Letër përshëndetëse Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar!

lshb_e_re_avdiu
Përshëndetje të përzemërta Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar!

Shkurt LSHB. me kryetar: Tahir Veliu.

Një nismë e mire, një Lëvizje Politike Kombëtare e qëlluar, dhe e domosdoshme për kohën.
Kështu pothuaja se kanë filluar të gjitha partitë politike në mbarë hapsirat shqiptare, por më kalimin e kohës doli në pahë se të gjitha partite politike aktuale bënë luftë për pushtetin e tyre personal, duke mos mbrojtur asnjëherë interesin e popullit dhe të atdheut shqiptarë!

Kemi kohë që degjojmë sharjet dhe fyerjet pambarim…. midis lideresh shqiptarë dhe partive të ndryshme, kemi kohë që jemi mbushur me ekstremizma, por është e mira që të dëgjojmë intelektualet e urtë dhe te mençur te Kombit, të cilët thërrasin për ruajtjen e gjakëftoihtësisë dhe mjëkohësisht grishin për dialog brenda shqiptarë, kështu të ndalet ndezja e fitilave te vdekjes së pakuptimtë ndërvëllazërore, e jo siç po bejne ekstremistet e te dy kraheve politik të ashtuquajtur të “djathë” apo të “majtë”, qe duken sikur mbrojnë lideret e tyre, por ne fakt vendin e shqiponjave e çojne drejt destabilizimit.
Në këtë kohë kur jemi të kapluar nga një çrregullim dhe destabilizim politik e dogmatik në mbarë hapsirat shqiptare, Themeluesit e Lëvizjës për një Shqipëri të bashkuar, të organizoj popullin shqiptarë të ndarë në pesë shtete padrejtësisht nga Fuqit e Mëdha Perëndimor, në një discipline, rend e stabilitet, le të jetë kjo Lëvizje si dhunti e rilindasëve tanë shqiptarë të pendës e të pushkës që të gëzojë përkrahjen e popullit. Të veprosh sot që t’i bashkosh mendjet e zemrat shqiptare në kauzën e shenjtë për një Shqipëri të bashkuar, nuk është vetëm çështje e mendjes, të arsyes, por, para së gjithash, çështja e ndjenjave të sinqerta e të dlirta ndja atmëmëdheut shqiptarë.

Si një shqiptarë që jetoj në Republiken Shqiptare te Kosovës, kam mbështetur dhe mbështes të gjitha Lëvizjet Kombëtare Shqiptare që kanë qëllime të mira në idetë kombëtare, ashtu si e kishin heronjtë dhe heroinat tona kombëtare që nga koha Pellazgo-Ilire-Shqiptare, ashtu si ishte Beslidhja Shqiptare e Lezhës, ashtu si që ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, etj…Po shpresoj se edhe LBSH-ja do të veproj shqiptarisht në mbrojtje të interesit kombëtar mbarshqiptarë që përpos fjalëve të mira të bëhen edhe vepra të mira në dobi të kauzës kombëtare!

Ju uroj suksese gjithë atyre shqiptarëve bijë e bija që angazhohen për të dhënë mundin e djersën e tyre në realizimin e këtij qëllimi fisnik për bashkim kombëtarë, na priftë e mbara në çdo cep të Atmëmëdheut Shqiptarë!

Lavdi e përjetshme heronjëve e heroinave tona shqiptare të të gjitha kohërave!

Nderim e respekt nga Avdi Ibrahimi –

Shkrimtar, veteran i lirisë së UÇK-së.
Prizren më 12.10. 2016.

Shperndaje ne
Updated: 1 Nëntor, 2016 — 20:53

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.