TI, SHQIPE E FLAMURIT

imgres

(Dëshmores së kombit ANTIGONË FAZLIU-t)

Flatrat t’i këputën armiqtë gjakatarë
Drejt qiellit t’atdheut për t’mos fluturue
E rreze lirie, mos kërko, të thanë
Të këputën moj Lule, të shanë e të vranë

Lulëkuqe e Kosovës ANTIGONË ti je
Për LIRI luftove o motër e re
Armiqtë gjakatarë i vraftë një rrufe
Se ata s’kanë mëshirë, s’kanë as turp, as fe

Gjaku yt moj GONXHE, u ngrit në flamur
Krenari e kombit do të mbetesh prore
Për Ty thur këto vargje – lule me kurorë
Se e fale jetën për këtë tokë arbërore

Motër, lavdi t’qoftë! Lumë që t’ ka KOSOVA
SHQIPE DYKRENARE, Ti moj bijë shqiptari
Gatitu te varri t’ nderon Çlirimtari
Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari

prof_Zymer Mehani

Poezi nga Zymer Mehani

Shperndaje ne

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.