Gruaja etruske në histori dhe liritë e saja

legjenda_etruske

Etruskët , popull vendor i Toskanes . Grekët i quanin tirren  (« Τυρρήνιοι »  sipas detit Tirren ) , kurse sipas burimeve franceze vendi quhej   edhe “Rasna “(« Rasenna »).  ( Lexoni të vërtetën e tyre në studimet e Nermine Vlora -Fallaskit). Etruskët quheshin “ populli i detit”

Romakët ishin krenar që rrjedhnin nga etrusket , një popull shumë i civilizuar dhe modern i kohës .( Romakët ishin etrusk e. ilir , dardan ; një amalgamë i popujve  me origjinë pellazge fxh).

Pra familjet romake e kishin shprehi t`i dërgonin fëmijët e tyre në qytetin Kaera  për te studjuar dhe nuk e fshihnin origjinën e tyre etruske..Në fillimet e Perandorisë Romake ,  ishte e domosdoshme njohja e gjuhës etruske dhe shkolla fillonte me.’Etrusca Disciplina “ , bile në kohën e Augustit , njohja e gjuhës etruske pranohej si shenjë e civilizimit të lartë . Është e njohur që Augusti , i kishte sjellë në Romë librat dhe diturinë etruske  : Për të rritur vlerat e republikës Romake ai i rigjallëroi  ligjet dhe zakonet etruske si ato të doganave ,shkollat priftërore , arkivat këshillin federal dhe kultet e harruara .

Etruskët në kohë e tyre ,para Perandorisë së Romes e kishin kënaqësinë e jetës dhe luftës. Edhe pse greket i quanin popull skandaloz , shënimet e kohës flasin që gruaja etruske ishte e barabartë me burrin  me të gjitha të drejtat ; pra femra etruske ishte shumë e lire. Gruaja etruske e mbante vendin e saj të rëndësishëm shoqëror.

burri_gruaja_etruske_barazia

Kushtet femërore etruske në kohën e civilizimi etrusk , paraqisnin një veçanti në botën e Mesdheut.

Për  derisa në shoqëritë e më vonshme romake dhe greke , gruaja ishte në margjinat e shoqërisë, gruaja etruske ishte e civilizuar . Ajo mbante detyra dhe obligime të larta  dhe të rëndësishme në të gjitha nivelet administrative dhe politike , si dhe ato familjare  me peshë. Pra ishte koha e matriarkatit etrusk.

E zbukuruar dhe pronare e stolive të saja ajo merrte pjesë e barabartë në dasmat edhe lojërat e ndryshme etruske. Në urnat e varrosjes si dhe në mbulojën e sarkofagëve ato paraqiteshin të vizatuara si të gjalla pa kurrfarë përmirësimi ; fytyra me rrudha apo trupi i rënduar nga pasha si një dëshmi e moshës së saj para vdekjes. Kjo e bënte femrën etruske edhe nënë edhe bashkëshorte por edhe dashnore.
drejtesi_grave_etruskeFemrës i  njihej pozita e njëjtë sociale dhe familjare dhe edukative.

Gruaja_etruske_barazia05Sipas historisë greke të shek.4 para Kr. gruaja etruske, në rrugë me kokën lartë krahas burrit . Ato i jepni një rëndësi të madhe të pamjes së tyre në publik ; trupit dhe fytyrës.

Por shekujt që vinin më vonë nën sundimin romak e përfunduan asimilimin e etruskëve në “kulturën” romake, duke ia dhënë fuqinë burrit ; gruaja etruske bëhej një femër e familjes dhe »pater familias “ ( burri ) bëhej i zoti i shtëpisë dhe politikës.

fahriu_reja

Fahri Xharra, 25.11.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.