Fadil Shyti: Letër përshëndetëse PKSH, me rastin e 75 vjetorit të themelimit….

Enver_Hoxha_02
Letër përshëndetëse PKSH, me rastin e 75 vjetorit të themelimit
dhe zhvillimit të Kongresit të 15 të saj.
Shokë e shoqe të PKSH-së!
 
Pjesëmarrës komunistë dhe komuniste të ardhur nga vendet mike tonat, për të qenë të pranishëm duke ndihmuar shokët dhe shoqet e partisë, për të zhvilluar me sukses punimet gjatë Kongresit .
 
Ju përshëndes!
 
Nëntori, është muaj i festave të mëdha për kombin shqiptar, që prej vitesh të stuhishme të kryengritjeve dhe luftërave tona, për liri, pavarësi dhe ribashkim kombëtar; që nga 28-ta, 29-ta; -mirëpo, këtë vit, këtyre festave i paraprinë dhe festa e madhe e 8 Nëntorit, pra 75 vjetori i themelimit të PKSH-së.
 
Për të bërë këtë festë më të bukur dhe më kuptimplote, PKSH-së, më 6 Nëntor po e zhvillon Kongresin e 15-të të saj.
Kjo padyshim, të gjithë simpatizantëve dhe anëtarëve të ideve, m-l, ide që bazament i kishte, i ka dhe do t´i ketë PKSH-së, ua rritë forcat dhe shpresat, për hequr qafe zgjedhën e sotme feudal-kapitaliste, që i ka mbërthyer ; si një litar i zi në fyt , popullin shqiptar dhe popujt liridashës kudo nëpër botë.
 
Natyrisht, për të hequr qafe litarin e zi, kurdoherë janë kërkuar ca elemente kryesore, që duhet të bashkohen si gjaku me kockën, në veprimtarinë atdhetare dhe revolucionare të bijve dhe bijave më të mirë të popullit, komunistëve dhe komunisteve shqiptare dhe të popujve liridashës; mendoj , para së gjithash, ato janë: dituria, trimëria, besnikëria, përkushtimi dhe vetëmohimi , -këto elemente kanë shkëlqyer dhe kurdoherë duhet të shkëlqejnë si pesë yjet partizane, në mendjet dhe zemrat e revolucionarëve; jo vetëm duke reaguar me fjalë e shkrime kundër borgjezisë reaksionare , por duke bërë rezistencë u dëshmuar në veprimtarinë e çdo veprimtari dhe veprimtareje për të arritur objektivat tona të ndritura dhe të çelikosura që prej fillimeve të rezistencës dhe luftërave për socializëm liri dhe barazi; që nga Komuna e Parisit, (1871) për të cilën, Marksi i madh, thoshte: “Komunarët, i sulmuan qiejt”!
 
Revolucioni socialist i Tetorit, (1917) i udhëhequr nga Lenini, i cili i dha grushtin vendimtar reaksionit kombëtar (rus) dhe ndërkombëtar dhe si oshtimë nga lumenj djersësh dhe gjaku; për të gjetur përkrahje nga popujt liridashës; ky Revolucion u reflektua fuqishëm dhe në Shqipëri; me Revolucionin e Qershorit,(1924) duke hedhur shtat, gjithnjë duke marrë përmasa më të qarta ato ide; gjatë dhe pas LANÇ-re, kur u krye me sukses jo vetëm një Luftë Çlirimtare, por dhe u krye me sukses Revolucioni Popullor, për barazi dhe identitet kombëtar , kur proletariati shqiptar dhe më tej, kudo në vendet socialiste e fitoi luftën kundër borgjezisë reaksionare; kujtoj këtu në veçanti periudhat e lavdishme të epokës së J. V. Stalinit, në epokën e ndritur të gjeniut të kombit shqiptar, Enver Hoxhës dhe gjetiu, përderisa shtete dhe parti të tyre komuniste nuk devijuan në revizionizëm për të rënë pastaj, pre e vendeve agresive kapitaliste.
 
Dihet që, në fund të viteve 80-ta dhe në fillim të viteve 90-ta, në Shqipëri ndodhi tragjedia e madhe, restaurimi i feudal-kapitalizmit; por lidhur me këtë, themeluesi dhe udhëheqësi i PKSH-së, së Re, Hysni Milloshi, do të konstatonte: “Luftën politike , si rrjedhim i tradhtisë ndaj ideve të m-l, nga vet ish-udhëheqja e PPSH-së, e drejtuar nga Ramiz Alia, momentalisht e kemi humbur, mirëpo betejat vazhdojnë”!
 
Shokë e shoqe!
 
Ju uroj nga zemra, festën e madhe të themelimit të PKSH-së!
Ju uroj nga zemra, punë të mbarë në Kongresin e 15-të të flakadanes sonë!
 
Rroftë PKSH-së!
Lavdi marksizëm-leninizmit!
Lavdi Enver Hoxhës!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
 
I juaji, Fadil Shyti,
Suedi, 2, Nëntor, 2016
Shperndaje ne
Updated: 8 Nëntor, 2016 — 12:42

The Author

Fadil Shyti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.