Rrënjet ilire të serbëve !

Rrënjet ilire të serbëve !

fahri_xharra_riNga Fahri Xharra

Serbët në kërkim të certifikatës së rrejshme të lindjes së tyre po i kalojnë të gjitha normat e një etike shkencore. Që njëzet vjet ata po punojnë në një drejtim të ri të largimit tonë nga e vërteta historike. Qëllimet e tyre janë drakonike, Derisa me shekuj kanë shkruar se ne jemi askushi ,barinj të zbritur nga malet e pa emëruara ; që gjurmët tona arkeologjike janë të pagjetëshme posi ato të arinjve apo të ujqërve ; tani dalin me teorina edhe më tronditëse duke na “sjellur” nga Azia e vetvetën duke e paraqitur si burim i të gjitha civilizimeve të herëshme të kësaj treve .Serbia dhe Europa nuk guxojnë të harrojnë që na kemi qenë kërthinëza e civilizimit të herëshëm europian.. Librat shkruhen , ato lexohen. Letra i banë edhe rrenat më të pakuptimta që të shkruhet mbi te.

Ndërsa autorët serbë na këshillojnë: “ Për shqiptarët kishte me qenë në interes më të madh nacional sikur të përcaktohej qartë identiteti i tyre etnik dhe në atë mënyrë e kishin fituar epitetin e një populli të rëndësishëm të Kaukazit me një civilizim dhe traditë mijëravjeqare; se sa me kokëfortësi të paraqiten si pasardhës të ilireve dhe me vetëdije të sajojnë një rrenë me përkatësinë më të ultë morale – vetëzhgënjimin:”( Vesna Peshiq- Albanci lazni Iliri). “Qëllimi i hulumtimit të prejardhjës së Shqiptarëve, qëndron në atë që përfundimisht të hidhet poshtë një falsifikim historik, një mit ideologjik, me të cilin ishte arsyetuar dhe legjitimuar rrëmbimi i tokave të huaja , e në këtë rast tokave tona( serbe f.xh.) , toka të cilat e kanë një vlerë që nuk maten me asgjë për historinë kulturën dhe gjeostrategjinë e popullit serb ; toka nga të cilat populli serb, kurr nuk do të hjek dorë .”( Akademik Mihajlo Markoviq).http://everteta.al/ Pastaj vazhdohet:“ Ç`farë faktesh e arsyetojnë lidhëshmërinë historike në mes të Shqiptarëve dhe Ilirëve, a egziston ndonjë lidhje gjenetike në mes tyre? Asnjë “. “ Nuk gjëndet asnjë dokument historik i cili e vërteton qëndrimin e shqiptarëve në Ballkan deri në shek. e XI-të. Nuk ka indikacione arkeologjike për praninë e tyre në këto anë.Të gjitha toponimet shqiptare verehen pas shekullit të mesëm ; ndërsa sipas formave të saja strukturore gjuha shqipe nuk ka asnjë gjë të përbashkët me Ilirishten”.(Shqiptarët e Kaukazit…)

Ndersa vetën e paraqesin :“ Nga burimet historike,të lidhura me Dioklenë,shënimi më i thukt është ai i Pop Duklanit, i cili në Udhëpërshkrimin e tij i përshkruan ndodhitë e rëndësishme që nga shek i IV deri te i IX-ti.. Në fillim ai ( pop Duklani) shkruan se paraardhësit e serbeve ,Gotët kanë ardhur në kohën e Carit Anastasi . Kjo lidhëshmëri e Gotëve me Serbë vjen në kohën e Arkixhakonit Tomas;për te ,Gotët dhe serbë shin “arianë”-heretik. Përktimin e Biblës gotike e kanë bërë Alanët (Serboijët) dhe që e çfrytëzonin në kishat e tyre, e cila gjë ishte vazhduar me ardhjen e tyre në këto anë që nga shekulli i I-IV .” dr. Jovan I.Deretiq “ Sërbia para Imperatorisë së Romës”

Terenet tona -thot Dragoslav Srejoviq,janë organikisht të lidhura, Sërbia është Piemonti i Balkanit në aspektin territorial dhe kulturor. Ky ishte vendi më i plleshëm i krijimtarisë njerëzore, dhe pa e dijtur se çka ndodhur në këto anë – nuk ka as arkeologji ballkanike e as të asaj europiane juglindore e as botërore,

Shekulli i tretë i kësaj epoke njihej si shekulli i krizës,dhe e mrekullisë së shpëtimit të Imperatorisë së Romës nga shkatërrimi ,shkatërrim i cili u ushtrua për dy-tre shekuj më vonë. Që nga koha e lindjës së Imperatorit të parë romak e deri në shkatërrimin e saj ”kanë” lindur në tokat tona serbe 17 Imperatorë – thonë arkeologët serb . Le ta thonë ;atyre nuk ju prishin mohsat ; por pohsat e tyre dhe mohsat tonë e vërtetojnë shtrembërimin djallëzor të historisë.

