Mos i fryni urrejtes midis shqiptarëve… Ju jeni përfaqësues i unitetit të popullit sipas detyrimit kushtetues o Bujar Nishani!…

Presidenti zëmërak i Shqipërisë!

01_sylejman_abazi_trimi_kombitPresidenti dekoroi një listë të gjatë emrash, të lidhura me historinë e kohës së luftës Çlirimtare.

Veproi mirë apo keq, është problem i tij dhe këshilltarëve që ka përreth, siç jemi mësuar me lloj lloj dekorimesh të bëra me frymë militante partiake, për njerëz që jo vetëm nuk kanë merita, por ndoshta drejtësia në kohë do të veprojë mbi ta.

Edhe këtë herë opinioni reagon dhe shfaqet kritik ndaj Nishanit, ashtu sikundër ka dhe miratime për dekorimet e tij.

Çështja nuk është kjo. Deri këtu do të ketë edhe “pro” edhe “kundër”. Çështja është tek mënyra se si ka kundërreaguar Presidenti me anë të zëdhënësave të tij, kundrejt kritikës.

Shkurt, pse është i nevojshëm ky lloj kundëreagimi dhe kujt i shërben?

A ju takon juve zoti President t’u mbyllni gojën njerëzve?

Vall nuk jetojnë të gjithë bashkë në Shqipëri, komunistë, ballistë, zogistë, enveristë, salihistë, bujaristë, metistë, ramistë, e “iste” të tjerë, që ndonjëherë nuk na i nxe goja?

Ju jeni përfaqësues i unitetit të popullit sipas detyrimit kushtetues, apo vetëm një militant i rreshtuar politikisht, që vazhdoni të ushqeni urrejtjen midis nesh?

Po ju nga e keni origjinën tuaj dhe kujt i shërbenit deri dje?

Pse ju paskeni të drejtë “të ndryshoni” dhe të tjerët na paskan mbetur tek “istët”?

Çfarë ju shqetëson zoti President kur njerezit flasin, kur mund të jenë nga ata njerëz që kanë parë gjithçka me sy, kur ju keni qenë akoma në gjene?

Kush ju pengon të jeni më tolerant, më transparent, më i besës për çfarë ju keni të drejtë të veproni në emër të institucionit të Presidentit?

Si mund të dekorohen kaq shumë emra njerëzish në heshtje, tinëz, larg vëmendjes së opinionit, kur është dashur të veprohet ndryshe?!

Me sa duket ju pengon partia, urdhërdhënësi që ju vuri në këtë karrige, apo lidhjet e vjetra e ndonjë gjë tjetër që se dimë ne shqiptarët?!

Mos luani me vlerat e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, as me emrat që e kanë drejtuar atë dhe që e rreshtuan Shqipërinë tonë në anen e fitimtareve të Luftes se Dytë Botërore. Kjo nuk është detyra juaj, por e historisë.

Dekoroni kë të doni, është e drejta juaj, por njëkohësisht dhe përgjegjesia juaj, por sido që të bëni, historinë ju dhe të tjerë si ju, nuk e ndryshoni dot.

Ju e paragjykoni atë kohë me mendjen e sotme nga karrigia e ngrohtë e Presidentit, kur të tjerë njerëz kanë sakrifikuar jetën dhe gjithçka tjetër në luftën kundër fashizmit në formacionet herioke partizane, përfshi edhe njerëz të rreshtuar në krahun nacionalist, që nuk i lyen duart e tyre me gjakun e popullit dhe nuk pranuan të bëhen vegla kolaboracioniste të okupatorit.

Mos i fryni urrejtes midis shqiptarëve, sepse koha duhet të shërojë vet disa plagë të mbetura nga e kaluara. A e dini ju zoti President se sa miq e shokë kam unë sot, intelektualë dhe njerëz të mirë nga këta “istët”, dhe ushqejnë respektin për njeri tjetrin, pa i hyrë na hakë askujt nga e kaluara? Po ju tregoj publikisht dicka që besoj mund të jetë shumë interesante për atë mendjen tuaj shumë të kufizuar. Vëllai im, një publicist i njohur, ka bërë parathënien e një libri të botuar nga nënkryetari i Ballit Kombëtar, kur në familjen tona ka 5 Dëshmorë të LANC-it dhe njeri prej tyre është vrarë pabesisht nga pushka shqiptare në goditjen e praparojës së BrIS në Qarrishtë të Librazhdit. Pas 70 vitesh ne duhet të mendojmë ndryshe o Bujar Nishani, por ju nuk keni si ta kuptoni këtë qëndrim të familjes tonë, pasi të tjera gjëra kap sot vetëdija juaj e çekuilibruar. Sa demokrat është shpirti juaj i tazuar nga pavetëdija, a e keni pyetur ndonjëherë veten para pasqyrës?!

Kur ju merreni me emra të përveçëm, kjo tregon se sa poshtë shfaqeni, sa të ceket jeni në gjykimin tuaj, sa të njëanshëm tregoheni, kur ne nuk kemi nevojë sot për këto, por për të tjera gjëra madhore e serioze, të cilat janë detyrimi juaj institucional.

Po mbretëron për afro 5 vjet por ende nuk e dimë, përse do të mbaheni mend tek shqiptarët në këto vite të të qenit në kreun e shtetit?

Ju vazhdoni të gaboni, sepse keni frikë nga Drejtësia nga e Vërteta, edhe pse gëzoni të drejtën të reagoni institucionalisht me tërë bateritë e mediave në dispozicion, për të mbrojtur paprekshmërinë e perandorisë tuaj.

Gjuha që keni përdorur në këtë reagim është tejet ekstremiste, fyese, denigruese, autoritariste, aspak paqësore e humane.

Nga dëshira ekstreme për t’u treguar me “shpirt demokrati”, ju në vend që të vini vetulla, keni nxjerrë sytë, siç keni bërë çdo herë, me zëmeratën që fshihni brenda vetes, kundër një kohe, prej të cilës ju vet jeni produkt, dhe jo dosido.

Keni ende kohë edhe një vit e mbase, mbase bëni diçka të mirë për këtë vend, apo dhe ju sit ë tjerët, “pas meje u bëfte qameti”.

Përsëri do t’iu kujtoj pyetjen për të cilën jam i bindur se e kanë shumica e shqiptarëve: Përse do të mbaheni mend o Bujar Nishani në 5 vitet e mbretërimit tuaj si President i Shqipërisë?!

Shperndaje ne

The Author

Sylejman Abazi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.