ua shprehni edhe familjarëve të tij ngushëllimet e mia të siqerta! E kisha një shenjë prej Zotit, që më ngacmonte prej njërin qe doja shumë, e ky ka qenë i madhi Alfred Uçi, jo personalsht, por me vepra! Prandaj, u them shurt e shqip: ZOTI U LASHTË SHËNDOSH!…

Lini një Përgjigje te Brahim AVDYLI Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.