Serbët ishin eshe keltë ”Kur isha studente nëWels,studjoja historinë e gjuhës kelte, shkruan prof.dr. Kuiq mbeta pa mend kur e takova mikëpritjen ,mentalitetin ,zakonet ,shpirtin e bardhë dhe thashë: sikur të isha në Serbinë time. Welsianët më janë vellezër nga gjaku!Sigurisht që edhe në mua qarkullon gjaku kelt ,në palcën time. Në Kladovë (Serbiaverilindore f.xh.) në kohë i gjetëm varrezat e mëdha kelte, ,por edhe vetë emri Kladovo në keltishte do të thotë: varreza. Por ka edhe më shumë : Kopaonik – zoti i bakrit, Gjevgjelia http://everteta.al/– zoti i hekurit, arilje- vend i livadheve.Risan – keshtjella në detë, Paraqin-kulla e qendrueshme, Budva- qytet i vërshuar, Prishtina- e çmuar , me vlerë,Tutin – i pastër. Te gjitha qytetet ,lumenjt ,malet që mbarojnë me din,dun,tin,tun janë me prejardhje kelte.Kushe njef mirë gjegrafinë pozitive do ta kupton që mu si sot edhe atëherë Keltët jetonin këtu para se të shkonin në ujdhesat Britanike’” – e përfundon lakmitarja dhe përshtjelluesja e historisë Z. Kuiq.

“ Vepra më e vjetër helene-ilire Iliada dhe Odiseja, janë të skruara me t`ashtuquajturin heksmetër, të cilat paskan shumë ngjajshmëri me këngët epiko-lirike serbe. Me qenëse është përdorur gjuha jonike me ate eolike, e gjithë kjo tregon se Homeri ishte Ilir, dhe këto gjuhë Ilire. Në shkrim është përdorur alfabeti iliro -helen” . “ Fanula Papazoglu ,mendon që Frigjija ishte krahinë kufitare me Ilirinë,dhe është krejt e kuptueshme që ky ishte shteti i Trojës. Ilirët e kanë marr emrin nga kryeqyteti i tyre ,që në atë kohë ishte Sarda, sepse Ilirët ishin Sardë ,gjegjësisht Sardanë( Dardanë) ,pra serb.” (?)

Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XIV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. PraSerbiaqenka para 34 shekujve ne këto anë . Zbulim epokal i serbëve.? E ne, si po thonë ata të ardhur nga Azia ,diku ne shekujt XI-XII- të.

” Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparative-linguiste ( metoda krahasuese -gjuhësore) të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me “saktësi” të drejton në komponentën e fuqishme sllave te Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë (serbe,pra) “

Në kohët e fundit serbët na dalin me një ”zbulim” tjetër: ” Gjuha serbe ishte gjuhë e diplomacisë dhe ushtrisë turke,bile edhe Sulltani fliste serbisht-Besuat apo jo: Në Turqi jetojnë 9 milion serb!”

”Ata me një ndërdije të pastër dhe apsolute për prejardhjen e tyre, me një krenari të pabesuar e cekin dhe e ndiejnë veten të nderuar që rrënjë e tyre i kanë në Serbi. Shikoni, disave prej tyre para ardhësit iu kishin shpërngulur 300-400 vjet më herët në këto toka turke por ata edhe sot dita-ditë flasin serbisht dhe që të gjithë e dinë se cfarë mbiemri të pagëzuar në kishë e kishin dikur..http://everteta.al/- na e zulon Dragan Milosavljeviq , kryetari i Shoqatës serbe-turke të miqësisë ”Inat”. ” Bile edhe mbreti Aleksandër Karagjorgjeviq paska pas deklaruar me 1912 se serbet i kanë barazuar ”hesapet ” me Turqit , dhe në të ardhmen me ata mund të ishin vetëm miq”

Mandej Dragan Milsavljeviqi thot se një herë i kishte pas thënë një profesori të Ankarasë,se mjaftonte që serbët i kishin turqit 400 vjet përmbi vete por ai iu kishte gjegjur”: Pyetja është se kush kë e sundonte,sepse ju serbët e kishit qeverinë në dorë si vezirë të mëdhenj .mëshumë se sulltani” .kështuqë Serbia vetëm në vitet 1543 e deri 1612 , serbia e kishte udhëhequr imperatorinë me 13 kryevezirë, 7 zëvendës vezirë, 23 vezirë , 8 admirala si dhe me një mori guvernatorësh .(!)

Edhe këte :” E vizituam komunën më të madhe të Stambollit atë Bajram Pasha dhe duke biseduar me njerëzit e atyhit – shkruan në srbin.info , shofim se aty jetojnë dhe janë

350 000 ,90 % të tyre janë me prejardhje serbe. Me krenari e bartin gjuhen serbe nga gjenerata në gjeneratë.

Pershendetje nga Turqia serbe.

Shperndaje ne
Updated: 11 Janar, 2015 — 05:53

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.