Thrakia – vendlindja e Orfeut dhe Spartakut

Harta_thrake

Thrakia – viti 386 prKr

 Kur flasim për  Thrakinë ,a mjafton  vetëm të themi që ky vend i lindi dy figura të mëdha historike ? Historia e Thrakasve e këtij populli indeeuropian , pra Pellazg është shumë pak e njohur për ne. Grekët dhe Romakët me pushtimet e tyre normalisht që i kanë sjellë edhe versionet e tyre për këtë popull të Europës juglindore. Thrakasit, pra bashkëkohanikët e Dradanëve, Ilirëve , Maqedonasve , Epirotëve i kanë gjurmët e tyre historike të cilat lexohen drejt vetëm atëherë kur duam një të vërtetë historike.

Pra të fillojmë me Spartakun (111–71 prKr ) i cili ishte një gladiator i Romës i njohur për kryengritjen e madhe të skllavëve të kohës së vjetër,dhe Orfeun – muzikanti  dhe poeti më i madh nga mitologjia greke. ( Por, sa është greke kjo mitologji ? kam filluar të mos iu bindem manipulimeve dhe përvetësimeve historike , të cilat absolutisht janë për mohimin tonë )

Edhe pse me qëllime të caktuara , historia e tyre njihet shumë pak , por ata ishin një popull pellazg me një kulturë të lartë dhe dije të pa krahasueshme të arit. Homeri në Iliaden e tij i përshkruan kështu :’ Kuajt e tyre ishin më të fortit e me të bukurit qe unë i kisha parë ndonjë herë, ata janë më të bardhë se bora dhe të lehtë se çdo frymë. Qerret e tyre janë të zbukuruara  me ari …

ari_thrakes

Thraksit njihen si popull që kishin jetuar në veri  të Emathias deri në Danub, në lindje i  kishin dardanët dhe ilirët dhe në perëndim ishin deri në Detin e Zi. Thrakasit jetoni në një Konfederatë të 40 fiseve dhe 22 mbretërive.  . Zbulimet e fundit në Bullgarinë e sotme tregojnë që këta ishin ata pellazgët me historinë e tyre mbi 8 000 vjeçare (prKr.), e cila i paraprinë Civilizimit  t`ashtuquajtur Grek dhe Egjyptian. Hulumtimet në Varna ( BG) i kanë gjetur mbetjet e një qyteti  guror me vjetëri mbi 6500 vjeçare. Vlen të përmendet edhe zbulimi i një Nekropolisi në Varna , me thesarin e gjetur të mbi 3000 gjësendeve të arta që tani quhet :” ari më i vjetër i botës ?.

Thrakia ka  kaluar sulme dhe lufta të ndryshme me Aleksandërin e Madh , Persianet ,  Romakët  , Bizantin , Sllavët, Turqit etje.etj (. Thrace then has a dark period of Turkish occupation where nothing worth mentioning ever happens. After all, the land was too close to the Capital of the Othoman Empire (now called Istanbul so as not to remind of the old glorious city that the Turks had destroyed).

Për historinë e tyre nuk ka shumë të shkruar por i takojnë kulturës  pellazge të Danubit ( Vinçës )  si dhe të gjitha peripecive historike të kaluara si populli më i vjetër .

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra . 06.11.16
Gjakovë

 

Shperndaje ne
Updated: 7 Nëntor, 2016 — 06:51

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Shum artikuj te bukurqe me pelqejne shume.Suksese
    .Ju prift e mbara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.