Analize: Serbia i shtyn fshehtas Shqipëtarët  e Luginës që të shkojnë në Siri

germadhateqytetit_hm02
Me shpërthimin e  konfliktit të Sirisë, i cili është  zgjeruar edhe  në Irak dhe Afganistan, gjatë  vitit 2012 e në vazhdim, ka bë që të  ketë ndikim edhe  në Trojet  tona Shqipëtare. Ky ndikim është  më se evident sidomos  në Trojet  tona ende  të  robëruara- siç është edhe Lugina e Preshevës. Duke  e ditur faktin historik, që  Serbia dhe disa nga  fqinjët të tjerë, përmes shërbimeve të saj sekrete, edhe  në të  kaluarën kishte  tentu që t’i identifikonte  Shqipëtarët  vetëm mbi bazën  e fesë islame dhe si luftarë vetëm të  fesë, me qëllim që të  arrinte  objektivat  e saj  politiko-shoveniste( pushtimin e Atdheut  tonë), pritej që e njejta  do ndodhte edhe  tani. E veçmas kur jemi dëshmitarë që nga  vitet  e  90 të shekullit të  shkuar, kur në  mënyrë të organizuar  ishin ndërmarr veprime të  tilla- në përhapjen  e  sekteve  ekstreme  fetare-vehabizmit në Trojet  tona të robëruara!

Duke qenë  se Lugina  e Preshevës, e  vendosur  në  pjesën   skajore të  territorit  Shqipëtar, ku konfliktet  e  shumta  u zhvilluan  në tërë historinë, pos saj  duke  qenë  nyje  neuralgjike, shkaku i korridorit gjeostrategjik, nga kalon  rruga lidhëse  Europë-Azi, përmes luginës së Moravës, në  luginën e  Vardarit, bëri që ndikimet  e  jashtme, zakonisht të  dëmshme  për  Kombin tonë, të  jenë  më të shpejta! Kjo krijoi edhe  metamorfoza në disa nga  familjet  e  Shqipëtarve  të Luginës së Preshevës, duke i  shartu në  gjakun, politikën, kombin, fenë, kulturën, traditën e  atyre pushtuesve, ideologjive, kombeve, politikave, feve, kulturave, traditave të  huaja!

Në këtë  rast  Serbia, përmes formave më të  fshehta dhe perfide,  vuri në shërbim të  saj  praktika speciale, jo vetëm  që të  vepronte  brenda territorit të Luginës së Preshevës, por edhe  në  Kosovë! Serbia, fillimisht u  tregu  shtet  “shumë demokratik” sepse  lejoi që në  shkollat  shqipe, të  mësohej edhe  lënda  “e drejta  islame”( e kamufluar si e drejta  fetare)! Lëndë mësimore  kjo,   hapur  tregon që është  korrikuluar-planprogramuar nga  shërbimi serkret  i Serbisë! Më pas duke  përhapur  imamët  vehabi, që  predikonin  “xhihad” kundër shteteve  Aleate të Shqipëtarve dhe që  glorifikonin Organizatat  Terroriste  Islamike, e asnjëherë  nuk kritikonin aspak  robërinë e Serbisë mbi Luginë! Agjentë-kryesisht  spijunë-bashkëpuntorë, që në popull propagandonin  të njejtat  politika siç i propagandonin imamët  vehabi. Krijoi fshehtas, përmes imamëve  vehabi dhe bashkëpuntorëve të saj( Serbisë) edhe  shoqata  kulutore-fetare, duke   tjetërsu Kombin  tonë në Luginë të Preshevës, etj…

Madje  Serbia, nga  Lugina e  Preshevës, ka arritur të  rekrutonte  edhe  disa( të pakët)  ish-luftëtarë të UÇPMB-së, e të cilët  në opinionin publik  njihen  si nacionalist( e si të tillë i vlerëson populli Shqipëtarë), por që janë  veglat  më të  suksesshme të shërbimit sekret të Serbisë, për radikalizim të  rinisë Shqipëtare, e deri edhe për  motivim dhe organizim për të shku  në  luftrat  terroriste të Sirisë e  gjetiu! Ndërsa zërin kritikë, që ishin  nacionalist Shqipëtar, e  shtypi sidomos përmes këtyre  imamëve  vehabi, bashkëpuntorëve-spijunëve të Serbisë, etj forma, deri edhe  duke   i futur  anëtarë të familjes( farefisit të ngushtë) të bëjnë presion që të  heshtin së paku, apo edhe  më keq pësuan( u etiketuan si  “qafira” apo edhe si agjentë  të   Tiranës, Vatikanit, Washingtonit etj) !

