Kush na mashtroi  pas luftës së dytë  ?

Foto_mashtrimit

Serbët dhe strategjitë e tyre  kundër shqiptare ,  janë shumë pak të studjuara ose aspak, nga ana e jonë. Sikur të kishim një analizë në nivel mbarëkombëtar do ta kishim më lehtë t`i përballonim situatat e pa lakmuara që historia  na ka ballafaquar neve si komb me lakmitë dhe dredhitë e tyre.

Serbët ,Lufta e dytë botërore i ka gjetur më të përgatiturit ; ata pa një pa dy e nënshkruan kapitullimin dhe  e krijuan qeverinë kuislinge ; nga ana tjetër ana luftarake kundër nazizmit ishte e organizuar nëpër mjet të partizanëve dhe të udhëhequr nga PKJ . Por, qeveria kuislinge dhe Drazha Mihajloviqi me çetnikët e tij ishin shumë aktiv ; në shikimin e parë ata ishin me okupatorin por në të vërtetë çështja serbe nuk luhatej nga program i tyre. 

Një dallim nga ne ; gjatë fundit të luftës kur u pa që nazizmi do të përfundonte serbë i kyçën në  radhët e tyre partizane gati të gjithë çetnikët dhe kështu përfunduan me një ushtri të madhe “ çlirimtare “  Çështja serbe dhe pravosllavizmi i tyre nuk u ndalën aspak më krijimin e shtetit të ri  t`ashtuquajtur komunist. 

Në kë shkrim  dua ta trajtoj një çështje shumë tragjike për ne  që ndodhi pas LDB.  Teorinë e  Leninit që “feja është opium për popull” , më së afërmi zemrës i morën shqiptarët. Edhe serbet luanin në këtë letër por vetëm teorikisht.  Shqiptarët, duke e parë një ndërrim të madh në  skenën politike , verbërisht iu besuan atyre në “vëllazërimin “ e propozuar nga ta . Shqiptarët, të  mashtruar pas një komunizmi  të propozuar nga sllavët  gati e humbën idealin e tyre të kombit duke u futur  në errësirat e përgatitura nga serbët komunist.

E rikujtoj thënien e Z. Edit Durham : “Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin por u ngrina kur e pashë që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë.  Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se sa myslimanët ( E. Durham, Londër 1920). Pse vallë ?  

Mashtrimi qëndronte edhe më lehtë në manipulimet serbe , sepse të tanë nuk e dinin që serbët nuk e harrojnë planin e tyre të vendosur nga Kisha e tyre pravosllave .

Këtë që dua ta trajtoj sot ,nëse ishte e panjohur për ne si shqiptar ishte e shumë e njohur për qarqet diplomatike të Europës. Shtypi botëror e dinte me saktësi qëllimin e serbëve dhe lojën e tyre  me shqiptarët e të dy konfesioneve : musliman dhe atij katolik. Kësaj radhe nuk do të trajtoj qëndrimin  dhelparak serb ndaj shqiptarëve ortodoks në mbarë tokat shqiptare të cilat mbetën nën okupimin serb.

 Sikur shqiptarët ta dinin se çka shkruanin dhe çka mendonin serbët nuk do të ishin mashtruar dhe të  jetësonin mu atë që bënë që nga 1945 e tutje me Klerin katolik : “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. ( “(“Vesnik Srpske Crkve”)  Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjeruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë. . .  Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. ” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”).

Pra sikur pushteti i ri ta dinte planin shekullor serb nuk do të ndodhte kjo  : “Klerikët e zhdukur pa gjyq kanë pasur moshën mesatare 56 vjeç dhe kanë bërë 56 muaj hetuesi “4-Klerikët që vdiqën pak kohë pas torturave e kanë pasur moshën mesatare 52 vjeç dhe kanë bërë 3 vjet hetuesi. 5-Klerikët e vdekur në burgje ose në kampe kanë pasur moshën mesatare 56 vjeç dhe  kanë kryer 156 vjet  burg. “  

Pak nga “historia e panjohur “ për  shqiptarët  . vetëm 32 vjet para 1945-tës  ndodhi : “Numër i pa numëruar i Katolikëve ishin vrarë ne Ponoshec, nga dora e sllavit (rrethi i Gjakovës).  Afër Zhurit (rrethi i Prizrenit), kryetari i fisit ishe vrarë e thërrmuar nga shteti, mu pse ishte Katolik.  E njëjta gjë ndodhi edhe në Gjakovë në famullinë e Nikajve, kur mbi 70 Katolik u vranë nga malazezet”. ( 20 03.  1913, gazeta “Reichpost”)

Sikur shqiptarët ta dinin që  Gazeta e kohës, “Neue Freie Press” me 20 Mars 1913 shkruante: “Me 7 Mars, soldateska e prirë nga një pop Ortodoks,në dhe rreth Gjakovës deshtë me forcë të konvertoj Popullatën katolike në besim Ortodoks.  Mbi 300 vetë, gra, burra dhe fëmijë nën kërcënimin me vdekje duheshin të konvertoheshin.  Popi Ortodoks iu tha: “Ose nënshkruani deklaratën se e keni pranuar fenë e vërtetë ose këta ushtarë të Zotit, do i dërgon shpirtrat e juaj në ferr”. Te gjithë e nënshkruan përveç Patër Angjelit.  rezultati ishte skena më trishtuese e paparë në atë shekull”( www. albanianhistory. net) nuk do të inskenonte hyrje armësh në kisha  të veriut të Shqipërirë dhe : ” 5-Klerikët e vdekur në burgje ose në kampe kanë pasur moshën mesatare 56 vjeç dhe  kanë kryer 156 vjet  burg. 6-Kleikët që kanë vdekur pasi kanë kryer dënimin, kanë bërë gjithsej 315 vjet burg. 7- Klerikët që kanë vuajtur dënimin dhe kanë mbijetuar, kanë kryer 363 vjet burg. “  

O zot çfarë mashtrimi vetëm 32 vjet pas masakrave të 1913-ës.

Që moti . andej nga formimi i konturave të shteti serb nën patronatin turk : “Magazin für die Literatur des Auslandes ,1843 shkruan :“Serbët ishin armiqët e betuar të malësorëve katolik(. . . )serbët kishin një urrejtje shfrenuese ndaj katolikëve shqiptar. ”

Deri sa  një historian shkruante se ,”serbët i urrenin shqiptarët katolik ,për dy arsye, e para se ata ishin pengesa e parë dhe e fundit e tyre në realizimin e politikave te tyre doktrinare-religjioze ne mbështetje te Rusisë dhe përkrahjen herë pas hershme te Turqisë, dhe se dyti se ata e sidomos kleri i tyre  iu mësonte brezave te kaluarën  dhe mbanin trashëgimin e saj ne origjinalitet” , kurse në anën tjetër shqiptarët e mashtruar e nga opiumi serb :  “Po të mbledhim gjithë vitet që përmendëm më sipër arrijmë në konkluzioni që gjithë vitet e burgimit të klerit katolik shqiptar janë 881 vjet ose 9 shekuj. Të gjithë qenë klerikë të shkolluar dhe intelektualë të zotë. Ata kanë kryer së bashku rreth 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës.”

Mjerimi ndodhë nga mosdija !

fahriu_ri_09_fb

06.11.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 6 Nëntor, 2016 — 06:13

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Une jam I mendimit per mi permisu ket gabim te ber nga ana e komunistave Shqiptar ,na duhet masovisht te fillonim ta lusim fen ton KATOLIKE ,ta qojim ne vend amanetin e Gjyshave tan,dhe tju shkatrrojm andrren e shkijeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.