Qeveria e Çamërisë i dënon rreptësisht grupe të interesit dhe çdo kë që përpiqet ta minoj punën e Kuvendit të Çamërisë të shpallur në Hagë me 30.10.2016

Menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë nga delegatët e të gjitha trojeve për popullatën çame dhe arvanitase në Greqi, përkatësisht konfederatës me Greqinë si fazë tranzicionale, Qeveria e Çamërisë, përkatësisht Presidenti i saj Festim Lato ka mbledhur kabinetin qeveritar dhe së bashku me kryetarin e Kuvendit kanë diskutuar për situatën e re të krijuar me Shpalljen e Republikës së Çamërisë.

qeveria_came

Qeveria e Çamërisë gjatë punës

Qeveria e Republikës së Çamërisë mbajti mbledhjen e saj të parë të përbashkët me Kryesinë e Parlamentit dhe Kabinetin Qeveritar. Gjatë këtij takimi z.Xhani bëri një rezyme të shkurtër të punimeve të Kuvendit, ku konstatoi se Kuvendi përkundër vështirësive në përzgjedhjen dhe prezencën e përfaqësuesve, e ka arritur objektivin që kishte për deklarimin e Çamërisë si njësi autonome e popullit çam dhe arvanitas, brenda Greqisë dhe kudo ku jetojnë nëpër botë.

Kryeministri z.Lato pas konkluzioneve të tij rreth rrjedhës së Kuvendit, i informoi ata rreth takimit të tij të djeshëm me këshilltarin e Parlamentit Europian z. Cor Van Leauëen dhe mbi mbështetjen që i deklaroi ai për çështjet e trajtuara gjatë Kuvendit ku theksin e vuri mbi Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit, përmbajtja e të cilës do të prodhojë efekt juridiko-ndërkombëtare mbi të drejtat e popullit shqiptar çam. Po ashtu njoftoi se ka patur telefonata përkrahje nga kryeministri holandez z.Mark Rutter, të cilin e kishte informuar në hollësi për përmbajtjen e Deklaratës dhe Programin e Punës së Qeverisë në vazhdim.

Qeveria vazhdoi takimin me shpalosjen e planit të Detyrave të Kabinetit qeveritar për ditët në vazhdim.

Qeveria i ka kushtuar rëndësi, thuhet në komunikatë, disa reagime institucionale dhe ‘të grupeve të interesit’, për të cilat Kryeministri z.Lato u shpreh se, çdo lindje e vështirë, duke tërhequr një paralele në mes Kosovës së 02.07.1990 dhe Çamërisë sot, por vështirësitë u sfiduan me udhëheqjen me durim, urtësi dhe mençuri të presidentit të ndjerë Dr.Ibrahim Rugova.

“Qeveria e Çamërisë i dënon  rreptësisht këto Grupe të interesit dhe çdo kë që përpiqet ta minoj punën Kuvendit të Çamërisë të shpallur në Hagë, dhe shprehu një konsideratë dhe mirënjohje pafund për çdo qytetar që me vullnetin e lirë mbështeti këtë ditë të rëndësishme”.

Po ashtu ka raportuar ministri për Siguri dhe Mbrojtje z.Piro, thuhet më tej në njoftim, mbi takimin e Komisionit të Përhershëm të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit dhe tregoi për punën që po bëhet në platformën lidhur me këtë fushë.

“Ndërsa, znj. Agalliu e cila është emëruar  zëdhënëse e  Qeverinë së Çamërisë, raportoi për përgatitjen e gjithë dokumentacionit të nevojshëm për procedimin e kërkesave për njohje, letrave kredenciale që do tu dërgohen Qeverive të Shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Çamërisë. 

Shperndaje ne
Updated: 1 Nëntor, 2016 — 07:37

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. Nuk kuptohet qëllimi i kësj Republike, na jep përshtypjen se kërkohet krijimi i një federate greke me këtë republikë? Apo nuk e kuptova mirë. Arvanitasit që marrin pjesë ku jane rezidentë në Athinë apo në Thesproti,Janinë, Artë? Cili është statuti i kësaj republike dhe kush ishin delegatë, nuk është fjala për emra por për origjinën e tyre. Tung Nga Lefteri i Agjisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.