GJASHTË VJET BURG PËR VRASJE

shqipja_051

Nga MELVILLE CHATER
Shkurt 1931.

prof_Zymer Mehani

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Pastaj filloi të na tregonte sekretet e jetës së tij duke na thënë se kjo punë ishte një vendstrehim i sigurt për dikë që sapo kishte dalë nga burgu. “E shikoni,- na tha- Bëra gjashtë vjet burg vetëm se u solla keq ndaj një burri!” “Gjashtë vjet se veprove pa u menduar!?- e pyetëm ne. “Po,- na u përgjigj- Sepse veprova pa u menduar dhe nxora thikën. Dhe tani që jam jashtë vëllai i vejushës së atij burrit që vrava do që të hakmerret ndaj meje!” Përgjatë brigjeve të detit Adriatik, midis porteve të Sarandës e Vlorës, ndoqëm një rrugë të vështirë nga pikëpamja gjeografike për në veri. Rruga ngrihej mbi shkëmbinj të thepisur për më se 150 km, ullishta e pisha të pafund, një pamje e mrekullueshme e parë nga aeroplani. Një moment më pas u gjendëm në një liman të vogël krejt të virgjër e të mrekullueshëm, ku dora e njeriut nuk kishte mbërritur ende. Më pas ndalëm për të drekuar në buzë të rrugës, buzë ullinjve e një fshati të vogël me çati të kuqe që flinte nën diellin e paqtë të mesditës së qershorit. Më në fund ja dhe perëndimi i diellit që aq shumë e kishim pritur: njerëzia që mblidhej pranë burimeve për tu freskuar, çasti i mbushjes së shtambave me ujin e ftohtë, ecja çapkëne e grave me to mbi sup, që ktheheshin në fshat me hapa të ngadaltë e duke i folur njëra-tjetrës. U ngjitëm në shpatet e pjerrëta të vargmalit që derdhej mbi det të Himarës arritëm në anën e tij, mali Çika me emrin e vjetër pritësi i rrufeve.
Makina jonë lëvizte në zbritje në kthesat e pafundme të rrezikshme të rrugës së ndërtuar në kohën e luftës. Që nga maja pa kuptuar mbështilleshim nga aroma e pishave e më pas vazhduam nëpër rrugën bregdetare që na udhëhiqte për në Vlorë.

Shperndaje ne

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.