Antika e mohuar  ( 1 )- Mediana ( Naisssus )

Konsta_monedha

Si nuk e kam një grusht të rëndë t`i bij mu në gjoks kësaj historije që na ishte aq e pa besë?. Ne, krijuesit e saj duhet të lëpihemi pas zbulimeve të ardhacakëve dhe të njohim Antikën tonë të mohuar.

Nuk po qaj se na humbi por po më dhimbsen mohuesit e saj nga rendet , radhët tona të cilët pa fije turpi e as  përgjegjësie e mohojnë çdo gjë pellazge, ilire , Albane dhe shqiptare .

Nëna e jonë kokë fortë ishte gjeografia e cila në relievet e saja i ruajti të gdhendura mileniumet e kaluara , ashtu si ishin . Neve na mbetet që t`iu japim gjuhën që të flasin  ,në gjuhën e sotme shqipe dike e përdorur gjuhën arkaike ilirike  të cilën me kujdesin më të madh ne e ruajti gjeografia në territoret , aty ku na mohohet antika . Pra, kjo është Antika e mohuar .  

Mozaiku_konsta

Mediana është një qendër e rëndësishme arkeologjike e shtrirë në rrethinën e Nishit ( Naisusit, sot Serbi ) . ( Krimi i turkut mbi historinë tonë ) . Mediana e paraqet një rezidencë  me luks të shumë të lartë të një shoqëria shumë të organizuar.  Gërmimet e kanë nxjerrur  në pah një histori që e ka fshehur dheu ,  e që mohohet origjina e saj. 

Rezidenca daton nga koha  e Konstantinit të Madh (306- 337 pas Kr. ) Mediana , thuhet në burimet serbe e paraqet vendin më të ruajtur nga Naissusit romak . Mediana  në Serbi ruhet si Qendër arkeologjike të një rëndësie të jashtëzakonshme , e mbrojtur nga shteti Serb.( Një mësim për shtetet tona shqiptare se  si duhet të ruhet e kaluara e largët që flet shqip !) 

Konsta_monedha

E dimë shumë mirë që Konstantini (280–337 ) kishte lindur dhe ishte rritur në Njësh ( Nish,Naissus). Pa vdekjes së Konstantinit (337 pas Kr.)  rezidenca Mediana u çfrytëzua nga  shumë perandor të ardhshëm  Ishte edhe e bijve të tij Constantiusi II dhe Constansi.

Historia nuk ka mëshirë , Mediana u shkatëtërrua nga hordhitë hune të Atiles me 442 ( pas.Kr .)

nishi_konstantinit

Njëshi ( Naissusi , Nishi ) u pushtua pas shekullit  të parë pas fitores së romakëve ndaj Dardanëve. Pra , romakët e gjetën Medianen dhe Nishin . Kush na flet për kohën para romake të saj?  Nejse , po flas me atë se çka shkruhet , por jo saktësisht se çka ishte.

Këndej pari ishte rruga Via Militaris, ( Rruga Ushtarake ) e cila e siguronte një zhvillim të madh ekonomik të kësaj ane. 

Mediana   sot e kapë një sipërfaqe mbi 40 ha , e e cila e lidhte rrugën Singidunum ( Beogradi i sotëm ) , me Serdikun ( Sofja e sotme,Bg ) , Konstatinopojen ( Stambolli i sotëm ). E dini që  rruga Naissus – Lisssus  ( Nish – Lezhë ) i lidhte  krahinat e Ballkanit qendror , pra Dardanisë me portet detare në Adriatik  (Dyrrachion, Apollonia )  më tej me Selaniku në Detin Egje si dhe rrugën Naissus – Scupi . Para , një mrekulli e rrjeteve  rrugore !

 

Për njohuri , Vila Mediana e kishte një sipërfaqe prej 6.000 m2 (98,6×63 m)

Mozaiku_jone_nishi

  Nuk po qaj se nuk i kemi , por po qaj se i harruam dhe po i harrojmë . Si mundet populli më i lashtë të harrojë lashtësinë e tij ? Këtë e gjënë tek ne.

Referencat :

-http://www.panacomp.net/arheolosko-nalaziste-medijana-mediana/

-Monuments of Culture in Serbia: Винча-Локалитет Бели Брег (SANU) (Serbian) (English)

-Arheološka nalazišta od izuzetnog značajа at the site of the Ministry of Culture of Serbia (Serbian)

-Cultural Heritage of Serbia

-Serbian culture

 

fahriu_ri_09_fb

Fahri  Xharra , 31.10.16 Gjakovë

 

Shperndaje ne
Updated: 31 Tetor, 2016 — 17:21

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.