Letërsi Kombëtare : SËRISH NA ERDH NJË NËNTORI

13226886_1789682287933779_7297965467212419572_n

Dëshmor i Kombit Zahir Qerim Pajaziti

 

uck__jone_12

Sërish na erdh Një Nëntori
Me dhimbë loti nga sytë doli
S’ ndalen fare lotët e shkretë
Pa Ty u mbushën plot 20 vjet

O Zahir- Pushka e lirisë
Po i mungon shumë shqiptarisë
Veç Ti i mblodhe zogjtë e shqipes
Me i zhdukë fare t’ bijtë e shkinës.

Mallkue qoftë kush t’ preu në besë
Kurrë mos pastë n’shpi nip as mbesë
Zot’ i Madh për tradhti e dënoftë
Kurrë Ezani mos iu këndoftë

Po ta njihja atë qafir
Plumbin n’ ballë t’ia jap pa mëshirë
Të betohem në Zot e n’Flamur
Do t’ia prisja këmbë dhe du’r

Lavdi veprës e rinisë sate
Ti Kosovës ia shkruajte historinë
Do të duan e nderojnë brezat që po vijnë
Zahir Qerim Pajaziti gjithmonë paç Lavdinë!

feti_krasniqi_caka_03

Poezi nga Feti Krasniqi Caca

E dërgoi për postim Prof. Zymer Mehani

 

Shperndaje ne
Updated: 5 Nëntor, 2016 — 23:40

The Author

Feti Krasniqi_caca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.