Letërsi Kombëtare: VARGJET E POETIT FADIL H CURRI – KURORË PËR TRUALLIN AMTAR

13936750_1668059913227820_2012079489_n

Me rastin e botimit
VARGJET E POETIT FADIL H CURRI – KURORË
PËR TRUALLIN AMTAR

prof_Zymer Mehani

Prof. Zymer Mehani

Ndër motivet më të dashura të petit Fadil H. Curri, të përfshira në vëllimin “Gjuha e truallit tonë” janë qëndresa dhe atdhedashuria. Por, poeti preokupohet edhe me problemet etike, prandaj edhe na duket si paranojë shpirtëror i popullit duke ndërtuar mjeshtërisht fortesën enigmatike të shprehjes dhe të fjalës artistike.
Poeti F. H. Curri me vargjet e tij lexuesit i ofron ngjyrosje emocionale të fjalës dhe të mendimit. Disa nga poezitë e tij shëmbëllejnë si fragmente të njëfarë ditari personal, me vargje dhe mendime të skalitura bukur, që lënë impresione të forta te lexuesi.
Ky poet i talentuar shquhet për poezi të bukura, me mesazhe të qarta që na përcjellin. Poeti mendimet i mbështjell dhe i përmbledh me pak fjalë, çka edhe ia arrin kësaj pune me sukses. Zotësia dhe talenti i tij është pikërisht fakti, që me pak vargje të thotë shumë, madje edhe të shprehet bukur. Gjithashtu, poeti Fadil H. Curri i ka shfrytëzuar për mrekulli edhe figurat e ndryshme letrare, duke ndërtuar urën lidhëse në mes tij dhe lexuesit me fjalë dhe shprehje të bukura, pa e rënduar vargun, por edhe pa rënë në thjeshtëzime.Vargjet e tij janë kuptimplota. Ato i shquan mendimi, ritmi dhe rima, elemente të mjaftueshme që ua shtojnë vlerën artistike. Poeti është human dhe gjërat i sheh me syrin e humanistit e të atdhetarit duke depërtuar thellë në shpirtin e lexuesit.
Podujevë, 2016

Shperndaje ne
Updated: 6 Nëntor, 2016 — 11:00

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.