Ndërsa Republika e Kosovës, deri në  vitin 2013, bënte  sikur  nuk ekziston ky  rrezik, shkaku që ishte cenzuru  nga  UNMIK dhe EULEX në kompetenca, por edhe  nga  fraksione që në UNMIK dhe EULEX, ishin si dorë e Serbisë, e njejtë  edhe  nga  agjentë të Serbisë, që ishin katapultu nëpër  Institucionet  e Sigurisë së Republikës së Kosovës. Madje për më  keq, edhe  sot,  asnjë  institucion i Sigurisë së Kosovës, apo as i shtetit  Amë( Shqipërisë), nuk ka  arrestu, apo nuk ka  bë  ndonjë veprim, në  parandalimin e  shkuarjeve të  të  rinjëve  Shqipëtarë( shqipfolës) të Luginës së Preshevës, në  Siri e gjetiu. Ndërsa mos të  flasim më  për  okupatorin, i cili ishte promotori kryesor, jo vetëm në Luginë të Preshevës, por edhe  në  Kosovë, Iliridë(Maqedoni) deri edhe në Shtetin Amë, që të  rritet sa më shumë  ky  numër- këtë  faktorë determinues, shumica e  zyrtarve të punësuar në Institucione shtetërore, Organizata  joqeveritare etj  e  heshtin- shkaku i implikimit  politikë të Serbisë!

Lirshëm  në Luginë  të Preshevës, mund të  flasësh, për  organizimin dhe  shkuarjen  e grupeve terroriste  shqipfolëse për  në  Siri- askush nuk të  pengon, madje  edhe   kritika e  nacionalistëve  Shqipëtarë ka vdekur tashmë( shkaku i shtypjes nga Autoritetet  e Serbisë)!

Aeroporti i Nishit (sidomos), në jo pak  raste shërbeu për nisje të  terroristëve, por sidomos   nga  Shkupi, e mos të  flasim më  për  rrugët  tokësore!

Nga fillimi i konfliktit në Siri, e  në  fqinjët  e saj, nga  Lugina e  Preshevës, element  të  fshehtë, kryesisht si imam  vehabi, motivuan, organizuan, financuan  që të  shkonin! Madje mund të  flitet  për  përqindje  ndër më të  lartë  në Trojet  Shqipëtare, që  nga  Lugina e Preshevës, që shkuan për  këto luftra terroriste. Madje, në  shumë  raste, shqipfolës nga  Lugina e  Preshevës, ishin edhe  si kordinator-drejtues, motivues edhe për  grupe terroristësh  që shkuan edhe prej  Republikës së Kosovës, për  në Siri e gjetiu!

Për të  ardhur  keq, është  fakti që  as 15 vite  më përpara, po këta  terrorist, në pragun e  shtëpive të tyre  e kishin  luftën  e UÇPMB-së, por as ata, dhe  as  familjarët  e tyre  nuk dilnin( në shumicën  e rasteve), madje edhe për më keq edhe bëheshin pengues( mbyllnin-fortifikonin dyert e oborreve që  ne  luftëtarët  e UÇPMB-së mos të mund të  hynim!), e  deri edhe  në ca  raste si  propagandues dhe bashkëpuntorë të Serbisë  bëheshin! 

Ky  fenomen, është  paralajmërues i qartë, që në  të  ardhmen  e  afërt( sigurisht posa të  mbaroj  lufta  terroriste  në Siri, Irak dhe Afganistan), Serbia të  filloi  terrorin  mbi Luginë të Preshevës, duke u arsyetu që është në kërkim të  po këtyre  terroristëve  islamik. Mirëpo në këtë  rast Serbia s’do  ndalet  vetëm  në  arrestimin e  këtyre  shqipfolësve, por  terrori do  godas  mbi  familjet  nacionaliste  Shqipëtare!

Nga  ana  tjetër, asnjëri nga  ne Shqipëtarët,  s’do  mund të  dalim në  mbrojtje të  duhur, apo s’do ketë  mbrojtje të  duhur shkaku i amullisë që krijohet, e veçmas në  faktorin  ndërkombtarë, derisa Serbia do tentoj të arsyetohet në luftimin e  terroristëve të ISIS-it! Mbetet  shpresa, që vetëm  ndikimi energjik i Shtetit Amë së bashku me  mbështetjen  e SHBA-së dhe  vendeve mike të  Europës, të mund që ta shmang rrezikimin e Shqipëtarëve nacionalist, duke leju vetëm shqipfolsit të arrestohen!

Derisa shihet  që deri sot, Serbia asnjë terrorist të ISIS-it nuk e  arrestoi!!!

Më:21.11.2016

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 21 Nëntor, 2016 — 10:50

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.